Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes
Teknologji

E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes

• 21 Nëntor, 2026 • 7 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një krijesë e vogël detare, pothuajse transparente, po tërheq vëmendjen e shkencëtarëve në mbarë botën për një aftësi të jashtëzakonshme, ajo mund ta kthejë ciklin e saj jetësor pas dhe të rikthehet në një fazë më të hershme të zhvillimit, duke shmangur kështu plakjen dhe vdekjen nga shkaqe natyrore.

Bëhet fjalë për kandilin e detit të njohur si “meduza e pavdekshme” (Turritopsis dohrnii), një specie që ka aftësinë të shndërrohet nga një organizëm i rritur në një strukturë qelizore, prej së cilës zhvillohet sërish në polip, faza fillestare e jetës së saj. Ky proces mund të përsëritet dhe, në teori, i jep kësaj krijese një potencial pothuajse të pakufizuar për t’u rinovuar.

Kur përballet me kushte të vështira ose stres të fortë, kandili i detit ndalon së lëvizuri dhe fundoset në fund të ujit. Më pas, trupi i tij shndërrohet në një masë sferike qelizash, nga e cila brenda një deri në tri ditësh zhvillohet një polip. Ky i fundit formon një koloni, prej së cilës lindin kandilë të rinj deti.

Biologia detare Maria Milieta, nga Universiteti Texas A&M në Galveston, ka studiuar prej vitesh këtë fenomen, duke u përpjekur të kuptojë se si organizmi arrin t’i mbijetojë kushteve ekstreme. Edhe përballë eksperimenteve të ndryshme, përfshirë ndryshimet e menjëhershme të temperaturës dhe kripësisë së ujit, kjo specie ka treguar një qëndrueshmëri të pazakontë.

“Një kandil deti që nuk vdes mund të krijojë një koloni të tërë, e cila nga ana e saj mund të prodhojë qindra të tjerë”, shpjegon Milieta.

Read more:Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit

Zbulimi që mund të ndryshojë mënyrën si kuptojmë plakjen

Aftësia e kësaj specieje u dokumentua për herë të parë në vitin 1992, kur një shkencëtar italian vuri re se kandilët e detit që kishte mbajtur në laborator, në vend që të ngordhnin pasi nuk ishin ushqyer për disa ditë, ishin kthyer në polipe të reja.

Zbulimi nxiti interesin e studiuesve për mekanizmat biologjikë që mundësojnë këtë proces. Një prej tyre është i ashtuquajturi “transdiferencim”, përmes të cilit qelizat e specializuara të një organizmi të rritur kthehen në një gjendje më pak të diferencuar dhe më pas shndërrohen në lloje të tjera qelizash.

Në kushte normale, qelizat e trupit mbeten të specializuara në funksionet e tyre deri në momentin kur plaken dhe vdesin. Por te Turritopsis dohrnii, ky proces mund të përmbyset, duke i lejuar organizmit të rindërtojë veten nga një fazë shumë më e hershme e zhvillimit.

Read more:“Mbështetje të plotë nga SHBA”/ Berisha: Lufta kundër narkoshtetit dhe trafiqeve, në fokus të takimeve tona

Shkencëtarët besojnë se kuptimi i këtij mekanizmi mund të hapë rrugë të reja në mjekësinë rigjeneruese. Synimi nuk është që njerëzit të kthehen në foshnje, por të zbulohet nëse qelizat dhe indet njerëzore mund të rikthehen në gjendje më të reja, duke përmirësuar aftësinë e tyre për t’u riparuar.

Michael Koldobsky, onkolog pediatrik dhe studiues në Universitetin Johns Hopkins, shprehet se studimi i këtyre organizmave mund të ndihmojë në kuptimin e proceseve që lidhen me plakjen dhe degjenerimin e indeve.

Nëse në të ardhmen identifikohen mekanizma të ngjashëm tek njerëzit, kjo mund të ndihmojë në përshpejtimin e shërimit të plagëve, riparimin e indeve të dëmtuara pas goditjeve në tru apo infarktit dhe, potencialisht, në trajtimin e disa problemeve që lidhen me humbjen e shikimit dhe sëmundjen e Alzheimerit.

Çfarë kanë zbuluar studiuesit në ADN-në e saj?

Read more:Ekskluzive/ Vlonjati u bë izraelit në letra! Nga llogaria e punonjësit në pension të Gjendjes Civile u prodhuan 10 identitete false të shqiptarëve

Një studim i vitit 2022, në të cilin u krahasua materiali gjenetik i Turritopsis dohrnii me atë të një specieje të afërt, zbuloi disa karakteristika interesante.

Studiuesit vunë re se kjo meduzë ka më shumë kopje të gjeneve përgjegjëse për prodhimin e proteinave që ndihmojnë në riparimin e ADN-së dhe korrigjimin e dëmtimeve gjenetike që grumbullohen me kalimin e moshës.

Gjithashtu, ajo ka më shumë kopje të gjeneve që lidhen me mirëmbajtjen e telomereve, strukturave mbrojtëse që ndodhen në skajet e fijeve të ADN-së. Normalisht, telomeret shkurtohen me kalimin e viteve, duke e bërë materialin gjenetik më të ndjeshëm ndaj dëmtimeve. Aftësia e kësaj meduze për t’i mirëmbajtur ato mund të jetë një prej faktorëve që shpjegon jetëgjatësinë e saj të pazakontë.

Ndërkohë, studime të tjera të kryera në vitet 2019 dhe 2021 kanë identifikuar aktivitet të shtuar të disa gjeneve që lidhen me riparimin e ADN-së dhe mirëmbajtjen e telomereve, si dhe të disa gjeneve të tjera, funksioni i të cilave ende nuk është kuptuar plotësisht.

Read more:Rama flet për Becchettin: Do të marrë zero lekë nga shteti shqiptar. Paratë që i janë marrë Albcontrol-it do të rikthehen!

Një tjetër zbulim paraprak sugjeron se disa prej gjeneve që aktivizohen gjatë procesit të rigjenerimit të meduzës përputhen me gjene që janë lidhur me jetëgjatësinë tek njerëzit. Kjo ka shtuar interesin për mundësinë e ekzistencës së mekanizmave të përbashkët biologjikë mes dy specieve.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se kërkimet janë ende në fazat e para dhe se shfrytëzimi i këtyre mekanizmave në mjekësinë njerëzore mbetet një sfidë e madhe.

A është vërtet e pavdekshme?

Pavarësisht nofkës, “meduza e pavdekshme” nuk është e pathyeshme. Ajo mund të vdesë nga grabitqarët, mungesa e ushqimit, ndryshimet në mjedisin detar apo faktorë të tjerë natyrorë.

Madje, studiuesit kanë vënë re se jo të gjithë individët e kësaj specieje arrijnë të kryejnë procesin e rigjenerimit. Edhe ata që e kanë këtë aftësi mund të kenë një kufi në numrin e herëve që mund ta përsërisin atë.

Read more:“Regjimi po shpërbëhet turpshëm”/ Berisha nga Foltorja e ripërtëritjes në Elbasan: Pensionistët nuk blejnë dot ilaçet, apartamentet “mollë e ndaluar” për të rinjtë

Për më tepër, mbajtja e tyre për periudha të gjata në laborator është e vështirë, pasi duket se kanë nevojë për kushte shumë specifike për të mbijetuar.

Sipas studiueses María Pascual Torner, e cila mori pjesë në kërkimin e vitit 2022, kjo krijesë përfaqëson një paradoks të veçantë të natyrës, megjithëse mund të shmangë plakjen përmes rigjenerimit, ajo mbetet jashtëzakonisht e prekshme ndaj rreziqeve të mjedisit.

Kështu, “meduza e pavdekshme” vazhdon të jetë një prej shembujve më të jashtëzakonshëm të biologjisë, ndërsa studimi i saj mund të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë plakjen dhe mundësitë e ripërtëritjes së qelizave njerëzore. Megjithatë, për momentin, pavdekësia mbetet një sekret i natyrës dhe jo një mundësi e arritshme për njerëzimin.

Lexo edhe
Teknologji

Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira

Teknologji

Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore!

Tags: #Adn #Aktivitet #AMP #Deti #foshnje #Interesante #italian #jetë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira
  • Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore!
  • ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike
  • “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme
  • Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private
Nga të njëjtat tag-e
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
  • Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide
  • Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore!
  • Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës
  • Institucioni i Burgjeve në Durrës, Sadleva Bodo zhvillon vizitë monitoruese! Pas plagosjes së njërit, drejtoresha takon dy të dënuarit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 4 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 4 lexime · 5 orë më parë
  3. 03
    Teknologji E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 2 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Sociale Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira

Kompania hapësinore SpaceX, e themeluar nga Elon Musk, ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në eksplorimin e…

• 4 orë më parë • 5 min lexim
Teknologji

Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore!

Një avion hibrid-elektrik që mund të ngrihet dhe të ulet në një hapësirë prej vetëm 150 këmbësh (rreth…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Teknologji

‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike

Apple ka krijuar një listë të fshehtë me rreth 100 mijë fjalë dhe fraza në gjuhë të ndryshme,…

• 4 ditë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin