Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike
Teknologji

‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike

• 18 Nëntor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Apple ka krijuar një listë të fshehtë me rreth 100 mijë fjalë dhe fraza në gjuhë të ndryshme, të cilat tastiera e iPhone shmang t’i sugjerojë gjatë shkrimit automatik.

Zbulimi është bërë nga një hetim i agjencisë së lajmeve Reuters, i cili ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si kompania amerikane filtron përmbajtjen që u shfaqet përdoruesve.

Bëhet fjalë për një të ashtuquajtur “listë gri”, e cila nuk i ndalon përdoruesit të shkruajnë fjalët apo shprehjet e përfshira në të, por pengon shfaqjen e tyre si sugjerime gjatë përdorimit të funksionit të plotësimit automatik ose shkrimit me rrëshqitje të gishtit në tastierë.

Sipas studiuesit Derrick Kaufman, i cili zbuloi listën, kjo praktikë tregon përpjekjen e Apple për të balancuar funksionimin e sistemit të parashikimit të tekstit me shmangien e shprehjeve fyese, vulgare apo politikisht të ndjeshme.

Read more:Si e bëri Tim Cook Apple një nga kompanitë më të vlefshme në botë/ 15 vite sukses dhe sfidat e mëdha që i lë pas John Ternusit

Megjithatë, ai paralajmëron se një ndërhyrje e tillë mund të ndikojë në mënyrën se si komunikojnë miliona përdorues, pa qenë ata të vetëdijshëm për këtë.

“Është një formë shumë delikate censure. Por, duke pasur parasysh shkallën në të cilën vepron Apple, edhe një ndërhyrje kaq delikate mund të ketë një ndikim të rëndësishëm”, deklaroi Kaufman për Reuters.

Në listë edhe shprehje që lidhen me Trump dhe Biden

Ajo që e bën zbulimin më të debatueshëm është fakti se lista nuk përmban vetëm fjalë të pista apo terma që lidhen me drogën, seksin dhe dhunën, por edhe shprehje me përmbajtje politike.

Read more:Kontroll në burgun e Peqinit, zbulohen celularë, raki, uiski dhe verë në qeli

Mes tyre janë frazat “diktator Trump” dhe “Joe i përgjumur”, një referencë përçmuese ndaj ish-presidentit amerikan Joe Biden.

Në listë janë identifikuar gjithashtu shprehje si “konspiracion i krahut të djathtë”, “pavarësia tibetiane” dhe “Irlanda e Bashkuar”.

Kufizimet ndryshojnë sipas gjuhës së përdorur në tastierë. Në versionin hindi, për shembull, nuk sugjerohen disa shprehje përçmuese ndaj kryeministrit indian Narendra Modi dhe rivalit të tij politik Rahul Gandhi.

Ndërkohë, tastiera në gjuhën frënge shmang shprehjen “imigracion shumë lart”, ndërsa në versionin hebraik është identifikuar fraza “territore të pushtuara”.

Read more:OpenAI pranon gabimin pas sulmit ndaj sistemeve të qeverisë australiane

Kaufman thekson se çdo gjuhë kryesore ka versionin e saj të kësaj liste, por vë në dukje edhe mospërputhje në mënyrën se si zbatohen kufizimet. Për shembull, tastiera lejon sugjerimin e shprehjes “lexo tekste erotike”, por shmang një variant të saj që i referohet përmbajtjes erotike homoseksuale.

Si u zbulua lista e fshehtë?

Kaufman ra në gjurmët e kësaj liste shtatorin e kaluar, pasi vuri re se funksioni i shkrimit me rrëshqitje kishte vështirësi me disa shprehje të caktuara, si “djalë i keq” dhe “burrë i bardhë”, ndërsa nuk shfaqte të njëjtin problem me frazat “vajzë e keqe” dhe “burrë i zi”.

Kjo e shtyu të kryente një hetim më të detajuar, duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale, përfshirë Codex të OpenAI dhe Claude Code të Anthropic.

Read more:Pas Gjermanisë e ‘pëson’ edhe Polonia, Pentagoni ngrin vendosjen e 4000 trupave amerikanë në vend

Gjatë kërkimeve, ai zbuloi një skedar të ruajtur në thellësi të sistemit operativ të Apple, ku gjendeshin fjalët dhe shprehjet që nuk shfaqeshin në sugjerimet e tastierës.

Sipas vlerësimit të tij, numri i tyre arrin në rreth 100 mijë, pa përfshirë karakteret kineze.

Edhe Reuters kreu testet e veta në një iPhone, duke verifikuar një pjesë të shprehjeve të identifikuara nga studiuesi. Në disa raste, tastiera nuk i sugjeronte fare ato, ndërsa në raste të tjera i zëvendësonte me fjalë të ndryshme.

Kështu, përpjekjet për të shkruar “Irlanda e Bashkuar” shpesh përfundonin me sugjerimin “Islanda e Bashkuar”, ndërsa shprehja “Sleepy Joe” zëvendësohej me “shpresë për gjumë”. Edhe fraza “Diktator Trump” nuk shfaqej si sugjerim në plotësimin automatik.

Read more:Turistët shijojnë traditën shqiptare me ‘Albanian Nights’: Përvojë fantastike, këngë, valle e muzikë e mirë (VIDEO)

Gjetjet u konfirmuan gjithashtu nga Matt Swiss, inxhinier në kompaninë e sigurisë kibernetike Tolmo, i cili deklaroi se kishte arritur të rikuperonte në mënyrë të pavarur të njëjtën listë dhe të gjente një përputhje pothuajse të plotë me të dhënat e brendshme të Apple.

Nga ana e saj, Apple nuk ka dhënë një koment të drejtpërdrejtë mbi përmbajtjen apo madhësinë e listës. Kompania është mjaftuar duke theksuar se përdoruesit mund të shkruajnë çdo fjalë apo shprehje që dëshirojnë, pavarësisht sugjerimeve të sistemit.

Megjithatë, zbulimi hap një debat mbi ndikimin që algoritmet e platformave teknologjike mund të kenë në komunikimin e përditshëm dhe mbi kufirin mes parandalimit të përmbajtjeve fyese dhe filtrimit të shprehjeve me karakter politik.

Lexo edhe
Teknologji

“Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Teknologji

Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

Tags: #Anthropic #Apple #Djalë #Iphone #Irlanda #Joe biden #Kompania #Kryesore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme
  • Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private
  • Zbulimi i ri për kërkimin e jetës jashtëtokësore, shkencëtarët krijojnë një Tokë virtuale
  • Interneti dhe teknologjia, çfarë i shqetëson më shumë shqiptarët? Siguria e fëmijëve kryeson listën
  • Rënia e aksioneve të kompanive të inteligjencës artificiale pas fitoreve të demokratëve në SHBA, Teksasi në qendër të shqetësimeve të investitorëve
Nga të njëjtat tag-e
  • “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme
  • Inflacioni ngjitet në 3.4% në tetor/ Shtrenjtohen ushqimet dhe transporti, rritet presioni mbi buxhetet familjare
  • Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private
  • Coca-Cola Bottling Shqipëria prezanton raportin e qëndrueshmërisë 2025: rritje dhe tranzicion i gjelbër, shifrat e një industrie që sheh drejt vitit 2030
  • “Rama të japë prova për ndërhyrje nga jashtë në protestë ose të pranojë dështimin!” Ilir Kulla: Emërimi i Hasanit nuk zgjidh skandalin e SHISH, duhet reformë e thellë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide 4 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO) 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

“Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme

Rreth 800 mijë vende pune pritet të zhduken në Gjermani gjatë 15 viteve të ardhshme si pasojë e…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Teknologji

Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

Një problem sigurie i Claude Code, asistenti i programimit të inteligjencës artificiale të kompanisë Anthropic, ka bërë që…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Teknologji

Zbulimi i ri për kërkimin e jetës jashtëtokësore, shkencëtarët krijojnë një Tokë virtuale

Shkencëtarët kanë zhvilluar një model të ri simulimi të Tokës, i cili mund të ndihmojë në zbulimin e…

• 6 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin