Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Kur Rama prek themelet e “familjes” europiane
Politikë

Kur Rama prek themelet e “familjes” europiane

• 28 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Çfarë do të mund ta ndalojë Kryeministrin në shkarjet e tij, sa verbale, aq edhe të dëmshme strategjikisht për Shqipërinë?

Pasi u mor me të gjithë në Shqipëri, si Don Kishoti me mullinjtë e erës, duke u thënë një herë “të shitur tek iranianët”, një herë “fuck you”, e një herë si “antisemitë”, sot Rama nga Tirana gjeti një tjetër tabelë qitjeje, kësaj here jashtë kufijve: Ursula von der Leyen.

Kur Europa vjen në Shqipëri për të parë ecurinë e reformave për integrim, Rama merret me familjen e Presidentes së Komisionit Europian për t’i kujtuar mirë publikut se sa fëmijë ka ajo.

Read more:“Dorëheqje ose pranga! Rama s’ka rrugë tjetër”/ “U soll në OKB si fëmijë që tregon muhabetet e shtëpisë”, avokati: Nëse mbron Hysenin e Ballukun, do të përfundojë…

Të përmendësh familjen e tjetrit është një tabu absolute për vlerat e familjes europiane, por për Ramën kjo s’është veçse një lojë zbavitëse fjalësh. Qëllimin e kishte gjetiu “gjeniu” ynë: T’i dërgonte Europës një mesazh të koduar si gangsterët. Ose na integroni sa më shpejt, ose, po vazhduat të na neglizhoni, mos u habisni që do të hidhemi një ditë në krahët e Rusisë apo Kinës (siç po bën Serbia).

A ka turp më të madh t’i thuash shefes së Komisionit Europian fjalë për fjalë këtë: “Shtatë fëmijë ka Ursula dhe shtatë kandidatë ka për në BE. Ajo nuk i tha vajzës ‘luaj me gangsterin rus atje në cep’. Ajo nuk i tha djalit ‘shko e luaj me lojëra kineze, se nuk mund të jesh pjesë e tavolinës’. Jo, duhet të jesh në tavolinë.”

Read more:“Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus”/ Rama: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë

Turpi edhe harrohet, por gafat e Ramës janë strategjike. Tmerri më i madh i BE-së në qasjen e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor është futja në radhët e saja e një “kali Troje” që ta çajë Europën nga brenda, siç bëri për vite me radhë Orbani. Me këtë shantazh të shëmtuar, Rama i thotë haptazi Europës se “jemi ne kali i Trojes”.

Si mund të jetë ndryshe? Kur ky kryeministër ka guximin të shantazhojë BE-në me aleanca me Rusinë apo Kinën pa qenë ende vend anëtar i BE-së, a mund të imagjinohet se çfarë mund të bëjë ai nesër, apo Vuçiçi, apo Dodiku, kur këto vende të jenë brenda në BE me fuqi absolute vetoje?

Read more:FBI ‘zbarkon’ nesër në Tiranë, 235 pjesëmarrës të agjencive ligjzbatuese nga Europa dhe SHBA mblidhen në kryeqytetin e Shqipërisë

Rama turpëron Shqipërinë kur përdor fëmijët e Von Der Leyen-it si parabolë për mesazhet e tij të koduara. Rama kompromenton integrimin e Shqipërisë kur përdor fantazmat e Rusisë dhe të Kinës për të trembur europianët. Këta të fundit mund ta duan vërtet Shqipërinë, por duan në radhë të parë veten. Me tipa si Rama që të kërcënojnë si Orbani duke të përmendur edhe fëmijët, nuk mund ta fusësh ujkun në vathë…

Lexo edhe
Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Politikë

Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve

Tags: #Europa #Femije #Fëmijët #jetë #Kali #Mesazhet #rama #Serbia #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
  • Mema: Ligji për bletarinë ka mbetur në sirtar
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
  • E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes
  • Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 4 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 4 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Teknologji E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 2 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Sociale Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve

Përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po reflektohet gjithnjë e më shumë në…

• 6 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve

Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, iu bashkua studentëve dhe protestuesve në Tiranë, në protestën e të rinjve…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)

Qytetarët kanë protestuar tek Komisariati numër 1 në Tiranë në këtë mbrëmje, ku janë solidarizuar me protestuesit e…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin