Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Trajtimi i Veliajt njësoj si Berisha i ka bërë socialistët të ulin kokën – Ide
Editoriale

Trajtimi i Veliajt njësoj si Berisha i ka bërë socialistët të ulin kokën – Ide

• 25 Nëntor, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Turbullimi i ujrave brenda partisë socialiste, që nuk ka fuqi të ngrejë as dallgë e jo më të bëhet cunam transformues, po e ushqen prej ditësh publikun me cic- mice të vogla. Një herë bëhet lajm operacioni këmbës së thyer të Veliajt, një tjetër pengimi i avokatit të tij për të hyrë në burg, më pas përjashtimet nga forumet të Spiropalit apo Ndrecës dhe ata pak zëra që nuk ishin dakord me këtë masë.

Në këtë rokopujë mardhëniesh, më tepër personale sesa institucionale, janë harruar dy kërkesa që kryetari i burgosur i bashkisë së Tiranës i ka drejtuar asamblesë së partisë së tij dhe më pas grupit parlamentar. E para ka të bëjë me një mocion kundër Edi Ramës, të cilin Veliaj e përshkruan si të pa aftë për ta rerformuar PS-në duke e akuzuar si hakmarrës, të lidhur me të fortët dhe që e sundon partinë përmes frikës dhe një grushti besnikësh. As më pak, as më shumë, ai bëhet e para figurë e lartë nga radhët e rilindjes që kërkon të hapë publikisht siparin e diskutimit për periudhën post Rama.

Read more:‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Së dyti, si i burgosur, Veliaj i ka kërkuar ish kolegëve dhe shokëve të tij të mbledhin firmat dhe të ngrejnë një komision parlamentar që do të shqytronte modalitetet e arrestimit, trajtimit të tij në burg dhe më pas pretendimin se gjendet aty si pasojë e një goditje politike të iniciuar nga vetë kryeministri.

Natyrisht që shumëkujt këto kërkesa mund ti duken të ekzagjeruara dhe absurde. Edhe vetë personalisht, ashtu si plot kritikë të hershëm të Lalit, apo kundërshtarë të tij, të mësuar me truket mashtruese që ai është i aftë të prodhojë në çdo çast, mund të mendoja se ato nuk duhen marrë seriozisht, pasi nuk burojnë nga një shqetësim i sinqertë.

Read more:Si ndikon humbja e Trump në demokracinë shqiptare – Ide

Por, për Partinë Socialiste, forumet e saj, saltelitët mediatikë që sillen rreth tyre, Erion Veliaj ka përfaqësuar një ikonë krejt të ndryshme nga ajo që vizatonim ne kritikët apo kundërshtarët e tij. Ai ishte përfaqësuesi i brezit të ri, modern, që fitoi tre herë mandatin, super man-i i 16 mijë votave, njeriu i një milionë pemëve, virtuozi që i shtru rrënjët e PS në botën e show bizit, i përkëdhëluri i mediave, mëtuesi për pasardhës. Pra, ndaj tij nuk pijnë më ujë justifikimet e përdorura deri më tani kundër PD-së, se nuk debatojmë në mocione me përfaqësuesit e qeverisë së vjetër, që shqiptarët e larguan me 1 milionë shuplaka, apo nuk ngrejmë komisione hetimore të kërkuara nga non grata.

Por, në fakt edhe me Veliajn pushteti po sillet me të njëjtat metoda që ka aplikuar ndaj Berishës. Edhe opozitës i janë rrefuzuar sistematikisht lëvizjet për mocion me debat kundër kryeministrit apo për komisione parlamentare si ato për çarterat e Ramës, aferën e McGonigal etj. Edhe kërkesat e kryebashkiakut të burgosur janë injoruar me të njëjtën shpërfillje nga të vetët.

Read more:Masa e arrestit nga SPAK për kreun e SHISH shkakton përplasje te “Ligjet”/ Bylykbashi: Sistem i krimbur. Korreshi: Sot ka rënë shteti!

Natyrisht askush nuk priste që PS-ja të shkarkonte Ramën me mocionin e nisur nga burgu, apo të fajësonte atë për mbajtjen e Veliajt në qeli përmes një komisioni hetimor. Ama të paktën marrjen në shqyrtim, diskutimin e propozimeve ia kishin borxh atij që për një dekadë ia sërvirën publikut si numrin dy të organizatës së tyre. Asgjë e tillë nuk ndodhi.

Pikërisht këtu, sado të kundërta të duken, pavarësisht se njëri për PS është “djalli i zi” dhe tjetri mbetet model suksesi, historia e Berishës dhe e Veliajt bashkohen një pikë, në atë që na vlen për të kuptuar se në këtë vend demokracia është asgjesuar. Se hapsirat e saj nuk janë mbyllur vetëm për rivalët politikë, por edhe për vetë familjen politike. Se pavarësisht nëse konsiderohesh “armik” ose “shok” ti je njësoj i përjashtuar nga të drejtat që të jep në letër sistemi ku pretendojmë se jetojmë.

Read more:‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)

Këto dyer të mbyllura, këtë tkurrje të lirive nuhatën përpara Lalit apo Mamicës ata dhjetra mijra njerëz që u derdhën në bulevard gjysëm viti më parë. Në emër të këtij alarmi ata kërkuan një “Shqipëri të re” që mos ishte më pronë e një njeriu të vetëm. Por edhe ndaj tyre përgjigjja qe e njëjtë: injorim, tallje, etiketime si fashistë, që përfunduan më pas tek gjobat, arrestimet dhe dhuna kafshërore.

Kjo është gjëja që në fakt ka ndryshuar në Shqipëri. Nëse deri pak muaj më parë, pasqyrën e vetme për të parë autokracinë e Ramës kishim opozitën dhe kritikët e tij tradicionalë, këtej e tutje kjo mundësi është trefishuar. Për këtë sot shërbejnë edhe sjellja ndaj protestës por edhe qasja ndaj përplasjeve në partinë e tij.

Read more:Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide

Së bashku ato po dëshmojnë se ky regjim i ka mbyllur të gjitha valvulat e shkarkimit, pëmes të cilave një sistem demokratik zgjedh të shfryjë tensionet e tij të brendshme. Edhe tallja dhe injorimi i kërkesave të Veliajt është një episod i vogël, që konfirmon të njëtën tezë: atë se rrugët racionale për zgjidhjen e kontradiktave janë të gjitha të bllokuara. Prandaj për ditë e më shumë po fiton terren i vetmi obsion që ka mbetur në lojë: ai i përplasjes.

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide

Editoriale

Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog

Tags: #ama #Arrestimit #Burg #Demokracia #Dhuna #erion veliaj #Komision #non grata

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
  • Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
  • Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide
  • Protesta kombëtare te ministria ‘dështon’ në pjesëmarrje! Një grup me maska djegin kosha, shkulin kangjella e reklama! Sulm me gurë kryesisë së Kuvendit (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 10 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Patatet mund të kultivohen në Hënë, studimi konfirmon se janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e astronautëve 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi “E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun 1 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO) 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm është një nga elementët më të qëndrueshëm të historisë dhe kulturës politike shqiptare.…

• 2 ditë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog

Nga Arbër Zaimi Politikanët e ndjekur nga SPAK për korrupsion apo abuzime të tjera me pushtetin po ndjekin…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
Editoriale

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide

Edi Rama gjatë prezantimit të projekt buxhetit të ri shpalli një sërë masash propagandistike për një taksim më…

• 5 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin