Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)
Kronikë

‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)

• 28 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga një profil i rremë i hapur në rrjetet sociale me emrin e Taulant Ballës, dy persona, tashmë të arrestuar, kontaktuan kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Amand Duka.

Duke u hequr si politikani i rëndësishëm, me të cilin Duka ka njohje, Edison Korra dhe Orest Balla i kërkuan nëse mund t’i ndihmonte me 100 mijë euro, jo në cash, por në kriptovaluta.

Kreu i FSHF-së, siç burime nga policia thonë për Report Tv, e ka kuptuar se e gjitha ishte një mashtrim dhe se pas llogarisë nuk qëndronte Taulant Balla.

Duka i kallëzoi në polici dhe ku në bashkëpunim me agjentë të infiltruar i mbajti lojën personave që po mashtronin.

Read more:Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)

Presidenti i FSHF-së u ka shkruar fillimisht se nuk merrej me transaksione të tilla dhe i ka orientuar që të lidheshin me djalin e tij, duke i futur në karrem, se ishte ai që merrej me këto çështje.

Me dy të dyshuarit më tej e ka vijuar bisedën një agjent i infiltruar i policisë, i cili është prezantuar si djali i Armand Dukës. Agjenti u ka bërë të ditur mashtruesve se paratë nuk mund t’i dërgonte në kriptovaluta, por do t’ua dorëzonte në cash.

Të dyshuarit, Edison Korra 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, ranë në kurth. Pranuan dhe caktuan vetë se vendi i dorëzimit të parave do të ishte në Elbasan.

Read more:“Rama ka 5 premtime, 10 rrena, kërkon edhe Besë nga shqiptarët”/ E vetmja media që ka transmetuar protestën nga dita 1, protestuesi: Puna e News24 do të shkruhet në histori

Armand Duka që ata prisnin t’u jepte paratë, ishte i mbikëqyrur nga policia. Sapo do merrnin 100 mijë eurot cash që ata prisnin, përballja ishte direkte me prangat e Forcave Operacionale.

Njëri prej tyre tentoi të largohej me vrap, por u ndoq dhe u kap nga efektivët e policisë.

Hetimet vijojnë, por policia dyshon se pas dyshes së arrestuar, qëndron, Florian Gjergji, në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e disa biznesmenëve në skema të ngjashme si me Armand Dukën së fundi duke përdorur identitetin e personazheve të njohur të politikës, për t’i kërkuar para palëve të treta.

Read more:Jashtë Kuvendit protestohet! “”Besa” nuk është fjalë, por angazhim”, Balla flet për arritje, i shtrin dorën për bashkëpunim opozitës: Të çojmë flamurin shqiptar në BE

Ky personash që vijon të jetë në një arrati të gjatë, prej 3 vitesh, kohë në të cilën dyshohet se nuk e ka ndaluar profesionin e mashtrimit. Ai dyshohet të jetë në Gjermani, por asnjë gjurmë e tij ende nuk është gjetur.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 13:19

Dy të rinj tentuan të mashtrojnë Dukën duke u prezantuar si Balla, deputeti i PS: Rrjetet sociale të kontrollojnë llogaritë false

1789978197_taulantballa.JPG

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste taulant Balla reagoi menjëherë pas arrestimit të dy të rinjve të cilët tentuan të mashtrojnë në emër të tij, kreun e FSHF-së Armand Duka, duke i kërkuar 100 mijë euro.

Read more:Ekzekutohet ‘Tani i Rruzhdiut’ në Sarandë, autorët me motor e skafandra e qëlluan sapo doli nga kafja, plagoset një kalimtar! Viktima ishte arrestuar për plagosje në 2025-ën

Teksa publikon pamjet e arrestimit në flagrancë të dy mashtruesve, Balla përgëzon policinë e Shtetit, dhe nxit që qytetarët të bëjnë kujdes e të denoncojnë menjëherë çdo rast
Ai thekson se rrjetet sociale duket të forcojnë kontrollin ndaj llogarive false, referuar faktit që dy të arrestuarit kishin hapur një profil me emrin e Taulant Ballës, përmes të cilët kontaktuan Dukën.

“E përgëzoj Policinë e Shtetit Tiranë, të cilët me shumë efikasitet kanë goditur një rast tjetër kriminal mashtrimi në rrjetet e komunikimit on-line. Qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes dhe duhet ta denoncojnë menjëherë çdo rast! Ndërsa rrjetet sociale duhet të forcojnë kontrollin ndaj llogarive fallco”, shkroi Balla.

Lexo edhe
Kronikë

Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra

Kronikë

Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Tags: #Armand Duka #Arrestimit #djali #edison korra #Elbasan #Florian Gjergji #Mashtrim #orest balla #taulant balla #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra
  • Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
  • Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)
  • Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)
  • Operacioni antidrogë pranë shkollave të Tiranës, detajet: Shpërndarësit vepronin në 8 grupe në zona të ndryshme, goditen 5 furnitorë
Nga të njëjtat tag-e
  • Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
  • Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)
  • Operacioni antidrogë pranë shkollave të Tiranës, detajet: Shpërndarësit vepronin në 8 grupe në zona të ndryshme, goditen 5 furnitorë
  • “Nuk na përfaqësoni”/ Protestuesit ndezin flakadanë para Kuvendit: Parlament i krimit!
  • Humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me një shtyllë, ndërron jetë 21-vjeçari në Cërrik! Plagoset i mituri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 18 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 10 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra

Avokatët bënë fakt këtë të hënë paralajmërimin për të bojkotuar edhe seancat për masat e sigurisë në Gjykatën…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Një 39-vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi po përpiqej të transportonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi. Automjeti…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)

Të akuzuarit për vrasjen e Egli Progës kanë kërkuar gjykim të shkurtuar para Gjykatës së Korçës. Në seancën…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by