Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
Editoriale

Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide

• 23 Nëntor, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Miti i liderit të pazëvendësueshëm është një nga elementët më të qëndrueshëm të historisë dhe kulturës politike shqiptare. Pothuajse të gjitha periudhat tona historike, madje edhe ato moderne i emërojmë sipas liderit. Ndaj flasim për kohën e Skënderbeut, kohën e Zogut, kohën e Enverit, kohën e Berishës, dhe së shpejti do flasim edhe për kohën e Ramës.

Ndoshta dimensionin kulturor të këtij fenomeni mund ta gjurmojmë që në themelet e identitetit tonë kombëtar ku Skënderbeu trajtohet si lideri pa të cilin shqiptaria nuk do kish ekzistuar. Aq sa të krijohet përshtypja se pa Skënderbeun nuk do kish shqiptarë dhe Shqipëri, edhe pse në fakt ishin shqiptarët dhe Shqipëria që e krijuan atë, më shumë se anasjelltas.

Është e njëjta tendencë që e shoqëron historinë tonë politike që nga Zogu dje, deri tek Edi Rama sot. Në epokën e tij Zogu u transformua në një lider të pazëvendësueshëm për stabilitetin e Shqipërisë, dhe për ndjekësit e tij, në një Skënderbe të shekullit 20, pavarësisht se krijoi një shtet prej letre që kapitulloi turpshëm tek fashistët italianë.

Enver Hoxha gjithashtu u transformua gradualisht në liderin e pazëvendësueshëm të rradhës, me titullin “arkitekt i Shqipërisë së re socialiste”. Në rastin e tij kulti i individid mori përmasat më të mëdha në historinë tonë politike, aq sa mbijetesa e Enverit dhe e Shqipërisë u bënë të pandashme. Ndaj vdekjen e tij më 11 prill të vitit 1985 shumë shqiptarë e përjetuan si fundin e vetë atdheut.

Read more:Politika personale e Ramës me Izraelin, Trumpin dhe Vuçiçin – Ide

Rasti i Enver Hoxhës është interesant sepse na tregon se miti i liderit të pazëvendësueshëm nuk është thjesht produkt i kulturës tonë por edhe një strategji politike për tu përjetësuar në pushtet. Për të krijuar mitin e tij Enveri jo vetëm retushoi dhe manipuloi historinë por gradualisht eleminoi çdo individ apo mekanizëm politik dhe demokratik që mund ta zëvendësonte apo ti bënte hije. Kështu nga fundi i viteve 1970-të dhe fillimi i viteve 1980-të Enver Hoxha u bë vërtet i pazëvendësueshëm.

Partia e Punës u mbush me individë si Ramiz Alia, Pali Miska, Lenka Çuko apo Muho Asllani që realisht ishin të paaftë ta zëvendësonin Enver Hoxhën politikisht.

Është i njëjti mekanizëm që u përdor nga liderët e pazëvendësueshëm të ditëve tona, Sali Berisha dhe Edi Rama. Në të dy rastet pazëvendësueshmëria e tyre u prodhua jo vetëm nëpërmjet karizmës dhe propagandës politike por edhe nëpërmjet eleminimit të çdo individi, grupi apo mekanizmi politik brenda partive që mund të prodhonte zëvendësuesit e tyre.

Në këtë aspekt të dy janë bërë lider praktikisht të pazëvendëseushëm në partitë e tyre që janë mbushur me Pali Miskat dhe Lenka Çukot e rradhës. Personazhe si Flamur Noka, Taulant Balla apo Belinda Balluku nuk janë rastësorë. Bashkë me mungesën e zgjedhjeve dhe të konkurrencës politike brenda partisë ata garantojnë pazëvendësueshmërinë e liderit.

Read more:Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog

Miti i liderit të pazëvendësueshëm sot riprodhohet edhe nga ekosistemi mediatik dhe ekonomik që është i lidhur ngushtë me dy partitë kryesore. Mediat shërbejnë për të mbrojtur biznesin ndërkohë që biznesi mund të zhvillohet vetëm nëpërmjet politikës.

Ndaj mediat e mëdha dhe kombëtare shërbejnë herë si autoporlant dhe herë si shantazhuese të pushtetit, gjithnjë për të marrë përfitime apo favore konkrete, si kontrata, koncesione, leje ndërtimi apo akses në administratë. Në të dyja rastet ekzistenca e një lideri të pazëvendësueshëm në pushtet apo opozitë e lehtëson këtë funksion.

Funksioni i autoparlantit qeveritar në shkëmbim të favoreve kryet më kollaj dhe në mënyrë më të parashikueshme kur në krye të pushtetit qëndron një lider i pazëvendësueshëm që kontrollon gjithçka në mënyrë personale. Një lider i tillë krijon garanci për përmbushjen e shkëmbimit të favoreve media-politikë-biznes, sidomos në një shtet dhe administratë si e jona ku qeveriset me telefon më shumë se me ligj.

Kjo lidhje perverse është shumë e vështirë në një sistem demokratik ku lidershipi bëhet i paparashikueshëm sepse mund të ndryshohet me votë, çka do hidhte në erë marrdhënien personale të ngritur me shumë mund e kohë mes medias dhe biznesit me liderin e vjetër. Aq më tepër nëse lidershipi i ri i jep më shumë llogari partisë dhe antarëve të saj dhe jo mediave apo oligarkëve që i bëjnë propagandë apo e financojnë.

Read more:“Kush mban përgjegjësi për emërimin? Ta kërkoi Rusia apo…”/ Skandali me sigurinë kombëtare, Bardhi pyet Ramën: Kush e zgjodhi Vlora Hysenin në krye të SHISH?

Imagjinoni për një moment që vendin e Ramës ta zërë një lider i ri socialist, idealist, me parime të vërteta socialiste dhe demokratike që vjen në krye të PS-së si pasojë e një procesi zgjedhor të hapur dhe demokratik në gjirin e PS-së. Diçka e tillë do krijonte panik të thellë tek mediat kombëtare dhe pronarët e tyre të cilët vështirësisht do mund të përfitonin nga, apo të shantazhonin, një lidership të tillë.

E njëjta llogjikë funksionon edhe në rastin e opozitës politike të cilën mediat dhe bizneset pas saj e përdorin si pistoletë për të shantazhuar pushtetin kur i heq përfitime apo privilegje. Roli kryesor i berishizmit në ekosistemin media-biznes-politik ishte ai i autoparlantit politik efikas për të shantazhuar pushtetin, të paktën deri në shpërthimin e protestës sociale.

Prandaj mediat dhe bizneset e mëdha pas tyre nuk janë të interesuar për renovimin e elitave politike, dhe aq më pak për parimet demokratike brenda partive. Ato mbështesin individë më shumë se parime. E tillë është llogjika e ekosistemit media-politikë-biznes sepse bazohet tek marrdhënia personale mes biznesit, medias dhe politikës.

Read more:Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO)

Nuk është rastësi që në përplasjen Berisha – Basha disa media dhe analistë u rreshtuan me njërin dhe disa me tjetrin, por pothuajse asnjëra me qëndrimin parimor se të dy duhej të largoheshin nga drejtimi i PD-së. Kjo tezë ishte shumë më pak e artikuluar dhe e mbrojtur në media se tezat e vazhdimit të Bashës, apo e rikthimit të Berishës, në krye të PD-së, pavarësisht se ishte e qartë se të dy ishin opcione katastrofë për PD-në.

Kështu mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët.

Majtas na thonë se Rama është arkitekt i Shqipërisë moderne pa të cilin vdes projekti Evropian. Djathtas na thonë se Berisha është arkitekt i opozitarizmit politik, pa të cilin vdes demokracia jonë.

Natyrisht shumë kolegë gazetarë apo intelektualë që riprodhojnë këtë ligjërim e besojnë sinqerisht atë. Ama mbijetesa e këtij diskursi nuk ka të bëjë me vërtetësinë e tij por me funksionin që kryen për të mbajtur gjallë ekosistemin ekzistues të shkëmbimit të favoreve mes politikës, medias dhe bizneseve pas saj.

Read more:Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve

Një nga arritjet e mëdha të Revolucionit të Flamingove dhe të revoltës së rinisë është se e hodhën në erë mitin e liderit të pazëvendësueshëm duke filluar me opozitën. Treguan se Berisha dhe berishizmi në përgjithësi e kishin varrosur dhe jo ringjallur opozitarizmin real. Përralla se Berisha e shpëtoi Partinë Demokratike apo opozitarizmin është tashmë më qesharake se kurrë.

Por protesta dhe revolta treguan mbi të gjitha fytyrën e vërtetë, despotike dhe thellësisht anti-evropiane të pushtetit të Ramës që mbahet nëpërmjet dhunës, kapjes së shtetit, autoritarizmit, korrupsionit, dhe pastrimit të parave. Përrallën se Rama është një lider modern evropian nuk e përtyp më dot as vetë kryeministri që tashmë është kapur pas numrave sepse nuk ka asnjë moral apo fabul politike.

Askush sot nuk i merr seriozisht deklaratat e kryeministrit Rama se largimi i tij nënkupton qametin për Shqipërinë apo fundin e ëndrrës së saj evropiane. Përkundrazi, çdo ditë e më shumë qytetarët po e kuptojnë se qameti dhe fundi i ëndrrës Evropiane i afrohet vendit sa më gjatë Rama vazhdon në pushtet.

Shkruar enkas për LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog

Editoriale

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide

Tags: #ama #arkitekt #belinda balluku #Biznes #Bizneset #Biznesi #Demokracia #Edi Rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
  • Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
  • Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide
  • Si ndikon humbja e Trump në demokracinë shqiptare – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide
  • Protestë te Kuvendi e Ministria e Arsimit, mblidhen pak njerëz! Tensione para Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit në trotuar (VIDEO)
  • Pagat rriten nga mungesa e stafit, Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës, bizneset rrisin pagat
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog

Nga Arbër Zaimi Politikanët e ndjekur nga SPAK për korrupsion apo abuzime të tjera me pushtetin po ndjekin…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Editoriale

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide

Edi Rama gjatë prezantimit të projekt buxhetit të ri shpalli një sërë masash propagandistike për një taksim më…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide

Fitorja e studentëve në Serbi kundër Vučićit ka hapur debate të shumta rreth idesë se sa dhe si…

• 6 ditë më parë • 12 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin