Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. “E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte
Ekonomi

“E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte

• 24 Nëntor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Forumin e Biznesit “E ardhmja e ekonomisë”, organizuar nga revista “Monitor” në kuadër të publikimit të renditjes së 200 kompanive më të mëdha në Shqipëri për vitin 2025, përfaqësues të institucioneve financiare dhe të biznesit evidentuan nevojën për një model zhvillimi më të orientuar drejt prodhimit, eksporteve dhe konkurrueshmërisë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi se ekonomia në vend ka shënuar rritje, por duhet të kemi rritje të qëndrueshme afatgjatë dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

“Ekonomia ka shënuar rritje rreth 4%, inflacioni është mbajtur rreth objektivit prej 3%, ndërsa borxhi publik ka ndjekur një trajektore rënëse. Sipas tij, të ardhurat për frymë, në raport me mesataren e Bashkimit Europian, janë rritur nga rreth 23% në 43%“, tha Sejko.

Read more:Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide

Të dhënat e renditjes Top 200 tregojnë peshën e kompanive më të mëdha në ekonomi.

“200 kompanitë më të mëdha realizuan në vitin 2025 rreth 1.5 trilionë lekë qarkullim dhe 170 miliardë lekë fitime”, u shpreh Evis Karandreas, drejtore ekzekutive e Union Grup.

Read more:Raportuesi i Shqipërisë në BE tregon detyrat e shtëpisë për politikën shqiptare: S’është çështja që të hapen kapitujt, por duhen mbyllur. Reforma duhet të mbërrijnë te shoqëria

Kryeredaktorja e revistës “Monitor” përmendi faktorët që kanë ndikuar në rritjen ekonomike në vend, por theksoi se ekonomia shqiptare ka rritjen më të ulët në rajon.

“Shqipëria ka një rast unik që administrata publike ka ndikimin më të madh në rritjen ekonomike. Tregtia dhe shërbimet. Te tregtia dhe shërbimet, gjysma është nga aktiviteti i pasurive të paluajtshme. Shërbimi, industria dhe bujqësia shohim që janë në rënie. Do të shohim rolin e madh që ka marrë ndërtimi.

Read more:As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide

Në vitet e fundit ka pasur një rol të madh dhe administrata publike përmes garës së qeverisë shqiptare për të kapur pagat në Ballkan që gjithsesi duhet ta themi nuk e ka kapur akoma sepse Ballkani eci ose më shpejt ose njëlloj me neve. Një zhvillim pozitiv ka qenë rritja e turizmit që është më shqetësuese është cikli i ndërtimit. Ndërtimi duket që ka pësuar një rënie pavarësisht se ka luhate nga viti në vit”, tha Ornela Liperi.

Përfaqësues të biznesit kërkojnë një model të qartë ekonomik me rritje të qëndrueshme.

Lexo edhe
Ekonomi

Aksidentet rrugore/ Qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblimit, pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë

Ekonomi

Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026

Tags: #Administrata publike #Aktiviteti #Ballkani #Biznesi #borxhi publik #Bujqësia #E ardhmja #Ekonomi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidentet rrugore/ Qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblimit, pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë
  • Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026
  • Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor
  • Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja u dilni njerëzve në mbrojtje
  • Nga startup-et te inteligjenca artificiale, Shqipëria organizon Javën Globale të Sipërmarrjes, 40 aktivitete në disa qytete
Nga të njëjtat tag-e
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
  • Protestat e dhunshme ngadalësojnë ekonominë, Ibrahimaj: Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët
  • Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 5 lexime · 48 minuta më parë
  3. 03
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Aksidentet rrugore/ Qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblimit, pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë

Qytetarët e dëmtuar në aksidente rrugore nuk do të penalizohen më me pjesën e zbritshme të dëmit, të…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur 20 projekte gjatë vitit 2026,…

• 2 ditë më parë • 5 min lexim
Ekonomi

Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor

Fermerët prej më shumë se një muaji kanë nisur të marrin subvencionet e skemës kombëtare, ku për këtë…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin