Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë
Ekonomi

Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë

• 25 Nëntor, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Investimet nga Kosova në Shqipëri kanë kaluar vlerën e investimeve shqiptare në Kosovë. Statistikat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se në mesin e këtij viti investimet shqiptare në Kosovë kishin vlerën e 678 milionë eurove. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i tretë më i madh në Kosovë, pas Gjermanisë dhe Zvicrës.

Megjithatë, investimet nga Kosova në Shqipëri tashmë kanë arritur një vlerë më të lartë, prej afërsisht 773 milionë eurosh. Me këtë shifër, Shqipëria është me diferencë të konsiderueshme destinacioni kryesor i investimeve jashtë vendit nga subjektet e Kosovës.

Investimet shqiptare në Kosovë janë të përqendruara kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshmne, atë financiar dhe në industrinë nxjerrëse.

Në fakt, shifra e publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës është ndjeshëm më e lartë se ajo e publikuar në statistikat e investimeve ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë, që e vlerëson stokun e investimeve nga Kosova në vendin tonë në shifrën e 667 milionë eurove.

Megjithatë, pavarësisht kësaj mospërputhjeje në statistikat e publikuara nga dy bankat qendrore, tendenca e rritjes së investimeve nga Kosova në Shqipëri është e dukshme. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se stoku i investimeve nga Kosova është rritur me afërsisht tetë herë që nga viti 2020.

Read more:Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale

Ndryshe nga Banka Qendrore e Kosovës, Banka e Shqipërisë nuk publikon statistika të shpërndarjes së investimeve të huaja direkte njëkohësisht sipas shteteve dhe sipas sektorëve.

Megjithatë, vlerësohet se rritja e investimeve nga Kosova është e lidhur me një zgjerim të suksesshëm të disa sipërmarrjeve të rëndësishme, sidomos në sektorin e tregtisë, por edhe në atë mediatik.

Në fillim të këtij viti, shoqëria Vertex Holding finalizoi blerjen e platformës së dytë më të madhe televizive me pagesë në Shqipëri, Tring. Vertex Holding zyrtarisht zotërohet nga shtetasi kosovar Valon Shala, drejtor i përgjithshëm dhe përfaqësues ligjor i Artmotion, operator i shërbimit të internetit dhe IPTV në Kosovë.

Megjithatë, besohet se personi në fjalë përfaqëson interesat e biznesmenit nga Kosova Blerim Devolli, që, ndonëse jo zyrtarisht, kontrollon edhe televizionin ABC News.

Read more:Kosova në fokusin financiar të rajonit – çfarë solli Kosova Finance Forum 2026?

Blerim Devolli, nëpërmjet kompanisë së tij DE Holding, është i pranishëm në Shqipëri edhe me rrjetin e dyqaneve të produkteve shtëpiake, Commodita Home.

Në tetor 2025, shoqëria KAN shpk njoftoi blerjen e Global Fast Food Albania, kompanisë që zotëron të drejtën e markës globale të fast food-eve, KFC për Shqipërinë.

KAN, nga ana e saj, zotëronte të drejtat e kësaj marke edhe për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. KAN është një kompani e regjistruar në Kosovë, me pronar të vetëm biznesmenin Fatmir Zymberi.

Grupi i tij i biznesit është i pranishëm në Shqipëri prej vitesh, nëpërmjet kompanisë Scandinavian Living, që zotëron të drejtën e përdorimit të markës daneze Jysk për Shqipërinë dhe vende të tjera të rajonit (këtë vit, megjithatë, Scandinavian Living njoftoi shitjen e këtyre aktiviteteve te vetë grupi danez Jysk).

Read more:Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen

Në shtator 2025, kompania me kapital nga Kosova, ALBI Holding finalizoi blerjen e kompanisë së tregtimit të veshjeve, Fashion Group Albania (FGA), nga grupi shqiptar i biznesit Balfin. Vlera e transaksionit të shitblerjes ishte rreth 7.6 milionë euro.

FGA ka për objekt kryesor aktiviteti importin dhe tregtimin e veshjeve dhe këpucëve, nëpërmjet rrjetit të saj të dyqaneve të disa markave ndërkombëtare brenda territorit të Shqipërisë.

Shoqëria blerëse ALBI Holding është pjesë e Albi Group, që zotëron në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut rrjetin e dyqaneve të modës të disa markave ndërkombëtare.

ALBI Holding zotërohet prej disa sipërmarrësve individualë nga Kosova, anëtarë të familjes Humolli.

Read more:Shpopullimi/ Vetëm 5 nxënës në shkollën e Linajt në Malësi të Madhe! Asnjë fëmijë në ciklin fillor, emigracioni boshatis klasat

Në muajin korrik 2025, kompania nga Kosova, Viva Fresh, mbylli blerjen e zinxhirit të dytë më të madh të shitjeve me pakicë në Shqipëri, Spar Albania. Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, operacioni kishte vlerën e 36.4 milionë eurove.

Viva Fresh zotëron rrjetin më të madh të shitjeve me pakicë në Kosovë dhe zotërohet nga biznesmeni Xhevdet Rexhepi. Rrjeti është i pranishëm në aktivitetin e shitjeve me pakicë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, nëpërmjet markave Viva Fresh Store dhe Super Kit Go.

Pronari i Viva Fresh, Xhevdet Rexhepi, hyri në Shqipëri në vitin 2024, me blerjen e kompanisë me shtrirje rajonale Studio Moderna (Top Shop).

Të tjerë investitorë të rëndësishëm nga Kosova janë të pranishëm në Shqipëri prej vitesh.

Read more:Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash! Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

Bucaj International është kompania me kapital Kosovar që zotëron franchise për Shqipërinë të markave Burger King dhe Pizza Hut. Bucaj International është në pronësi të kompanisë kosovare Balkan Foods, e zotëruar nga biznesmeni Xhevat Jusufi.

Investitor i rëndësishëm, me kontroll të tërthortë të biznesit Kosovar, është edhe Mabco Construcions, kompania që kontrollon shoqërinë koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Mabco Constructions zotërohet nga biznesmeni Kosovar Behgjet Pacolli. Edhe aksioneri tjetër në konsorcium, 2A Group, është kompani ndërtimi nga Kosova, në pronësi të biznesmenit Valon Ademi.

Ndërkohë, besohet se individët dhe subjektet nga Kosova kanë një peshë të konsiderueshme edhe në blerjen e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare. Megjithatë, për këtë tregues nuk ekzistojnë statistika apo vlerësime të mirëfillta zyrtare./ Monitor

Lexo edhe
Ekonomi

“E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte

Ekonomi

Aksidentet rrugore/ Qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblimit, pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë

Tags: #2A Group #Aktiviteti #Banka #Banka qendrore e kosovës #bankat #Behgjet pacolli #Burger #euro

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte
  • Aksidentet rrugore/ Qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblimit, pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë
  • Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026
  • Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor
  • Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja u dilni njerëzve në mbrojtje
Nga të njëjtat tag-e
  • “E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte
  • Policia shoqëron me dhunë 17-vjeçarin jetim që preku zemrat e shqiptarëve. Erindi u gjobit disa ditë më parë me 5 mijë euro, për të u mblodhën 140 mln lekë në GoFundMe (VIDEO)
  • Votim në mesnatë/ Kuvendi miraton në parim projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kalojnë edhe 5 projektligje që lidhen me paketën e re fiskale
  • Pagat rriten nga mungesa e stafit, Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës, bizneset rrisin pagat
  • Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku 10 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Patatet mund të kultivohen në Hënë, studimi konfirmon se janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e astronautëve 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi “E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO) 1 lexime · 1 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë 1 lexime · 26 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

“E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte

Në Forumin e Biznesit “E ardhmja e ekonomisë”, organizuar nga revista “Monitor” në kuadër të publikimit të renditjes…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Aksidentet rrugore/ Qytetarëve nuk do t’u mbahet më një pjesë e dëmshpërblimit, pagesat brenda 14 ditëve për dëmet deri në 250 mijë lekë

Qytetarët e dëmtuar në aksidente rrugore nuk do të penalizohen më me pjesën e zbritshme të dëmit, të…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka mbështetur 20 projekte gjatë vitit 2026,…

• 3 ditë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin