Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash! Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’
Kronikë

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash! Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

• 26 Shtator, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, që luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në “Air Albania”, do të sjellë kufizime të qarkullimit në disa rrugë të Tiranës. Nga ora 17:00 deri në përfundim të sfidës do të bllokohen disa akse pranë stadiumit. Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për lëvizjen e mjeteve

Rrugët që do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga fast food-i “Laguna”, pranë urës së ish-Hotel Dajtit;
-Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;
-Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
-Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”, në hyrje;
-Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës (koridor hyrjeje për në parkimin e caktuar, vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja);
-Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;
-Te sheshi “Willson”, devijohet lëvizja në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Read more:Tiranë/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Efektivi i ‘Shqiponjave’ godet me grusht një të shoqëruar, pezullohet nga detyra (VIDEO)

“Kërkojmë mirëkuptimin e tifozëve që të paraqiten në hyrjen e stadiumit, duke filluar nga ora 18:30, pasi, për shkak të fluksit të tifozëve, pak para fillimit të ndeshjes mund të humbasin mundësinë për të hyrë në stadium”, njofton Policia.

Read more:AKU nis inspektimet në subjektet ushqimore pranë shkollave, fokus te higjiena dhe siguria e produkteve

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv, Policia e Shtetit ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do të garantojnë rendin dhe sigurinë publike.

Lexo edhe
Kronikë

Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Kronikë

Mjegulla e dendur mbulon juglindjen, vështirësi në disa akse rrugore! Policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë

Tags: #Air Albania #Aktiviteti #bajram curri #Food #fshf #kombetarja shqiptare #Liga e kombeve #Papa gjon pali ii #policia e shtetit #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO)
  • Mjegulla e dendur mbulon juglindjen, vështirësi në disa akse rrugore! Policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë
  • Protesta kombëtare te ministria ‘dështon’ në pjesëmarrje! Një grup me maska djegin kosha, shkulin kangjella e reklama! Sulm me gurë kryesisë së Kuvendit (VIDEO)
  • E dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim me Call Center, GJKKO shtyn me 6 muaj ekzekutimin e vendimit për Rezarta Ibrahimin! Shkak tre fëmijët e mitur
  • Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja akuzohet për shpërdorim detyre kur drejtonte Kadastrën! Tjetërsuan 44 mijë m² tokë për një park fotovoltaik, urdhër arrest edhe për 3 të tjerë
Nga të njëjtat tag-e
  • Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t’ia dal mbanë
  • Protesta kombëtare te ministria ‘dështon’ në pjesëmarrje! Një grup me maska djegin kosha, shkulin kangjella e reklama! Sulm me gurë kryesisë së Kuvendit (VIDEO)
  • Protestë para Kryeministrisë, tifozët kuqezi drejt ‘Air Albania’! Dy atmosfera të ndryshme në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ (VIDEO)
  • Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Një qeveri teknike do t’u jepte shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira. Rama nuk lejoi që Ballukut t’i hiqej imuniteti
  • “Rama në vështirësi”/ Sky Tg4 pasqyron revoltën studentore: Qytetarët janë ngritur kundër korrupsionit qeveritar dhe mungesës së vendeve të punës. Tensionet në Tiranë janë në kulm!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide 3 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Mjegulla e dendur mbulon juglindjen, vështirësi në disa akse rrugore! Policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Inflacioni ngjitet në 3.4% në tetor/ Shtrenjtohen ushqimet dhe transporti, rritet presioni mbi buxhetet familjare 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t’ia dal mbanë 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO) 1 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Një automjet tip “Range Rover”, me ngjyrë të bardhë, është përfshirë nga flakët pranë rrethrrotullimit të Farkës. Sipas…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Mjegulla e dendur mbulon juglindjen, vështirësi në disa akse rrugore! Policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë

Mjegulla e dendur ka përfshirë këtë të diel juglindjen e vendit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Protesta kombëtare te ministria ‘dështon’ në pjesëmarrje! Një grup me maska djegin kosha, shkulin kangjella e reklama! Sulm me gurë kryesisë së Kuvendit (VIDEO)

Tiranë – Pak pas orës 14:00, ajo që ishte paralajmëruar si një protestë kombëtare e studentëve, para Ministrisë…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin