Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja akuzohet për shpërdorim detyre kur drejtonte Kadastrën! Tjetërsuan 44 mijë m² tokë për një park fotovoltaik, urdhër arrest edhe për 3 të tjerë
Kronikë

Arrestohet drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja akuzohet për shpërdorim detyre kur drejtonte Kadastrën! Tjetërsuan 44 mijë m² tokë për një park fotovoltaik, urdhër arrest edhe për 3 të tjerë

• 13 Nëntor, 2026 • 6 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

FIER– Katër persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Fierit, mes tyre është Arben Voja, aktualisht drejtor i Spitalit të Fierit, i cili më herët ka drejtuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në këtë qytet. Arrestimet erdhën pas një hetimi për tjetërsimin e një sipërfaqeje prej 44 mijë metrash katrorë tokë shtetërore në zonën e Povelçës. Voja dyshohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, toka shtetërore është kaluar në pronësi private përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas i është shitur investitorit Halil Gashi për ndërtimin e një parku fotovoltaik.

Masat e sigurisë arrest me burg janë ekzekutuar dhe për Dilaver Shyti, ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas; Fjorelo Bida, punonjëse e Kadastrës; dhe Anila Haxhiu, notere. Ndërsa për Arbina Jaupajn, gjithashtu punonjëse e Kadastrës, është caktuar masa detyrim paraqitjeje, si dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit, me bllokimin e pasaportës.

Read more:Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Personat e arrestuar janë marrë në pyetje nga specialistët e Krimit Ekonomik në ambientet e Drejtorisë se Policisë Fier dhe më pas janë shoqëruar në dhomat e paraburgimit.

Prokuroria ka sekuestruar edhe sipërfaqen e tokës, e cila rezulton në pronësi të Halil Gashit. Sipas burimeve, ky i fundit nuk është vënë nën hetim, pasi nuk ka pasur dijeni për tjetërsimin. Masat e sigurisë janë kërkuar nga prokurori Leonard Suçi dhe janë miratuar nga gjyqtari Noel Veizi.

Read more:Onkologjiku/ SPAK shpall kompetencën, veçon dosjen për mjekun Gashi! Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim ish-zv.drejtoreshën e QSUT dhe 5 të tjerë

Masat arrest me burg
Arben Voja- Drejtor i Spitalit të Fierit, ish-drejtor i Kadastrës së Fierit
Dilaver Shyti- Ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas
Fjorelo Bida- Punonjëse e Kadastrës së Fierit
Anila Haxhiu- Notere

Ky është vetëm hetimi i fundit që prek Kadastrën e Fierit për këtë vit. Vetëm dy muaj më parë, në shtator 2026, gjykata la në burg dy ish-drejtues të tjerë të Kadastrës së Fierit, Ertis Shehu dhe Bardhyl Kapaj, së bashku me ish-specialistin Piro Çela. Ata u hetuan për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, pasi dyshohet se lejuan tjetërsimin e mbi 1,100 hektarëve tokë në zonën e Semanit në favor të ndërtuesve dhe përfituesve privatë. Gjatë hetimeve të shtatorit u sekuestruan sipërfaqe të mëdha toke dhe shuma të konsiderueshme parash (mbi 700 mijë euro).

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:03

U arrestua sot për ‘shpërdorim detyre’, kush është drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja! Karriera ‘e pasur’ në postet drejtuese dhe problemet me drejtësinë

Drejtori i Spitalit të Fierit, Arben Voja, i arrestuar sot me urdhër të Prokurorisë së Fierit për ‘shpërdorim detyre’ në kohën kur drejtonte Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në këtë qytet, pas një hetimi për tjetërsimin e një sipërfaqeje prej 44 mijë metrash katrorë tokë shtetërore në zonën e Povelçës, ka pasur një karrierë të gjatë në postet drejtuese, por edhe probleme të mëparshme me drejtësinë.

Read more:SPAK lëshon urdhërarrest për Endrit Doklen, i shpëton operacionit! Prangoset një tjetër në Shkodër, trafikonin drogë me grupin e Rrajave! VIDEO e operacionit

Arben Voja është një zyrtar publik dhe drejtues institucional në qytetin e Fierit, i njohur për disa funksione të ndryshme në administratën publike.

Arben Voja ka mbajtur disa detyra të rëndësishme publike në Fier:
* Kryetar i ish-Komunës Seman.
* Drejtues i Drejtorisë Rajonale të Mbrojtjes së Territorit (DRMT) Fier.
* Drejtues i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Fier.
* Drejtor i Zyrës Vendore të Kadastrës (ASHK) në Fier (emëruar ne maj 2022).
* Drejtues i Spitalit Rajonal të Fierit, detyrë në të cilën u emërua më 30 janar 2025 pas dorëheqjes së ish-drejtorit Roel Zoga.

Voja është përballur më herët me hetime nga Prokuroria e Fierit, kur ishte në krye të Agjencisë së Mjedisit dhe Kadastrës. Në dhjetor të vitit 2025, organi i akuzës njoftoi për përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të tij dhe 6 punonjësve të tjerë, për shpërdorim detyre në bashkëpunim. Çështja lidhej me shkelje në procedurat e dhënies së lejeve mjedisore.

Read more:Tentuan të vrisnin Hysen Mërnicën dhe të ëmën, prokuroria e Fierit çon për gjykim babë e bir

Po ashtu, në maj të vitit 2023 kur ishte në krye të Kadastrës së Fierut, Voja është kallëzuar në SPAK nga Kadastra e Shtetit. Në kallëzim, Agjencia shtetërore e Kadastrës në Tiranë, theksonte se drejtori i Fierit dhe specialistja Shpresa Gjikondaj akuzoheshin për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh me një dëm ekonomik për shtetin shqiptar prej 9.5 milionë lekësh të reja.

Lidhur me këtë denoncim, reagoi asokohe edhe vetë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici e cila theksonte se kushdo që përpiqej të përfitonte në mënyrë të paligjshme nga detyra në Kadastër, do të hetohej nga prokuroria.

Read more:Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit

Ora 16:57

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë në Povelçë, drejtori i Spitalit të Fierit dërgohet në paraburgim pas mbi 4 orësh marrje në pyetje! Në qeli edhe të arrestuarit e tjerë (VIDEO)

Pas më shumë se katër orësh marrje në pyetje nga prokurorët, drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është dërguar në dhomat e paraburgimit në Drejtorinë e Policisë së Fierit.

Voja u arrestua me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, lidhur me tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në zonën e Povelçës. Sipas dyshimeve, prona është kaluar në pronësi private dhe më pas u është shitur investitorëve të një projekti fotovoltaik.

Lexo edhe
Kronikë

Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Kronikë

Mjegulla e dendur mbulon juglindjen, vështirësi në disa akse rrugore! Policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë

Tags: #Agjencia Shtetërore e Kadastrës #anila haxhiu #Arben Voja #Arbina Jaupaj #arrest me burg #Dilaver Shyti #Fier #Fjorelo Bida #Halil Gashi #kadastra e fierit #prokuroria e fierit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO)
  • Mjegulla e dendur mbulon juglindjen, vështirësi në disa akse rrugore! Policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë
  • Protesta kombëtare te ministria ‘dështon’ në pjesëmarrje! Një grup me maska djegin kosha, shkulin kangjella e reklama! Sulm me gurë kryesisë së Kuvendit (VIDEO)
  • E dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim me Call Center, GJKKO shtyn me 6 muaj ekzekutimin e vendimit për Rezarta Ibrahimin! Shkak tre fëmijët e mitur
  • Policia shqiptare dhe ajo italiane forcojnë bashkëpunimin kundër krimit, Hita takon homologun Pisani në Romë: Të jemi një hap përpara grupeve kriminale (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Bëhu pjesë e ushtrisë’- Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura në aktivitetin ‘Ditë e Hapur’ në Fier, thirrje për rekrutimin e të rinjve (VIDEO)
  • Lushnjë/ Uji shkon i ndotur në çezmat e banorëve pas defektit në tubacion, banorët: Vjen me erë të rëndë! Ujësjellësi: U zhvendosën aluvionet (VIDEO)
  • Aksident në aksin Fier–Libofshë, autoboti i qumështit përplaset me një motor! Plagoset drejtuesi i motomjetit, dyshohet se ishte në gjendje të dehur (VIDEO)
  • Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë
  • U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide 3 lexime · 3 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Mjegulla e dendur mbulon juglindjen, vështirësi në disa akse rrugore! Policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Inflacioni ngjitet në 3.4% në tetor/ Shtrenjtohen ushqimet dhe transporti, rritet presioni mbi buxhetet familjare 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t’ia dal mbanë 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO) 1 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Një automjet tip “Range Rover”, me ngjyrë të bardhë, është përfshirë nga flakët pranë rrethrrotullimit të Farkës. Sipas…

• 6 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Mjegulla e dendur mbulon juglindjen, vështirësi në disa akse rrugore! Policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë

Mjegulla e dendur ka përfshirë këtë të diel juglindjen e vendit, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Protesta kombëtare te ministria ‘dështon’ në pjesëmarrje! Një grup me maska djegin kosha, shkulin kangjella e reklama! Sulm me gurë kryesisë së Kuvendit (VIDEO)

Tiranë – Pak pas orës 14:00, ajo që ishte paralajmëruar si një protestë kombëtare e studentëve, para Ministrisë…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin