Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Libofshë, në fshatin Agim.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se një autobot që transportonte qumësht është përplasur me një motomjet, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të këtij të fundit.
Për shkak të dëmtimeve të marra, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.
Read more:Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës
Sipas burimeve të Policisë, drejtuesi i motomjetit dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Menjëherë në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti.




