Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Tabelat/ Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë
Ekonomi

Tabelat/ Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

• 8 Nëntor, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria renditet e para ndër vendet europiane për peshën më të lartë të automjeteve me motorë mbi 2,000 kubikë.

Sipas të dhënave të Eurostat, rreth 30% e totalit të automjeteve në vend, ose afërsisht 300 mijë mjete, i përkasin kategorisë me fuqi të lartë motorike. Nga totali i automjeteve mbi 2,000 kubikë, 27.8% janë me naftë dhe 2.4% me benzinë.

Preferenca e shqiptarëve për makinat me motorë mbi 2,000 kubikë lidhet me çmimet e përballueshme të automjeteve të përdorura të importuara, kryesisht nga Gjermania, Zvicra dhe Italia, ku taksat dhe sigurimet për motorët e mëdhenj janë të larta.

Në këtë preferencë ndikojnë gjithashtu perceptimi i makinës si simbol statusi, nevoja për automjete më të fuqishme në zonat me terren të vështirë, si dhe fakti që historikisht rrugët në Shqipëri kanë qenë të dëmtuara, ndonëse vitet e fundit situata është përmirësuar.

Read more:Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)

Kjo preferencë për makinat me fuqi të lartë motorike pritet të penalizojë një numër të konsiderueshëm përdoruesish të automjeteve. Sipas ndryshimeve të propozuara në projektligjin “Për taksat kombëtare”, pronarët e këtyre mjeteve pritet të përballen me rritjen më të madhe të detyrimit për taksën vjetore të mjeteve të përdorura.

Propozimet e paketës fiskale parashikojnë për herë të parë dy nivele taksimi, në varësi të madhësisë së motorit. Duke marrë në konsideratë edhe numrin e lartë të këtyre automjeteve, për mjetet me fuqi motorike mbi 2,000 cc propozohet një taksë fikse për karburantin më e lartë se ajo për kategoritë e tjera.

Aktualisht, taksa fikse për llogaritjen e detyrimit vjetor të mjeteve është 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën, pa dallim sipas cilindratës.

Me propozimin e ri, për automjetet me motor mbi 2,000 cc, taksa fikse do të jetë 26 lekë për naftën dhe 21 lekë për benzinën. Ndërsa për automjetet me cilindratë deri në 2,000 cc, përfshirë edhe autoveturat, taksa fikse propozohet të jetë 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Krahas taksës fikse, ndryshojnë edhe koeficientët e vjetërsisë së mjeteve.

Read more:Berisha takimin me eurodeputetin Tarquinio: Shqipëria po përballet me pasoja të rënda nga narkoshteti

Monitor ka përllogaritur detyrimin e ri për autoveturat me fuqi motorike 2,500 cc. Sipas llogaritjeve, duke përfshirë edhe koeficientët e rinj të viteve të përdorimit të mjeteve, të cilët janë rishikuar, detyrimi vjetor për pronarët e autoveturave me naftë, në varësi të moshës së mjetit, do të rritet nga 80% deri në 289%. Për makinat me benzinë, rritja e detyrimit varion nga 65% deri në 236%.

Për të dyja kategoritë, rritja më e madhe do të ndihet te automjetet e vjetra, me moshë 30-vjeçare.

Sa do të rritet detyrimi për mjetet mbi 2 mijë kubikë? Shembujt

Për një autoveturë me naftë, 4-vjeçare dhe me motor 2,500 cc, detyrimi vjetor aktualisht është 5,625 lekë. Pas ndryshimeve fiskale, detyrimi arrin në 13,650 lekë, ose 8,025 lekë më shumë, me një rritje prej 80%.

Read more:Makinat luksoze nën lupën e Policisë në Vlorë, sekuestrohen 3 mjete! Nisin hetimet pasurore ndaj pronarëve (VIDEO)

Për një autoveturë 10-vjeçare me naftë, të prodhuar në vitin 2016, detyrimi për taksën vjetore nga 7,500 lekë që paguhet aktualisht do të arrijë në 21,450 lekë. Kjo përfaqëson një rritje prej 140%.

Edhe pronarët e makinave me benzinë do të përballen me një rritje të konsiderueshme, megjithëse më të ulët se ajo e makinave me naftë.

Për makinat me benzinë 10-vjeçare, detyrimi nga 6,000 lekë që është aktualisht llogaritet të arrijë në 17,325 lekë për autoveturat me 2,500 cc. Në vlerë, detyrimi rritet me 11,325 lekë, ose 111%.

Për automjetet me benzinë 30-vjeçare, detyrimi vjetor do të arrijë në 43,050 lekë, nga 19,500 lekë që është aktualisht. Rritja në vlerë do të jetë 23,550 lekë, ose 236%.

Read more:Dronë, radarë dhe makina inteligjente në akset e Shkodrës, mbi 2200 gjoba në dy javë! 2 shoferë në pranga, 9 leje drejtimi të pezulluara

Detyrimi rritet edhe për makinat deri në 2 mijë kubikë

Sipas ndarjes së fuqisë motorike që Eurostat bën për automjetet, në Shqipëri 40% e totalit i përkasin fashës nga 1,400 deri në 1,999 kubikë, ndërsa 5.5% e tyre janë nën fashën e 1,399 kubikëve.

Monitor ka përllogaritur detyrimin e ri edhe për autoveturat me cilindratë deri në 2,000 cc, si për makinat me naftë, ashtu edhe për ato me benzinë. Në përllogaritje janë marrë në konsideratë mosha e mjetit, niveli i ri i taksës fikse të propozuar për karburantin dhe koeficientët e rinj të viteve të përdorimit.

Sipas përllogaritjeve, detyrimi i taksës vjetore për makinat me naftë deri në 2,000 cc do të rritet nga 71% deri në 175%, në varësi të moshës së automjetit. E njëjta rritje, nga 71% deri në 175%, parashikohet edhe për makinat me benzinë.

Niveli aktual i taksës fikse

Taksa fikse për llojin e karburantit është 12.5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit përcaktohet në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij ligji, e cila është pjesë përbërëse e tij.

Mjetet me vjetërsi nga 0 deri në 3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse.

Read more:Të huajt preferojnë Durrësin/ Shtatori i mbushur me turistë, operatorët: Ulen çmimet dhe ka më shumë privatësi

Propozimi për ndryshimet e taksës fikse

Sipas propozimit për ndryshimet ligjore:

Taksa fikse për llojin e karburantit propozohet të jetë 25 lekë për naftën, 20 lekë për benzinën dhe 20 lekë për gazin, për mjetet me vëllim deri në 2,000 cm³, për autoveturat, motomjetet ATP (sipas grupit I të koeficientit të vjetërsisë) dhe të gjitha mjetet e tjera APV (sipas grupit II të koeficientit të vjetërsisë).

Taksa fikse për llojin e karburantit propozohet të jetë 26 lekë për naftën, 21 lekë për benzinën dhe 21 lekë për gazin, për mjetet me vëllim më të madh se 2,000 cm³, për autoveturat, ATP (sipas grupit I të koeficientit të vjetërsisë) dhe të gjitha mjetet e tjera APV (sipas grupit II të koeficientit të vjetërsisë).Monitor/

Lexo edhe
Ekonomi

Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë

Ekonomi

Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Tags: #Automjete #Automjetet #eurostat #Gjermania #Italia #jetë #makina #Makinat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë
  • Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit
  • I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
Nga të njëjtat tag-e
  • Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë
  • Plas në Serbi, drejtësia në aksion! Kulla: Po bien njerëzit më represivë të pushtetit të Vuçiçit. Të shohim kush do zgjidhet president…
  • VËZHGIMI/ Pasojat e dhunës në protesta ende të dukshme, policët ‘zëvendësojnë’ semaforët! Deri në 90 efektivë në ditë në rrugët e Tiranës, qytetarët: Shumë rrëmujë
  • Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale VËZHGIMI/ Pasojat e dhunës në protesta ende të dukshme, policët ‘zëvendësojnë’ semaforët! Deri në 90 efektivë në ditë në rrugët e Tiranës, qytetarët: Shumë rrëmujë 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Plas në Serbi, drejtësia në aksion! Kulla: Po bien njerëzit më represivë të pushtetit të Vuçiçit. Të shohim kush do zgjidhet president… 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë

Shqipëria po rritet ekonomikisht por jo të gjitha qarqet po ecin me të njëjtin ritëm. Gati gjysma e…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me…

• 2 ditë më parë • 5 min lexim
Ekonomi

I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki

Qeveria ka hartuar projektbuxhetin e pushtetit vendor për vitin 2027 mbi ndarjen e vjetër administrativo-territoriale me 61 bashki,…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin