Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. VËZHGIMI/ Pasojat e dhunës në protesta ende të dukshme, policët ‘zëvendësojnë’ semaforët! Deri në 90 efektivë në ditë në rrugët e Tiranës, qytetarët: Shumë rrëmujë
Sociale

VËZHGIMI/ Pasojat e dhunës në protesta ende të dukshme, policët ‘zëvendësojnë’ semaforët! Deri në 90 efektivë në ditë në rrugët e Tiranës, qytetarët: Shumë rrëmujë

• 7 Nëntor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pasojat e protestave të dhunshme në kryeqytet janë ende të dukshme. Sinjalistika rrugore mbetet e dëmtuar me semaforët e dalë jashtë funksioni në shumë prej kryqëzimeve më të rëndësishme. Për të ndihmuar qarkullimin, policia rrugore ka angazhuar deri në 90 efektivë në ditë në rrugët e Tiranës, të cilët në shumë raste po punojnë me orare të zgjatura.

***

Kanë kaluar 3 javë nga nisja e protestave të dhunshme, ku pre të akteve vandale ranë institucionet shtetërore, bizneset private por edhe sinjakistika rrugore.

Edhe pse prej afro 10 ditësh situata duket se po shkon drejt normalizimit edhe aktet e dhunës tashmë janë sporadike, Tirana vazhdon të vuaj ende pasojat.

Brenda unazës së vogël semaforët janë thyer ose shkulur.

E njëjta situatë dhe të Ura e Vasil Shantos.

Read more:Shkrirja e 15 bashkive, Bozdo nga Komisioni i Ligjeve: Projektligj fals i urdhëruar nga Rama! Dëmtohen komunitetet

Në zonën e Don Boskos, si dhe përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku u regjistruan përplasjet më të forta gjatë protestave.

Për të përballuar fluksin e automjeteve, policia rrugore ka angazhuar të gjithë stafin. Efektivë të saj po punojnë dhe me orë të zgjatur

“Të gjitha shërbimet e strukturës të qarkullimit rrugor, pranë komisariatit të policisë rrugore Tiranë, kanë qënë të angazhuara maksimalisht me orë të tej zgjatur për të bërë të mundur menaxhimin e fluksit apo edhe problematikave të ndryshme. Ka pasur shërbime që kanë zgjatur 12, 14 deri në 16 orë në ditë në shërbim të komunitetit. Mesatarisht, në qytetin e Tiranës dalin rreth 80-90 shërbime në ditë, ndërsa në akset interurbane janë të dislokuara edhe 40-50 shërbime të tjera që janë te dislokuara nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes”, tha Gerhard Baka, specialist i Policisë Rrugore.

Baka thotë se për shkak të situatës është vënë re një reduktim i automjeteve.

Read more:Fier/ Policia kontrolle me mjete inteligjente në akset rrugore, 772 gjoba për tejkalim shpejtësie brenda javës! Nisin hetimet për 6 drejtues automjetesh

“Për shkak të protestave që po zhvillohen, qytetarët për të shmangur problematikat apo incidentet me protestuesit, kanë eleminuar përdorimin e automjeteve. Kjo ka ndikuar edhe në qarkullim”, tha Baka.

Vetë qytetarët, po e përjetojnë në mënyra të ndryshme trafikun e këtyre ditëve

“Situata në trafik është normale, edhe policia është aty.”

“Pa semaforë, respektojmë njëri-tjetrin”, shprehen qytetarët.

Read more:Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide

Po për të tjerë gjendja është problematike.

“Është shumë rrëmujë, nuk i jepet ‘dum’ as për këmbësorët dhe as për mjetet”, shprehen qytetarët.

Zëvendësimi apo riparimi i semaforëve, është përgjegjësi e Bashkisë. Deri atëherë, policia do duhet të jetë sërish në udhëkryqe, ndërsa ky semafor, do të vazhdojë të qëndrojë ndezur, derisa do të mund ta mbajë, teli ku qëndron i varur.

Lexo edhe
Sociale

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)

Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Tags: #Bizneset #Gerhard Baka #institucionet #jetë #Këmbësorët #pasojat #policia rrugore #protestat kunder qeverise #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)
  • Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin!
Nga të njëjtat tag-e
  • Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë
  • Plas në Serbi, drejtësia në aksion! Kulla: Po bien njerëzit më represivë të pushtetit të Vuçiçit. Të shohim kush do zgjidhet president…
  • Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO)
  • Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide
  • Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO) 1 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë Plas në Serbi, drejtësia në aksion! Kulla: Po bien njerëzit më represivë të pushtetit të Vuçiçit. Të shohim kush do zgjidhet president… 1 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Teknologji Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë 1 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO)

Shpërthimi tragjik në Elbasan, ku humbën jetën dy persona dhe u dëmtuan 10 të tjerë, ka rikthyer në…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një video që prezanton investimet infrastrukturore në qarkun e Lezhës,…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)

Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve…

• 3 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin