Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Shkrirja e 15 bashkive, Bozdo nga Komisioni i Ligjeve: Projektligj fals i urdhëruar nga Rama! Dëmtohen komunitetet
Politikë

Shkrirja e 15 bashkive, Bozdo nga Komisioni i Ligjeve: Projektligj fals i urdhëruar nga Rama! Dëmtohen komunitetet

• 23 Shtator, 2026 • 4 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Debatet për Reformën e re Territoriale kanë përfshirë mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, ku deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka lëshuar akuza të forta ndaj mazhorancës socialiste lidhur me propozimin për shkrirjen e 15 bashkive në të gjithë vendin.

Gjatë fjalës së tij, Bozdo e cilësoi këtë nismë si një vendim të pastër politik të kryeministrit Edi Rama për të goditur demokracinë vendore dhe shërbimet ndaj qytetarëve, ashtu siç ndodhi sipas tij me reformën e vitit 2015.

Read more:Deklaratat “bombë” të Ahmetajt për Ron Yeffet dhe Ramën, Berisha i bindur: Trafik dhe kontrabandë armësh! PD do të bëjë përpjekje që… (VIDEO)

“Sot në Komisionin e Ligjeve, duke shqyrtuar propozimin e Partisë Socialiste për shkrirjen e 15 bashkive, në ‘emër’ të një Reforme Territoriale që u ndërpre në mënyrë brutale nga vendimi politik i Edi Ramës për të masakruar përsëri, njësoj si me Reformën Territoriale 2015, komunitete, shërbime dhe demokracinë vendore!” deklaroi Bozdo.

Më tej, Bozdo u ndal te procedura e ndjekur nga mazhoranca, duke denoncuar faktin se projektligji i paraqitur në Komisionin e Ligjeve është tërësisht fals dhe i pambështetur në studime teknike apo shifra zyrtare.

Read more:Nesër Kuvend/ PD thirrje PS: Pranoni nismat tona për uljen e çmimit të naftës, tejkaloni interesin partiak

“I shpjegova Komisionit të Ligjeve që produkti apo propozimi ligjor që ai shqyrton sot, është fals. Ai nuk vjen nga të dhënat e Komisionit të Reformës Territoriale (KRT). Kjo sepse KRT-së i u ndërpre puna brutalisht në mes, sepse ai nuk arriti të bëjë as edhe 1/3 e punës së tij, se madje në këtë komision nuk pati as edhe një diskutim të vetëm profesional, me shifra dhe ide, për të ardhmen e pushtetit vendor në Shqipëri,” u shpreh deputeti opozitar.

Read more:“Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë

Në përmbyllje të fjalës së tij, Bozdo paralajmëroi pasojat e rënda që kjo lëvizje politike do të sjellë për vendin, duke theksuar se heqja e shërbimeve do të thellojë edhe më tej braktisjen e zonave rurale.

“Kjo reformë politike territoriale do ta dëmtojë edhe më shumë Shqipërinë se ajo e vitit 2015. Banorët do t’i braktisin edhe më shumë këto zona, se me sytë e mbyllur prej politikës së keqe, PS po e shkatërron Shqipërinë përsëri, për të pafundmen herë!” përfundoi Eno Bozdo.

Read more:Protestuesit marshojnë në Ish-Bllok me flamuj kombëtar: Arrestoni Ramën

Reagimi i plotë:

Sot në Komisionin e Ligjeve, duke shqyrtuar propozimin e Partisë Socialiste për shkrirjen e 15 bashkive, në “emër” të një Reforme Territoriale që u ndërpre në mënyrë brutale nga vendimi politik i Edi Ramës për të masakruar përsëri, njësoj si me Reformën Territoriale 2015, komunitete, shërbime dhe demokracinë vendore!
Si përfaqësues i Beratit, kërkova që Poliçani dhe Dimali të jenë përsëri bashki, sepse shkrirja e tyre dëmton pafund komunitetet, banorët dhe cilësinë e jetës në këtë qark!
Kërkova gjithashtu krijimin e Bashkisë Otllak dhe Bashkisë Shpirag, si mundësi për zhvillim ekonomik dhe social të banorëve të këtyre zonave!
Nga ana tjetër, i shpjegova Komisionit të Ligjeve që produkti apo propozimi ligjor që ai shqyrton sot, është fals. Ai nuk vjen nga të dhënat e Komisionit të.Reformës Territoriale. KRT.
Kjo sepse KRT iu ndërpre puna brutalisht në mes, sepse ai nuk arriti të bëjë as edhe 1/3 e punës së tij, se madje në këtë komision nuk pati as edhe diskutim të vetëm profesional, me shifra dhe ide, për të ardhmen e pushtetit vendor në Shqipëri.
Së fundmi, theksova faktin se kjo reformë politike territoriale do ta dëmtojë edhe më shumë Shqipërinë se ajo e vitit 2015, se banorët do ti braktisin edhe më shumë këto zona, se me sytë mbyllur prej politikës së keqe, PS po e shkatërron Shqipërinë përsëri, për të pafundmen herë!

Lexo edhe
Politikë

Plas në Serbi, drejtësia në aksion! Kulla: Po bien njerëzit më represivë të pushtetit të Vuçiçit. Të shohim kush do zgjidhet president…

Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Tags: #Banorët #Edi Rama #eno bozdo #Komision #Komisioni i ligjeve #pasojat #projektligji #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Plas në Serbi, drejtësia në aksion! Kulla: Po bien njerëzit më represivë të pushtetit të Vuçiçit. Të shohim kush do zgjidhet president…
  • VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
Nga të njëjtat tag-e
  • VËZHGIMI/ Pasojat e dhunës në protesta ende të dukshme, policët ‘zëvendësojnë’ semaforët! Deri në 90 efektivë në ditë në rrugët e Tiranës, qytetarët: Shumë rrëmujë
  • Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Meta arrin marrëveshje me një tjetër adoleshente, 18-vjeçarja tërhoqi akuzat për varësinë nga Instagram dhe Facebook 2 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë 2 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas/ Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë, Kukësi i fundit për PBB-në për frymë 2 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Sociale Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi! (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Raporti i vitit 2026, Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Plas në Serbi, drejtësia në aksion! Kulla: Po bien njerëzit më represivë të pushtetit të Vuçiçit. Të shohim kush do zgjidhet president…

Analisti Ilir Kulla, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi dhe faktin që drejtësia në Serbi është…

• 13 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

VIDEO/ Pas debatit të ashpër, Noka dhe gazetari Muka shtrëngojnë duart dhe kërkojnë falje

Pas debatit të tensionuar dhe gati në përplasje fizike në studion e emisionit “Prime News24”, Sekretari i Përgjithshëm…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit

Studentët në protestë kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare këtë të shtunë, më 7 nëntor, në…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin