Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
Editoriale

Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide

• 4 Nëntor, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Çdokush që ka parë deri dje qurravitjet sentimentale të një pjese të mediave dhe opinionbërësve për shkeljet e të drejtave të të burgosurit Erion Veliaj, në një kohë që në këtë vend janë qëlluar të rinj me plumba në trup, janë qërruar apo sakatuar protestues, ka fërkuar sytë për të kuptuar se në ç‘planet paralel po jeton.

Çdokush që është ushqyer me titujt bombastikë për ndryshimin e qelisë së Lalit, ka mbetur i pataksur kur ka parë se kjo zhurmë po prodhohej nga po të njëjtat personazhe publike, që nuk shfaqin pikë empatie për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve, madje tregohen të gatshëm të glorifikojnë kërbaçin e shtetit.

Çdokush që ka dëgjuar të flitet për “shkelje të të drejtave të njeriut”, pasi kryebashkiakut në detyrë i kanë kufizuar takimet dhe i kanë ndërprerë ushqimin nga jashtë, ka qeshur si me një shaka pa kripë, të shqiptuar në një mjedis ku krimi është sheshit.

Në fakt, këshu ka qënë deri dje. Por fabula groteske e përdhunimit të Lalit, ka përfunduar së qeni e tillë kur me gojën e tij ai na bëri të ditur emrin e persekutorit.

Read more:Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut

Ai na tregoi se pas burgosjes, kontrollit në qeli, transferimit, tentativës për shkarkim, sherrit me Ulsiun “armik” në fillim dhe atij me Tonin “mik” më pas, qëndron një njeri i vetëm: Edi Rama.

Pikërisht te ky ndryshim, kjo histori që fillimisht mund të ngjante qesharake, shndërrohet automatikisht në kriminale. Si mundet një kryeministër të marrë përsipër edhe rolin e drejtorit të burgut? Si mundet të tentojë ti ́ndryshojë avokatin një të pandehiri? Si mundet ai të kërcënojë, thjeshtë në bazë paranojash, me një dënim të gjatë për përmbysje të rendit kushtetues? Si mund të çojë ai mesazherë në qeli, madje jo njerëz dosido, por vetë ministrin e drejtësië? Si mundet ai të rrëmbejë, me një tekë të momentit, postin më të rëndësishën të pushtetit lokal në vend?

Të gjitha këto pikpyetje që nuk kanë nevojë për përgjigje shkojnë përtej përplasjes politike mes dy personave, konfliktit personal ndërmjet tyre, hatërmbetjeve apo rivalitetit. Ato janë pasqyra më domethënëse e regjimit në të cilin jetojmë.

Read more:Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide

Për të kuptuar më mirë këtë ia vlen të ndalemi te ultimatumi konkret që Rama i ka dërguar Veliajt: të ndërpresë aludimet për rrëzimin e tij, si ai statusi që përshëndeste humbjen e Vuçiçit; të dorëzojë komandën e bashkisë; të pranojë “krimin” e nxitësit të protestave.

Po ti analizosh, që të treja pikat burojnë nga një mendësi diktatoriale.

Le ta nisim me të parën. Natyrisht që Rama e di më mirë se kushdo se forca e fjalës së një të burgosuri, për më tepër të diskredituari si hajdut, nuk i prish punë. Le të flasë Veliaj për “fundin e një bote”, le të bëjë po të dojë edhe thirrje direkte për rrëzimin e qeverisë, atë rrezik se e dëgjon më kush.

Read more:Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog

Por megjithëatë, ai duhet heshtur me çdo çmim. Jo se argumenti i tij ka peshë. Por sepse, po s’u ndëshkua, ai mund të krijojë precedentin që edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Në këtë kuptim, goditja ndaj Lalit i ngjan si dy pika uji gjobave të majme që tatimorët i vunë familjarëve të Spiropalit, porsa ajo artikuloi kritikën e parë. Metoda është e njëjtë, në PS s’duhet të pipëtijë as njeri. Kush guxon të mendojë me kokën e vet, duhet të ndihet i friksuar. Kush guxon të kritikojë, i shantazhuar.

Rama e ka të qartë se, në kushet e reja, rruga më e kollajshme për ta eleminuar atë, me sa më pak kosto, është ajo e një puçi të brendëshëm. E humbjes së konsensusit brenda partisë së tij. Prandaj ai po bën gjithçka që kjo mos ndodhë, qoftë edhe duke kërcënuar zëra të padëmshëm si ai i Veliajt.

Kërkesa e dytë, ajo e dorzimit të bashkisë, që Veliaj pretendon se i është premtuar Arbër Hajdarit është tipike për profilin e një partie shtet. Rama është i ndërgjegjshëm se zgjedhjet e pas gjysëm viti do të jenë një nga sprovat më të vështira për të. Ai e di gjithashtu, se që nga koha kur përfundoi në burg, Lali po e përdor bashkinë si një aset në betejën e tij me drejtësinë. Prej andej i buron këkesa për një masë sigure më të lehtë, prej andej i burojnë, tarafet, nderet, fondet, për ata që vijojnë e mbrojnë publikisht.

Read more:“Edi Rama dhe mazhoranca, turpi i Shqipërisë!”, Salianji: Kryeministri ia ka deleguar qeverisjen krimit, përmes Ergys Agasit, Belinda Ballukut, Ron Yefet & CO

Por, nga ana tjetër, Ramës armata e bashkisë i duhet për ta përdorur për zgjedhjet e Tiranës. Ai do ti vërë që tani në shërbim të kandidatit të ri, mbi 8600 punonjësit e paguar prej saj. Ai e di se pa përdorur tenderat, projektet e saj, rezultati bëhet shumë i pasigurtë, sidomos në kushtet e reja të pakënaqësisë masive që ka shpërthyer. Pra, ai do ti rrëmbejë nga duart Lalit lodrën që ky po përdor si mburojë kundër drejtësisë, për ta pasur vetë si armë në betejën e 9 majit ndaj kundërshtarëve politikë

Edhe ultimatumi i tretë, ai që Veliaj të vetshpallet si nxitës i protestave, duke pranuar se ka yshtur apo ka financuar, nga mbështetësit vet deri tek blogerët, për të rrëzuar qeverinë, buron nga mendësia diktatoriale për të mos pranuar realitetin e një shumice që i ka ardhur në majë të hundës me këtë pushtet.

Që në fillim të revolucionit të flamingove, për mbarsjen e tij u akuzuan serbët dhe grekët, rusët dhe iranianët, muslimanët dhe anti trumpistët, krimi i organiuar dhe armiqtë e Shqipërisë. Tablosë sinoptike të këtij skenari haluçinant i duhej me siguri dhe një armik brenda radhëve të partisë. Dhe ku kishte më mirë sesa këtë rol ta merrte përsipër Veliaj. Ai jo vetëm plotësonte në mënyrë perfekte kushtet për tu servirur si Jago, por për më tepër, tashmë ishte dhe i njollosur si hajdut, çka e plotësonte fabulën e një proteste të financuar me para të pista.

Read more:Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO)

Nëse të treja ultimatumet e dëguara drejt qelisë së ish delfinit të vet janë pasqyrë e një autokrati që e ka humbur ekuilibrin, mënyra se si Rama po tenton ti vërë në jetë ato dëshmojnë për fuqinë e tij gati diktatoriale. Duke tejkaluar çdo hallkë, duke nënpërkëmbur çdo procedurë, duke u fshehur pas sekretit shtetëror, ai është marrë personalisht me zhvendosjen e të paraburgosurit, me ushqimin që do hajë, me oraret e takimeve me gruan, me eleminimin e avokatit, me fqinjin e kriminalizuar që do ketë në qelinë ngjitur, duke i paracaktuar të gjitha me manjakllëkun e një mendjeje të sëmurë. Po ti shtosh këtyre detajeve edhe dëshmitë e fundit se ka qenë po ai që ka hapur dritën jeshile për “varjen në pemë të Lalit” (çka do shpjegonte dy standartet që SPAK përdori për një rast më të rëndë si ai i Ballukut), tabloja bëhet edhe më shqetësuese.

Pasi në këtë rast, çështja nuk është ajo që në mënyrë qesharake u munduan të pomponin mediat që qëndrojnë paradoksalisht mes Edit dhe Erionit, ajo e nëpërkëmbjes të të drejtave të këtij të fundit. Fati i keq i të burgosurit Veliaj do të ngjante si një debat për seksin e ëngjëjve, përpara përdhunimeve dhe masakrave që kemi parë në dy javët e fundit. Ai merr peshë vetëm po të na shërbejë si pasqyrë për të parë sistemin ku jetojmë. Dhe në të, halli nuk është se në një rast Rama rrëmbeu rolin e gardianit të qelisë së Lalit, por se ai po sillet ngado, si drejtori i burgut tonë të përbashkët.

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide

Editoriale

Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog

Tags: #Armë #Burg #Detyrë #Edi Rama #erion veliaj #jetë #Krimi #Mediat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide
  • Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 2 lexime · 2 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 1 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide

Për të kuptuar misionin dhe potencialin historik të Revolucionit të Flamingove duhet të kuptojmë së pari emëruesin e…

• 3 ditë më parë • 16 min lexim
Editoriale

Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog

Ndërsa korrupsioni ka gërryer besimin te politika e cila duket qartazi e pushtuar nga “idiotët funksionalë “, është…

• 4 ditë më parë • 4 min lexim
Editoriale

Jo dhunës, po organizimit! – Ide

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë…

• 5 ditë më parë • 9 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin