Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog
Editoriale

Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog

• 31 Tetor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Ndërsa korrupsioni ka gërryer besimin te politika e cila duket qartazi e pushtuar nga “idiotët funksionalë “, është e kuptueshme edhe e justifikuar kërkesa që në politikë të përfshihen njerëz të ndershëm, me integritet, dhe aftësi drejtuese. Nevoja për ta është reale.

Por, në entuziazmin për t’i gjetur politikës një elitë të re, ekziston rreziku të biem në një keqkuptim të madh : ku çdo intelektual me integritet të shihet si një politikan potencial, duke rrezikuar kështu të bëjmë një gabim tjetër, ta masim vlerën e tij me gatishmërinë për të marrë pushtetin.

Read more:Sot është turp të jesh socialist – Blog

George Orwell-i, në esenë e tij “Why I Write” , “Përse Shkruaj ” shpjegon se shkrimi në fund të fundit ka një qëllim politik , pasi ai tërheq vëmendjen mbi faktet e fshehura; ndikon mënyrën se si njerëzit e kuptojnë shoqërinë, ndërkohë të jep mundësinë që përmes fjalës dhe mendimit të mund të luftosh për çështje që shqetësojnë shoqërinë, pa ushtruar pushtet politik.

Edhe kjo është jo pak e domosdoshme për shoqërinë sepse një shoqëri nuk ndryshon vetëm kur ndryshojnë politikanët. Ajo ndryshon edhe kur qytetarët mësojnë të dallojnë propagandën nga argumenti, interesin publik nga interesi privat dhe përgjegjësinë nga demagogjia. Intelektuali mund ta bëjë këtë pa ambicien për poste publike, pa ëndrrën për të kandiduar për kryetar bashkie a deputet .

Read more:Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje

Shoqërisë i duhet edhe njerëzit që nuk janë pjesë e garës për pushtet. I duhet njerëz që të mund të kritikojë publikisht një qeveri pa pasur nevojë të justifikojë opozitën; të kritikojnë politikëbërjen pa u detyruar të mbrojë një grup tjetër politik; apo të mbështesin një politikë të drejtë pa u bërë servilë të atyre që po e propozojnë.
Ky është avantazhi i pavarësisë , e cila nuk është një titull që ia japim vetes, por një standard që duhet të provohet vazhdimisht nëpërmjet gjykimit të çështjeve sipas meritës së tyre, edhe jo sipas përkatësisë politike të atyre që i ngrenë, apo sipas pagesës në bordero.

Read more:Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

Një elitë e shëndetshme politike nuk krijohet duke i tërhequr të gjithë intelektualët drejt politikës, por duke krijuar kushtet që njerëzit e aftë të mund të hyjnë në politikë pa u detyruar të komprometojnë integritetin e tyre, dhe, paralelisht, duke mbrojtur hapësirën ku ata që nuk hyjnë në politikë mund të vazhdojnë të flasin lirshëm.

Shqipëria sot ka nevojë urgjente për intelektualë të mirë e të ndershëm që të bëhen politikanë, por edhe për intelektualë që të mos bëhen të tillë.
Të parët mund të ndihmojnë në ndërtimin e një qeverisje më të mirë. Të dytët mund të ndihmojnë që institucionet të mos mbeten pa kritikë, që shoqëria të mos humbasë aftësinë për të gjykuar dhe që pushteti të mos e paraqesë interesin e vet si interes të përgjithshëm.

Read more:Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog

Ndaj, do të ishte një mëkat i madh ta bindnim intelektualin se e vetmja mënyrë për t’i shërbyer vendit është të hyjë garës për pushtet, duke harruar se ndonjëherë shërbimi më i madh ndaj shoqërisë është pikërisht të qëndrosh i angazhuar politikisht pa synuar pushtetin!

Lexo edhe
Editoriale

Jo dhunës, po organizimit! – Ide

Editoriale

As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide

Tags: #Deputet #institucionet #Politika #pushteti #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë!
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit 2 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë U transferua në Fier, Ndreca: Veliaj i fortë psikologjikisht! Ndodhet vetëm në dhomë, e ruan një polic! I rrezikohet jeta, ka konflikt me një prej të burgosurve 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Jo dhunës, po organizimit! – Ide 1 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Jo dhunës, po organizimit! – Ide

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë…

• 22 orë më parë • 9 min lexim
Editoriale

As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide

Në daljet e tij të çoroditura publike, Edi Rama, herë duke përdorur shkopin e herë karrotën, po tregon…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide

Goditja e fortë që mori partia shtet e Aleksndar Vuçiçit në zgjedhjet e të dielës në Serbi ka…

• 4 ditë më parë • 7 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin