Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
Kronikë

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim

• 6 Tetor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sulmi me vezë i një dite më parë nga protestuesit ishte një porosi, një ‘kurth’ i mirëorganizuar, shprehet Bledi Mane. Në bisedën në ’Studio Live’ në Report Tv, gazetari përshkruan momentin kur ndodhej pranë një qendre tregtare në zemër të Tiranës dhe u rrethua nga grupi i protestuesve.

Pjesa më e madhe ishin të mitur, tregon Mane dhe mendon se mund ta kenë ngatërruar për ndonjë deputet.

Bledi Mane: Ishte një organizim perfekt, unë jam befasuar. Rruga ishte me njerëz, turistë dhe nuk di nga mbinë. Nisi me një vezë, njëri nga djemtë më tha je me fat se vezët e tjera i qëlluam te parlamenti dhe vetëm një vezë i kishte mbetur dikujt. Nuk u tremba, flas si gazetar dhe si djalë. E ndjeva që ishte një detyrë, një porosi e marrë me emergjencë për të degjeneruar, diskredituar, gjuajtur, filmuar dhe bërë gjyqin publik. Fatkeqësisht dje s’kishte as video porno dhe e mori videoja ime me vezë. Po të kishte dje nga ato videot e bukura me eros, unë do të isha në periferi.

Read more:Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati Vishaj: SPAK s’po vepron, ish-zv.kryeministrja duhet të ishte në burg! Besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi është venitur (VIDEO)

-Ju i keni provokuar protestuesit?

Bledi Mane: Unë i kam kundërshtuar që në fillim, por asnjëherë nuk kam shkuar te vendi i protestave të tyre. E respektoj të drejtën e protestës, kanë milionë arsye për të protestuar. Edhe ne gazetarët kemi vite që protestojmë, intervistat, investigimet, artikujt e gjithçka janë online. Përballja ishte mëshiruese. Ishin minorenë se ata qëlluan dhe ti s’ke ç’bën. Ata ndoshta do të kenë kujtuar ndonjë deputet anonim.

Gazetari rrëzon çdo pretendim se ai i shërben qeverisë apo kryeministrit, siç protestuesit e akuzojnë. Qëndresën e tij para tyre e argumenton me mos të qenit asnjëherë i përfshirë në menaxhimin e parave publike.

Read more:BIRN: “Garancia e plotë” e Ramës dhe përgjegjësia e tij politike për Vlora Hysenin

“Arsyeja pse unë qëndrova dhe nuk u largova është sepse unë s’kam asnjë mëkat publik, s’kam menaxhuar kurrë para publike, kurrën e kurrës. E vetmja akuzë është nga dhëndri i Sali Berishës që më thotë inspektor pyjesh në Kukës dhe deri më tani nuk ka dalë bordero zyrtare nga Thesari i Shtetit. Edhe sikur të isha dashnori politik i Ramës, në fund të ditës është një ministër i zgjedhur”, tha Mane.

Siç ka deklaruar edhe në reagimin e tij pas sulmit, përgjegjës për sulmin gazetari bën Arlind Qorin dhe Agron Shehajn. Sipas tij, ka një listë gazetarësh ndaj të cilëve janë planifikuar sulme dhe ai që ndodhi ndaj tij, i parapriu gabimisht atyre ndaj Ylli Manjanit e Albatros Rexhajt.

Read more:Publikoi pamje nga protesta/ Kërcënimi me vdekje i gazetarit Osman Stafa, PD: Narkopolicia nuk do ta fitojë betejën me fjalën e lirë!

“Arlind Qori, e akuzoj publikisht, bashkë me deputetin e Vlorës, ia harroj gjithmonë, ky i call centera-ave, Agron Shehajn, janë ata që sponsorizojnë këtë grup protestuesish. Protesta tani është copëzuar dhe gjithkush ka sponsorët e vet, dikush me 50 mijë lekë të vjetra. Është një listë e tërë gazetarësh që filloi me mua. Kryesorët janë aktorët e Portokallisë dhe unë. Njëri nga liderët e protestës tha Bled Manen e goditëm gabimisht para radhës, ishte radha e Ylli Manjanit dhe Albatros Rexhajt”, tha Mane.

Edhe pse policia ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen, vetë Mane nuk ka ndërmend të ndjekë rrugën ligjore.

Read more:Debate në Komision pas masës ndaj Vlora Hysenit/ Fatmir Xhafaj: Institucionet bëjnë detyrën e tyre! Ajo që po shohim sot është diçka që ndodh në botën normale

“Uroj që viktima e radhës të jetë një po aq paqësor sa unë. Nga unë, familjarët e mi, shoqëria ime, shokët e mi të burgut dhe njerëz që më duan nuk do të ketë reaksion. Kurrë nuk do të bëj kallëzim penal. E di çjanë vuajtjet e gjykatës, prokurorisë dhe burgut. E them publikisht, jo prej frikës, e di që do të rastis sërish me protestuesit. Mënyra si erdhën dhe e organizuan dhe si të presin jashtë një qendre tregtare është shumë e poshtër dhe e ndyrë”, u shpreh gazetari.

Lexo edhe
Kronikë

Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH

Kronikë

Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor

Tags: #Bledi Mane #Deputet #Detyrë #Djalë #Gazetar #Gazetarët #gazetari #protestat kunder qeverise #studio live

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
  • Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes
  • Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv
Nga të njëjtat tag-e
  • Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • “Nuk dinë emrin e ministrit, qeveria si lojë kukafshehti”, Topi: Ja pse nuk ka mocion mosbesimi për Ramën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH

Administratori i inceneratorit të Elbasanit (Eco-Elb), Leli Kaja, është vënë në prangat e Policisë, pas një operacioni me…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor

Nëntë ish-magjistratë të shkarkuar nga vettingu, i kërkojnë gjykatës Kushtetuese rikthimin e tyre në sistem. Ndërsa për të…

• 2 ditë më parë • 5 min lexim
Kronikë

‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

Top Channel ka siguruar dosjen hetimore për vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, ku zbardhen detaje të reja nga dëshmitë…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by