Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Publikoi pamje nga protesta/ Kërcënimi me vdekje i gazetarit Osman Stafa, PD: Narkopolicia nuk do ta fitojë betejën me fjalën e lirë!
Politikë

Publikoi pamje nga protesta/ Kërcënimi me vdekje i gazetarit Osman Stafa, PD: Narkopolicia nuk do ta fitojë betejën me fjalën e lirë!

• 14 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kërcënimin me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa pas publikimit prej tij të pamjeve nga protesta përpara Kuvendit.

Në reagim theksohet se rasti nuk mund të trajtohet si një episod i vetëm dhe se kjo ngjarje është pjesë e një klime gjithnjë e më armiqësore ndaj fjalës së lirë, të krijuar nga një qeveri që i përgjigjet denoncimit me presion, intimidim dhe frikësim

Read more:Mbyllja e faqeve të zërave kritikë në Instagram / Partia Demokratike Evropiane kërkon llogari nga Meta: Të jepen shpjegime për censurën në Shqipëri

PD kërkon identifikimi dhe vënien përpara drejtësisë të autorit të kërcënimit; zbardhjen e lidhjes së mundshme ndërmjet kërcënimit dhe pamjeve të publikuara; identifikimin zyrtar të katër punonjësve të policisë dhe sqarimin e urdhrave mbi bazën e të cilëve kanë vepruar pa uniformë; dhe vlerësimin e rrezikut dhe garantimin e mbrojtjes së gazetarit Osman Stafa.

DEKLARATA:
Partia Demokratike dënon me forcë kërcënimin me vdekje ndaj gazetarit të Neës24, Osman Stafa, pas publikimit prej tij të pamjeve nga protesta përpara Kuvendit.
Katër personat me veshje civile të dokumentuar në pamje gjatë ndalimit të një protestuesi janë punonjës policie. Fakti që efektivë të Policisë së Shtetit ndërhyjnë pa uniformë dhe pa shenja identifikuese ndaj protestuesve paqësorë ngre shqetësime serioze për veprime të paligjshme dhe përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë.
Kërcënimi ndaj gazetarit pas publikimit të këtyre pamjeve nuk mund të trajtohet si një episod i zakonshëm. Ai duhet hetuar urgjentisht, duke përcaktuar jo vetëm autorin e mesazhit, por edhe nëse kërcënimi lidhet me ekspozimin e punonjësve të policisë dhe me veprimtarinë profesionale të gazetarit.
Kjo ngjarje është pjesë e një klime gjithnjë e më armiqësore ndaj fjalës së lirë, të krijuar nga një qeveri që i përgjigjet denoncimit me presion, intimidim dhe frikësim. Kur gazetarët kërcënohen sepse dokumentojnë sjelljen e policisë, synimi është i qartë: të heshtet media, të fshihen abuzimet dhe qytetarët të privohen nga e drejta për të ditur të vërtetën.

Read more:PD dorëzon kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për “KAYO”-n/ Balliu: Pyetjet për Ron Yeffet, Agasin dhe rrethin e Ramës kërkojnë përgjigje!

Partia Demokratike kërkon:

-identifikimin dhe vënien përpara drejtësisë të autorit të kërcënimit;
-zbardhjen e lidhjes së mundshme ndërmjet kërcënimit dhe pamjeve të publikuara;
-identifikimin zyrtar të katër punonjësve të policisë dhe sqarimin e urdhrave mbi bazën e të cilëve kanë vepruar pa uniformë;
-vlerësimin e rrezikut dhe garantimin e mbrojtjes së gazetarit Osman Stafa.

Heshtja ose zvarritja nga institucionet do të përbënte mbrojtje politike për kërcënuesit dhe një mesazh frikësues për çdo gazetar që guxon të dokumentojë abuzimet e pushtetit.

Read more:Përfundoi në komisariat pas protestës te Kuvendi/ “Bllokuam makinën e një deputeteje që pengoi arrestimin e Ballukut!”, Lapaj tregon prapaskenat e shoqërimit: Më rrethuan 20 civilë, na tërhoqën zvarrë!

Partia Demokratike qëndron në solidaritet të plotë me Osman Stafën dhe me çdo gazetar që mbron interesin publik.
Narkopolicia nuk do ta fitoje betejen me fjalën e lirë!

Lexo edhe
Politikë

Presidenti Bajram Begaj vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe: Forcojmë lidhjet politike, ekonomike dhe njerëzore

Politikë

Partia e Lirisë reagon për kërcënimin ndaj Osman Stafës: Përgjegjësia politike për terrorin dhe presionin është e Edi Ramës

Tags: #Gazetar #Gazetarët #institucionet #jetë #media #Osman Stafa #Partia Demokratike #Protesta

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Presidenti Bajram Begaj vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe: Forcojmë lidhjet politike, ekonomike dhe njerëzore
  • Partia e Lirisë reagon për kërcënimin ndaj Osman Stafës: Përgjegjësia politike për terrorin dhe presionin është e Edi Ramës
  • SafeJournalists: Kërcënimi ndaj gazetarit Osman Stafa në Shqipëri duhet të hetohet urgjentisht
  • AGSH çon në Kushtetuese rregulloren e GJKKO-së/ Myzyraj: Mos kthehemi vite pas. Lala: Po shkelet ligji hapur
  • Meta do dalë nga kafazi i qelqtë! Apeli i GJKKO-së: Gjatë seancave, do qëndrojë në krah të avokatit të tij
Nga të njëjtat tag-e
  • Partia e Lirisë reagon për kërcënimin ndaj Osman Stafës: Përgjegjësia politike për terrorin dhe presionin është e Edi Ramës
  • SafeJournalists: Kërcënimi ndaj gazetarit Osman Stafa në Shqipëri duhet të hetohet urgjentisht
  • AGSH çon në Kushtetuese rregulloren e GJKKO-së/ Myzyraj: Mos kthehemi vite pas. Lala: Po shkelet ligji hapur
  • Përplaset nga makina teksa lëvizte me biçikletë, humb jetën 69-vjeçari në Elbasan
  • “Mijëra para Kryeministrisë”/ 107 ditë revoltë! Qytetarët nuk heqin dorë, paralajmërojnë mosbindje civile: Rama jepe dorëheqjen! Në orën 18:30 mblidhemi në shesh
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Ilaçi” i Ramës kundër Kushtetueses? Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi: Rritja spekullim! 40 milionë euro per gjyqësorin ndërsa ekzekutivi abuzon me tenderat! 20 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Gjyqtari i GJKKO paralajmëron: Rama nuk përjashtohet nga përgjegjësia penale për pagat. Prokuroria e Beratit ka nisur hetim për punonjësit e Thesarit 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’ 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Presidenti Bajram Begaj vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe: Forcojmë lidhjet politike, ekonomike dhe njerëzore

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo ishte vizita e parë e…

• 21 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Partia e Lirisë reagon për kërcënimin ndaj Osman Stafës: Përgjegjësia politike për terrorin dhe presionin është e Edi Ramës

Partia e Lirisë ka reaguar pas kërcënimit me vdekje ndaj gazetarit të News24, Osman Stafa, duke e dënuar…

• 21 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

SafeJournalists: Kërcënimi ndaj gazetarit Osman Stafa në Shqipëri duhet të hetohet urgjentisht

Rrjeti SafeJournalists dënon fuqishëm kërcënimin e drejtpërdrejtë me vdekje ndaj gazetarit të News24, Osman Stafa, dhe u bën…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by