Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Përfundoi në komisariat pas protestës te Kuvendi/ “Bllokuam makinën e një deputeteje që pengoi arrestimin e Ballukut!”, Lapaj tregon prapaskenat e shoqërimit: Më rrethuan 20 civilë, na tërhoqën zvarrë!
Politikë

Përfundoi në komisariat pas protestës te Kuvendi/ “Bllokuam makinën e një deputeteje që pengoi arrestimin e Ballukut!”, Lapaj tregon prapaskenat e shoqërimit: Më rrethuan 20 civilë, na tërhoqën zvarrë!

• 10 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka treguar detaje nga shoqërimi i tij në polici gjatë protestës së zhvilluar të martën para Kuvendit, pasi ndërhyri teksa po merrej me forcë gazetari Shpend Gashi.

Lapaj pohoi në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me gazetaren Ola Bruko se rreth 20 persona civilë e kishin rrethuar, ndërsa hodhi akuza për skemën që, sipas tij, po ndiqet nga pushteti.

Read more:VIDEO/ Nga Kuvendi drejt Ministrisë së Brendshme, qytetarët zhvendosin protestën e tyre

“Ne e kemi ndarë mendjen, jo vetëm unë. Mund të na shoqërojnë, të na arrestojnë çdo ditë, hall është që të arrestojnë për vjedhjen e lekëve të ilaçeve, aty është turp. Por të arrestojnë se proteston kundër hajdutëve, është dekoratë. Do të na mbajnë deri në 72 orë, s’ka problem. Të reagosh kundër vjedhjeve është lavdi.

Ka qenë një situatë normale proteste. Ne po pengonim një makinë të një deputeti, që ka penguar arrestimin e Belinda Ballukut. Po pengonim punën e deputetëve. Cilët deputetë? Ata që mbrojnë hajdutët e parave publike. Mendoj se është e vonuar madje. Atë ditë kemi qenë të gjithë. Gazetari Shpendi shkoi të ndihmonte një grua që po shtyhej. Dikush e kap nga qafa zotin Gashi, se e kapën prej gryke. Kjo nuk është diçka që e parashikon ligji. Shikoni pamjet.

Read more:“Duam Republikë, jo klikë!”/ Mjeku i njohur i ashpër me Ramën nga protesta: Fasada nuk e mbulon më realitetin, shqiptarët nuk mashtrohen me kocka e premtime boshe!

Zoti Gashi nuk po bënte ndonjë rezistencë. Kam bërë ndërhyrje ku u gjeta i rrethuar nga policë civilë. Shikoni pamjet. Për çfarë i duan civilët?! Nuk është për të bërë arrestime nga civilët. Se aty ka punonjës me uniformë.

Unë shoh që po më vjen shteti. Nëse më vjen të më kapë një i ri 25-vjeç me bluzë Dolce & Gabbana. Po ti rrogën e ke 800 mijë lekë, ku i gjete lekët?! Atë unë mund ta kisha goditur me grusht. Kush është ky që vjen si civil? Nuk bëhet kjo që 20 punonjës civilë vijnë e marrin zvarrë një gazetar, një pedagog apo një qytetar të thjeshtë.

Read more:GJKKO censurë mediave, Reporterët pa Kufij për Report Tv: Rregullorja e re, i trajton gazetarët si të dyshuar! Të pezullohet zbatimi dhe të zhvillohen konsultime

Nuk po flas për punonjësit e zakonshëm të policisë. Po flasim për ata që janë infiltrime të krimit në strukturat e larta të policisë. Trajtimi më pas ishte shumë korrekt. Nuk kishte argument për shoqërimin. Me kaq vite, se kam shkelur kurrë ligjin. E njoh mirë atë dhe limitin e ligjit. Ndërhyrja ime ishte brenda ligjit, për të mbrojtur disa qytetarë nga disa civilë që po e merrnin zvarrë. Dolëm që aty sapo shkuam se u pranua që ishte gabim. Të gjithë ata që janë në shesh janë të barabartë. Janë djem e vajza që janë arrestuar në 103 ditë. Unë shkoj në protestë si qytetar. Mendoj se është gjëja më e mirë që mund të bëjnë të gjithë, t’i hedhim dru asaj flakës së lirisë. Në Shqipëri po instalohet kultura e protestës përballë hajdutëve. Pjesa më e madhe e protestuesve janë homogjenë, të bashkuar.”, tha ai.

Lexo edhe
Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Tags: #Adriatik Lapaj #AMP #Arrestime #Gazetar #Kultura #Ola Bruko #Para #proteste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • “Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit
  • Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës
  • Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
Nga të njëjtat tag-e
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 10 orë më parë
  6. 06
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka komentuar protestat kundër qeverisë, duke deklaruar se ato kanë karakteristika…

• 10 orë më parë • 3 min lexim
Politikë

“Qytetarët kërkojnë institucione të reja demokratike”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi: Presion ndaj studentëve dhe pedagogëve, sidomos në rrethe! Policia është përdorur për të frikësuar protestuesit

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, foli për protestën…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës

Studenti Ardesian Binjakaj, i ftuar në emisionin “Prime News24”, u shpreh se studentët janë të revoltuar dhe se…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin