Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas
Ekonomi

Konsumi rrit të ardhurat në buxhetin e shtetit, suficiti arrin në 70.3 mld lekë, por investimet ngelen pas

• 26 Tetor, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ekonomia shqiptare po shoqërohet me rritje të të ardhurave buxhetore ku një rol të rëndësishëm luajnë arkëtimet nga taksat mbi konsumin dhe të ardhurat personale.

Ekonomia shqiptare po shoqërohet me rritje të të ardhurave buxhetore ku një rol të rëndësishëm luajnë arkëtimet nga taksat mbi konsumin dhe të ardhurat personale.

Në 9 muajt e parë të vitit të ardhurat në arkën e shtetit u rritën me 11.3% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë përtej rritjes së arkëtimeve, ecuria e shpenzimeve dhe e investimeve publike mbetet një tjetër tregues i rëndësishëm për mënyrën se si këto të ardhura po përkthehen në aktivitet ekonomik.

Read more:“Bashkitë të përthithin projekte”, Zielinski për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor

Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave nga janari në shtator të këtij viti, të ardhurat publike arritën në rreth 626.6 miliardë lekë, me një rritje prej 11.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por një nga treguesit që kontribuon në rritje është TVSH-ja, taksa që paguhet për pjesën më të madhe të mallrave dhe shërbimeve që konsumojmë çdo ditë. Të ardhurat neto nga TVSH-ja brenda vendit arritën në 65 miliardë lekë rreth 29% më shumë se një vit më parë.

Kjo rritje mund të lidhet me më shumë blerje, me ndryshime në çmime apo edhe me përmirësimin e deklarimit të aktivitetit ekonomik. Pra në terma realë më shumë para të mbledhura nga TVSH-ja nuk do të thotë automatikisht se qytetarët po konsumojnë më shumë.

Read more:FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni

Një tjetër sinjal vjen nga tatimi mbi të ardhurat personale ku arkëtimet u rritën me 15.5%. Ky tregues lidhet me të ardhurat e individëve dhe aktivitetin ekonomik por rritja e tij nuk përkthehet domosdoshmërisht në të njëjtën masë në rritje të pagave reale.

Ndërsa shteti mbledh më shumë të ardhura nga ana tjetër pyetja është se sa prej tyre kthehen në shërbime dhe investime për qytetarët.

Për 9 muajt e parë të vitit, shpenzimet publike arritën në rreth 556.3 miliardë lekë, 7.5% më shumë se një vit më parë. Megjithatë realizimi i tyre mbeti në 92.8% të planit për periudhën.

Read more:Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide

Vëmendje të veçantë kërkojnë investimet publike. Shpenzimet kapitale, ku përfshihen projekte infrastrukturore dhe investime të tjera, arritën në 62.8 miliardë lekë, por realizuan vetëm 75.25 të planit 9 mujor.

Përtej arkëtimeve dhe përqindjeve, treguesi që ka më shumë rëndësi është nëse kjo ecuri përkthehet në investime konkrete, shërbime më të mira dhe përmirësim të fuqisë blerëse të familjeve shqiptare.

Deri në fund të shtatorit, të ardhurat e buxhetit arritën në rreth 626.6 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet në 556.3 miliardë lekë. Diferenca prej rreth 70.3 miliardë lekësh përkthehet në një suficit buxhetor për periudhën.

Lexo edhe
Ekonomi

FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni

Ekonomi

Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë

Tags: #Aktivitet #Blerje #ekonomia #Ekonomia shqiptare #Investime #Para #Shpenzimet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
  • Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Agron Shehaj: Pas Vuçiçit, radha e Edi Ramës! Nuk ka autokrat që i reziston rinisë! 4 lexime · 12 orë më parë
  3. 03
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO) 2 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Sociale Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) 2 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni

Shqipëria pritet të regjistrojë një rritje ekonomike prej 3.5% gjatë vitit 2026, ndërsa inflacioni parashikohet të jetë në…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë

Gjatë tri ditëve të protestave, një numër i konsiderueshëm biznesesh u dëmtuan dhe u shkatërruan, ndërkohë që mbrojtja…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë

Me nisjen e vjeshtës në skenën ekonomike rikthehet debati i përvitshëm, sa para do të mbledhin dhe si…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin