Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
Editoriale

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide

• 16 Tetor, 2026 • 8 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Revolta e ditëve të fundit e studentëve dhe e të rinjëve në përgjithësi është shprehja më konsistente e realitetit socio-ekonomik në Shqipëri. Në të vërtetë, më e rëndësishme se vet dhuna e shpërfaqur dhe manifestuar në rrugët e Tiranës, dhe tashmë në shumë qytete tjera të Shqipërisë, është çka në të vërtetë kjo dhunë shpërfaqë. Jo kuptimi i dhunës si të tillë, por simptomat të cilat i shpërfaqë ajo nëpërmjet manifestimit të saj si dhunë.

Në Shqipëri, dhuna është pjesë përbërëse e konstitutive e realitetit politik, ekonomik, shoqëror, kulturor, financiar, etj. Në sistemin politik të instaluar pas rënies e dështimit të sistemit socialist, dy partitë politike kryesore në vend, në vetvete nuk janë antinomike, por komplementare, madje kushtëzuese të njëra tjetrës. Këto parti politike nuk shquhen apo dallohen për ndonjë vizion, ide apo projekt politik, pavarësisht se çfarë do ishte ai. Ajo që e karakterizon sistemin ekonomik-politik të Shqipërisë në këto tri dekadat e fundit është dhuna sistemike, e instaluar në esencën e sistemit që prodhon qeveri me emra të përveçshëm, por përbenda logjikës së njëjtë. Dhuna sistemike dhe sistematike e ushtruar në Shqipëri që nga vitet e 90ta (dhe qëllimisht po e marr sistemin kapitalist të organizimit shoqëror si pikën fillestare, sepse triumfi i tij është momenti kur është proklamuar dhe premtuar liria, barazia, mirëqenia, prosperiteti, integrimet, etj) mund të vërehet aq hapur e qartazi, që nga punësimet, diskriminimet në investime qeveritare, pasurimi i një grushti njerëzish, ndërrimi i figurave të oligarkëve, por që oligaria është forma e qeverisjes, etj. Aq e dhunshme është jeta e një njeriu të zakonshëm në Shqipëri, sa që dhuna sistemike, që presupozohet të jetë e padukshme, është shndërruar dhe transformuar në dhunë sistematike, të hapur, të dukshme, të prekshme dhe të ndjeshme për secilin. Mjafton vetëm të shihen statistikat e emigracionit përgjatë viteve të fundit, që secili skeptik hipokrit të krijojë sens për situatën.

Read more:“KAYO, skemë mafioze”! Tedi Blushi: Ka suprimuar auditin dhe kontrollin kushtetues, ka përjashtuar prokurimin publik

Por, ku qëndron veçantia e regjimit të Edi Ramës? Çka e bën Ramën, këtë njeri që preokupimin kryesor e ka të japë përshtypjen e një lideri të fuqishëm, që ka gjithçka nën kontrollë, dhe njëkohësisht ka idenë e vizionin për një Shqipëri tjetër dhe ndryshe? Në kuptimin psikoanalitik, Rama është një pervers anakronik, të cilit glamourozja nuk po arrinë t’ia mbulojë impotencën e një lideri që e gjenë ekuivalentin e vet vetëm tek një hipster ordiner i Berlinit. Regjisori spanjoll Luis Buñuel ka bërë një film me titullin Sharmi Diskret i Borgjezisë. Rama dhe oligarkët, nouveau riche e tij, opinionistët, hipsterët, artistët, dhe të gjithë të tjerët që krijojnë totalitetin e pervezionit të Shqipërisë së sotme, janë negacioni i kritikës se Buñuel për borgjezinë. Rama dhe elementet konstitutive të regjimit të tij janë shfaqja e Sharmit Pervers e Impotent të Mikroborgjezisë Nouveau Riche. Në Shqipëri, perverzioni shoqëror, politik e kulturor ka arritur në nivele të tilla sa që inferioriteti politik e kulturor është bërë normë shoqërore. Subjektivizimi e subjektiviteti politik nuk ndodhin nëpërmjet fushatave absurde propagandistike në rrjete sociale, të një realiteti që në Shqipëri nuk ekziston. Diskrepanca ndërmjet perverzioneve imagjinare të Ramës, dhe realitetit brutal në Shqipëri nuk ka se si të jenë më antagoniste.

Rama dhe regjimi i tij kriminal dhe i korruptuar në vet esencën e tij, duket se ka arritur limitin e performancës së tij prej palaçoje shoqërore (gjë që pavullnetshëm ndanë me Sali Berishën), por është një vegël fantastike operacionale për mikroborgjezinë kompradore të vendit, që s’arrinë të mbërrjë aty ky do – borgjezinë. Limitet e tij janë më se të dukshme. Dhe, këtu gjërat fillojnë e bëhen interesante. Madje edhe politikisht, përveç se kulturalisht!

Read more:Ambasada amerikane: Presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin e ri të Kosovës për prioritetet e përbashkëta

Koncensusi ideologjik na thotë se dhuna është e papranueshme. Në parim, kush nuk mund të jetë dakord me këtë? Vandalizmi, djegjet, lëndimet e qytetarëve protestues, shkatërrimi dhe djegja e pronës private… kjo është qenësore, dhe shkaku i brengosjes së opinionistëve dashamirës e shpirtmirë në Shqipëri, që mbushin çdo natë studiot televizive.

Përgjigja jonë fillestare, dhe me “ne” mendoj të gjithë ata që në emër të emancipimit popullor besojnë në betejën dhe procesin politik që është i ankoruar në premisën elementare që çlirimi politik, ekonomik, kulturor e ideologjik i Shqipërisë konsiston në eliminimin politik të çiftit Rama-Berisha si frymë e si realitet qeverisës e politik, është më se e qartë dhe e vendosur: çka po ndodhë në Tiranë dhe në qytetet tjera të Shqipërisë është shumë pak dhunë.

Read more:Sot gara e Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve në kryeqytet

Dhuna fizike, që në rastin e revoltave studentore, rinore e popullore në Shqipëri nuk është as singulare, as inovative. E shihni çka është duke ndodhur në Francë këto ditë? Andaj, fillimisht duhet të qetësohemi e çlirohemi nga ideja se në rrugët e qytetet të Shqipërisë po bëhet diçka singulare. Thjeshtë, Shqipëria po i bashkangjitet trenit të vonshëm të rebelimit ndaj pushtetit kriminal, të korruputuar e oligarkik.

Rama është emri i impotencës. Njerëzit përreth tij, që janë oligarkët kompradorë, burokratët servilë, opinionistët sipërfaqësor e të lapërdhishëm por mbi-prezent, artistët oportunistë të bienaleve e rezidencave, por thellësisht jo-kreativ, janë pjesë e ingranazhit që e mirëmbajnë një sistem politik i cili sot po sulmohet me gurë nëpër rrugët e sheshet e vendit. Esenca e Edi Ramës është e sulmuar, edhe politikisht, në konjukturën aktuale në Shqipëri, nuk ka gjë më sublime. E sublimuar në gurë e në flake.

Read more:Ngrihet Aleanca për Mbrojtjen e Prrenjasit, banorët peticion kundër ndryshimeve territoriale (VIDEO)

Por, këtu fillojnë problemet. Thënë troç, dhunë po, por për çka? Kundër kujt? Dhe për më tepër, dhunë për kënd? Përgjigja fillestare do ishte: po, vandalizoni dhe digjni gjithçka dhë të gjitha! Pa përjashtim! Filloni me pronat e oligarkëve të çiftit Rama-Berisha. Vazhdoni me institucionet shtetërore e policinë. Rebelohuni ndaj mësuesve, profesorëve e të gjithë oportunistëve të tjerë. Mos i shikoni e mos merrni pjesë në debatet televizive – janë të regjimit. Por, kjo është tmerrësisht kundër-produktive. Çështja kryesore në këtë situatë dhe në këto rrethana është ajo që nuk ekziston: artikulimi politik. Mungesa është – dhe për më tepër do jetë – përcaktuese. Ndërsa, mungesa rëndon më dhunshëm në supet e revoltës se sa dhuna objektive e ditëve të fundit. Artikulimi e elaborimi politik është mundësia e vetme që revolta popullore të mos stigmatizohet si banditëri apo vandalizëm. Sepse nuk është. Për më tepër, dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve. Ndërsa aspekti estetik, që shqetëson tashmë të shqetësuarit, nuk është politikja e protestës.

Regjimi i Edi Ramës është në rënie. Dhe kjo është thellësisht e pamjaftueshme. Sa e shpejtë do jetë rënia e tij, varet nga zhvillimet e ngjarjeve aktuale. Tragjedia e situatës politike në Shqipëri është matematikisht e thjeshtë, por ideologjikisht e komplikuar: ekziston një klasë politike e stër-vjetëruar dhe e korruptuar, një pakënaqësi popullore aktive, dhe – qenësorja – një impotencë politike për ta artikuluar dhe kanalizuar këtë revoltë.

Read more:Kush e përgjoi Ron Yeffet? Petro Koçi: Shërbimet e huaja të përfshira. Shqipëria nuk prodhon dot armë

Andaj, ajo që po ndodhë këto ditë në Shqipëri nuk duhet kuptuar si dhunë, por si përgjigje e reagim ndaj dhunës sistemike e sistematike në vend për më shumë se tri dekada. Formulat për zgjidhje apo për dalje nga situata aktuale, të cilat i lexojmë nga opinionistët, janë – në rastin më të mirë – veçse dëshira shpirtëmira. Politizimi i revoltës rinore e popullore është fillimi i zgjidhjes së situatës. Ndërsa, nëse çmimi për çlirimin nga Rama, dhe logjika e qeverisjes në Shqipëri është demolimi dhe shkatërrimi i shesheve dhe bulevardeve, atëherë ky është çmim relativisht i lirë, në raport me dëmin e përgjithshëm shoqëror. ©LAPSI.al

Lexo edhe
VA News
Editoriale

Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog

Editoriale

Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide

Tags: #Dhuna #institucionet #Interesante #Investime #jetë #Kryesore #parti politike #Partitë politike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 3 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Editoriale

Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog

Çfarë po ndodh nuk është vetëm protestë, nuk është vetëm revoltë. Është buçima e fatalitetit të një shoqërie…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Editoriale

Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide

Sali Berisha, i cili i mbijetoi heroikisht një prej goditjeve më të rënda në historinë e tij politike,…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
VA News
Editoriale

Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog

Pas çdo proteste që përfundon me gurë, gaz lotsjellës dhe të arrestuar, në Tiranë dëgjohen dy refrene. I…

• 1 ditë më parë • 11 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin