Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
Editoriale

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide

• 25 Tetor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Degradimi i një pushteti është në proporcion të drejtë më gënjeshtrat që prodhon. Sa më i madh degradimi aq më e madhe gënjeshtra. Këtë e vërtetoi edhe deklarata e fundit e kryeministrit Rama se protestat i organizon dhe financon krimi i organizuar dhe Antifa. Ndër broçkullat propogandistike të kryeministrit këto të dyja janë pa dyshim po aq spektakolare sa degradimi politik dhe moral i pushtetit të tij.

Le të fillojmë me Antifa-n që në fakt nuk ekziston as si organizatë dhe as si institucion. Është thjesht një emërtim, siç është Revolucioni i Flamingove, i një lëvizje politike të decentralizuar të majtë, radikale, anti-fashiste. Antifa nuk ekziston si organizatë, ndaj nuk mund të shpallet si organizatë terroriste.

Në këtë aspekt është shumë e ndryshme nga organizata terroriste iraniane Mujahedeen–e-Khalq (MEK) që njihet edhe me emrin Muxhahedinët e Iranit që qeveria e Ramës e strehon midis Durrësit dhe Tiranës. MEK ka një lidership, buxhet, antarësi dhe strukturë të qartë hierarkike. Ashtu sikurse dhe një histori të gjatë aktesh terroristesh, vrasjesh dhe dhune nëpër botë. (shiko ketu)

Read more:Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog

Antifa, nga ana tjetër, nuk ka një udhëheqje qendrore, nuk ka antarësi formale, nuk ka buxhet, nuk ka një strukturë organizative apo degë që mund të kordinohen në mënyrë të strukturar mes tyre. Kushdo mund të dalë dhe të thotë “unë jam Antifa”, dhe nuk ka mënyrë ta vërtetosh.

E thënë ndryshe Antifa nuk është e aftë të organizojë vetveten dhe jo më protestën apo revoltën rinore në Shqipëri. Aq më tepër kur shumica dërrmuese e popullatës dhe rinisë shqiptare as nuk e ka idenë se çfarë është Antifa apo ideologjia e saj. Ndaj të pretendosh se revolta rinore po organizohet, frymëzohet apo financohet nga Antifa është absurditet.

Read more:“Mjaft është mjaft!” – Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Rama na quajti agjentë të huaj! Kërkojmë kufizimin e mandatit të kryeministrit, Rama e Berisha në burg!

Atëherë përse kryeministri Rama insiston te një absurditet si Antifa? Për të njëjtën arësye se përse insiston tek dhurimi i i Sazanit dhe Zvërnecit. Për ti bërë qejfin familjes Trump. Donald Trump e urren Antifën dhe e ka kthyer atë në simbol të radikalizmit të majtë që sipas tij po i vë flakën SHBA-ve.

Pra kryeministri Rama ka vedosur sot të dhunojë të vërtetën për të përfituar mbështetje politike nga administrata Trump. Është e njëjta llogjikë që e shtyu dje të dhunojë integritetin tonë territorial duke i dhuruar Sazanin dhe Zvërnecin familjes Trump, në shkëmbim të mbështetjes politike.

Read more:Komunikimet me Ergys Agasin/ Berisha: Rama po përpiqet ta paraqesë si aferë dashurie, por Vlora Hyseni e ka marrë çdo vendim me porosi të tij

Është ky komunkim, jo me qytetarët por me Trump-in, që e ka shkëputur kryeministrin nga realiteti shqiptar. Ndaj ai tashmë pretendon se pas protestave është krimi i organizuar. Edhe pse qytetarët, madje edhe militantët më socialistë, e kanë të qartë që krimi i organizuar në Shqipëri historikisht shkrihet me pushtetin dhe jo me protestën qytetare.

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës.

Read more:Populli dhe banda me uniformë – Blog

Përndryshe do na duhej të besonim se pas revoltës së rinisë dhe protestave sociale qëndron Artur Shehu që po legalizon pronat me projektin e Zvërnecit, Tan Lepri, Ergys Agasi apo krimi i organizuar i Elbasanit që deri tani ka prodhuar deputet për Ramën.

Në fakt nuk ka asgjë për tu çuditur në fabulën gjithnjë e më absude të kryeministrit. Sa më i madh degradimi politik aq më shumë ai projektohet tek kundërshtari. Askush nuk e ka kritikuar mungesën e demokracisë dhe lirisë në perëndim më shumë se Enver Hoxha. Askush nuk e ka denoncuar autoritarizmin e PS-së më shumë se Sali Berisha.

Read more:“Qindra mijëra njerëz në protesta të përditshme”/ Revista prestigjioze amerikane, The Atlantic: Shqiptarët mbushin sheshet për dorëheqjen e Ramës

Sot i ka ardhur rradha Edi Ramës të denoncojë revoltën qytetare për lidhje me krimin e organizuar, terrorizmin dhe narkotrafikun. Mos u çudisni kur së shpejti të fillojnë denoncimin e protestës qytetare si institucion ku bëhet pastrim parash dhe prodhohet kulti i individ.

Shkruar enkas për Lapsi.al nga Blendi Kajsiu

Lexo edhe
Editoriale

Populli dhe banda me uniformë – Blog

Editoriale

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën – Blog

Tags: #artur shehu #Deputet #Dhune #Donald Trump #Enver hoxha #ergys agasi #Institucion #Kërcënim

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën – Blog
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
  • Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 2 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 2 orë më parë
  6. 06
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 1 lexime · 60 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Populli dhe banda me uniformë – Blog

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i shkëputur…

• 1 ditë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën – Blog

Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale 16 Tetor, 14:59

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Editoriale

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide

Dhuna që ka përfshirë rrugët e Tiranës dhe Shqipërisë nuk është produkt as i agjenturave të huaja, as…

• 3 ditë më parë • 9 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin