Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
Editoriale

Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog

• 20 Tetor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

1. Protestat në Shqipëri dhe përshkallëzimi i tyre në dhunë shënojnë një fazë të re të revoltës qytetare kundër pushtetit dhe të krizës së legjitimitetit të tij. Pushteti është personalizuar në masë të madhe te kryeministri Rama; rrjedhimisht, edhe revolta është përqendruar te kërkesa për dorëheqjen e tij.

2. Delegjitimimi i pushtetit ka filluar më herët, me dobësimin e kundërpeshave demokratike. Brenda PS-së, pushteti i personalizuar i kryeministrit nuk është përballur me një demokraci të brendshme që do ta kufizonte. Jashtë saj, opozita nuk ka arritur të ushtrojë një kontroll efektiv, pjesërisht për shkak të dobësive të veta. As pjesa mbizotëruese e medieve nuk e ka përmbushur këtë funksion, për shkak të ndërthurjes së interesave komerciale të pronarëve me interesat politike të pushtetit.

Read more:“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

3. Në mungesë të baraspeshës demokratike, SPAK-u, me veprimet e tij kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, është perceptuar si kundërpesha ndaj pushtetit dhe është shndërruar në një institucion të paprekshëm, madje pa mbikëqyrje efektive nga institucionet formalisht demokratike. Akuzat e deritanishme të SPAK-ut tregojnë për ndërlidhje mes pushtetit dhe krimit të organizuar, nga njëra anë, dhe për qeverisjen me kulturë të lartë korrupsioni , nga ana tjetër.

Read more:Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza duhet për konsolidimin e drejtësisë

4. Një pjesë e akuzave të SPAK-ut japin indikacione të qarta për shpërlarjen e parave nga trafiku ndërkombëtar i drogës. Ky aktivitet në pesë vitet e fundit ka futur miliarda dollarë në qarkullimin financiar të vendit, ka krijuar një dinamikë ndërtimi dhe zhvillimi jashtë logjikës së ekonomisë së tregut, ka forcuar artificialisht lekun dhe nxitur inflacionin. Kjo e ka bërë barrën e kostos së jetesës për qytetarin e Shqipërisë më të rëndë në raport me të ardhurat, krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian.

5. Një numër qytetarësh reagoi ndaj këtij pushteti në qershor të këtij viti me “revolucionin flamingo”, me ecejake kreative e paqësore, duke protestuar kundër disa prej shfaqjeve të personalizimit të pushtetit të kryeministrit në Zvërnec/Sazan, gjegjësisht kundër ligjeve që i mundësonin këto veprime. Kryeministri nuk e trajtoi këtë protestë në thelbin e saj: kundërshtimin e një mënyre vendimmarrjeje që e trajton pasurinë publike si domen të pushtetit të personalizuar. Shpërfillja e protestës paqësore dobësoi besimin se pushteti mund të ndikohet me mjete demokratike dhe krijoi terren për radikalizimin e pakënaqësisë.

Read more:Bashkia e Tiranës rinis evidentimin e objekteve të palegalizuara, thirrje qytetarëve: Përditësoni kontaktet për të vijuar legalizimin

6. Shqipëria ka hyrë në një krizë nga e cila nuk mund të dilet me kthim në gjendjen e mëparshme. Për më tepër, kjo mund të jetë hyrja në një krizë edhe më të thellë vitin e ardhshëm, nëse do të zvogëlohej në masë të konsiderueshme fluksi i parave që shpërlahen në ekonominë e vendit. Një gjë e tillë do të mund të trondiste financat dhe ekonominë e vendit. Në fund, kjo do të ishte edhe krizë e sigurisë në nivel shteti.

Read more:Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide

7. Vendi ka nevojë urgjente për një proces politik të menaxhimit të krizës. Paketa duhet të përfshijë shtendosjen, mbrojtjen e protestës paqësore, hetimin e paanshëm të dhunës dhe garanci për vazhdimin e pavarur të punës së drejtësisë. Ajo duhet të krijojë edhe kushtet ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te mediet.#veton surroi

Lexo edhe
Editoriale

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide

Editoriale

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide

Tags: #Aktivitet #Domen #Flamingo #Institucion #institucionet #jetë #ndërtimi #opozita

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
  • Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide
  • Sot është turp të jesh socialist – Blog
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • “Ky është revolucioni i të rinjve”, Edlira Çepani: Presidenti të ulët palët në tavolinë
  • Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide
  • Sot është turp të jesh socialist – Blog
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Sot është turp të jesh socialist – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’ 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide

Prej një dekade, ose më saktë që pas zgjedhjeve të 2017, kur PS-ja mori timonin e vetme, një…

• 2 minuta më parë • 7 min lexim
Editoriale

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide

Përdorimi i punonjësve të administratës publike si trupa paramilitare për të goditur studentët si dhe shpërndarja e parave…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Sot është turp të jesh socialist – Blog

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi.…

• 1 ditë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin