Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
Sociale

Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd

• 18 Tetor, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të mbajnë fëmijët larg përplasjeve të dhunshme gjatë protestave në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, ajo theksoi se të miturit nuk duhet të përfshihen në përplasje politike dhe as të përdoren për të mbrojtur askënd, ndërsa bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit edhe fëmijë kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ruseti u kërkoi prindërve të jenë të vëmendshëm se ku ndodhen fëmijët e tyre dhe çfarë thirrjesh marrin në rrjetet sociale, ndërsa iu drejtua edhe organizatorëve të protestave, përfaqësuesve politikë dhe mediave që të shmangin nxitjen e përplasjeve dhe normalizimin e dhunës. Ajo theksoi gjithashtu se e drejta për protestë paqësore është e garantuar nga Kushtetuta dhe se çdo veprim i policisë duhet të jetë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional.

Deklarata e plotë

Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Qeverisë shqiptare, u drejtohemi prindërve, kujdestarëve dhe të gjithë qytetarëve me thirrjen që fëmijët dhe adoleshentët të mbahen larg përplasjeve të dhunshme dhe situatave që mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

Të miturit nuk duhet të përfshihen në përplasje dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësi për veprimet e personave që i nxisin drejt dhunës.

Read more:“Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit me lojëra kineze”/ Rama mesazh BE-së: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë (VIDEO)

Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së çdo fëmije duhet të jetë përparësi.

Ngjarjet e ditëve të fundit kanë evidentuar rreziqet me pasoja në shëndetin e tyre.

Të mitur kanë marrë shërbim mjekësor në spitale, për shkak të problemeve të hasura nga pjesëmarrja e tyre në protestë, 272 persona kanë marrë shërbim mjekësor, ndër ta
rreth 169 efektivë janë lënduar gjatë protestave të këtyre ditëve dhe 70 protestues e kalimtarë.

E drejta për protestë paqësore është e garantuar nga Kushtetuta dhe përfshin edhe të drejtën e të rinjve për të shprehur mendimin dhe për t’u dëgjuar.

Read more:Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm

Njëkohësisht, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsideratë parësore në çdo vendim dhe veprim që e prek atë. Ky parim kërkon nga të gjithë ne të kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe ekspozimi ndaj rrezikut.

Standardet evropiane kërkojnë që menaxhimi i protestave të mbështetet në komunikim, ulje të tensioneve dhe përdorim të forcës vetëm kur është i domosdoshëm dhe në masën minimale të nevojshme, ky standard duhet të udhëheqë veprimtarinë e Policisë së Shtetit.

Veprimet e dhunshme të individëve nuk justifikojnë trajtimin e të gjithë pjesëmarrësve si persona të dhunshëm dhe as vendosjen e përgjegjësisë kolektive. Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe distancimin nga personat që ushtrojnë dhunë. Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar që çdo veprim policor të jetë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional, ndërsa çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës të shqyrtohet në mënyrë të paanshme.

Por sot kemi një komunikim që duam t’jua adresojmë prindërve dhe kujdestarëve.

Read more:Të rinjtë varësi nga teknologjia, s’kuptojnë atë që lexojnë! Ekrane në moshë të vogël, logopedia: U bllokojnë të folurën

Të dashur prindër dhe kujdestarë, është e rëndësishme të dini ku ndodhen fëmijët tuaj, me kë janë dhe çfarë përmbajtjesh ose thirrjesh marrin në rrjetet sociale.

Flisni me ta për rreziqet dhe këshillojini që, në rast tensioni, të largohen menjëherë drejt një vendi të sigurt. Edhe pa marrë pjesë në incidente, prania pranë përplasjeve mund t’i ekspozojë ndaj lëndimit.

Përgjegjësia jonë përfshin edhe vëmendjen ndaj pasojave që dhuna mund të shkaktojë në zhvillimin e fëmijëve. Përjetimi ose dëshmimi i saj mund të sjellë frikë, pasiguri dhe pasoja psikologjike afatgjata.

Normalizimi i dhunës mund të krijojë bindjen se konfliktet zgjidhen përmes forcës dhe se dëmtimi i të tjerëve është mënyrë e pranueshme për të kërkuar të drejta.

Read more:Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog

Fëmijët dhe adoleshentët duhet të mbështeten që të argumentojnë, të kundërshtojnë dhe të kërkojnë llogari duke respektuar jetën dhe dinjitetin njerëzor.

Po aq i rëndësishëm është besimi i tyre te Policia e Shtetit, si institucioni ku mund të kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje. Paraqitja e policisë si kundërshtare e të rinjve, si dhe çdo sjellje e paligjshme ndaj punonjësve të policisë, e dëmton këtë besim.

Ruajtja dhe forcimi i tij kërkojnë profesionalizëm, trajtim të barabartë, transparencë dhe përgjegjësi për çdo shkelje.

U bëjmë thirrje organizatorëve, përfaqësuesve politikë, mediave dhe çdo të rrituri që ushtron ndikim te fëmijët të kontribuojnë në mbrojtjen e tyre, duke shmangur nxitjen e përplasjeve dhe normalizimin e dhunës.
Të miturit nuk duhet të përfshihen në përplasje politike dhe nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd.

Read more:“Ka gjyqtarë që shkonin te Ergys Agasi”, Këlliçi: Në dosje janë të implikuar politikanë e prokurorë, do ta shihni…

Interesi më i lartë i fëmijës duhet të udhëheqë veprimet e të gjithë aktorëve, pavarësisht kundërshtive politike. Mbrojtja e të drejtave të tyre kërkon angazhim të përbashkët, me synim që asnjë fëmijë të mos lëndohet në përplasjet në rrugë.

Fëmijët janë përgjegjësi e përbashkët dhe duhet të mbrohen.

Ju lutem bashkëpunoni me Policinëe Shtetit dhe shtetin shqiptar!

Faleminderit!

Lexo edhe
Sociale

Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Sociale

Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!

Tags: #Adoleshentët #anisa ruseti #Besim #Dhuna #Femije #Fëmijët #jetë #protestat kunder qeverise

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
  • Kurbini promovon traditën dhe kulinarinë përmes një panairi! Të vegjël e të rritur mbushin sheshin
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
  • “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
  • Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’ 12 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide 5 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog 3 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!

Pas pretendimeve dhe teorive konspirative që qarkulluan gjatë ditës për fluturime shtesë nga Tel Avivi drejt Tiranës, Aeroporti…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës

Në ditën e tretë të përshkallëzimit të akteve të dhunës, Presidenti Bajram Begaj u ka bërë sërish thirrje…

• 3 ditë më parë • 20 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin