Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
Ekonomi

Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm

• 10 Tetor, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Çmimet në Shqipëri mund të marrin një tjetër hov në muajt e ardhshëm.

Guvernatori Gent Sejko në konferencën e politikës monetare paralajmëroi se pasiguritë dhe tensionet gjeopolitike në tregjet ndërkombëtare pritet të sjellin presione të reja mbi inflacionin.

“Përditësimi i parashikimeve tregon se inflacioni ka gjasa të rritet më tej gjatë dy tremujorëve në vijim. Megjithatë, kjo rritje pritet të jetë e moderuar dhe e përkohshme. Më pas, duke filluar nga mesi i vitit të ardhshëm, inflacioni pritet të vijë në rënie graduale drejt objektivit. Nga ana tjetër, vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend pritet të rritet me ritme të qëndrueshme dhe pranë potencialit, duke pasqyruar bazat solide të rritjes dhe ambientin stimulues financiar”, u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Read more:Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë

Pavarësisht presioneve të reja mbi çmimet, Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit. Vendimi vjen ndërsa ekonomia shqiptare vijon të rritet me ritme solide. Në tremujorin e dytë, rritja ekonomike ishte 3.6%, ndërsa kredia për sektorin privat është zgjeruar me 15.4%.

“Bazuar në këto konsiderata, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin e politikës monetare në mbledhjen e sotme. Megjithatë, këto parashikime, si dhe prania e rreziqeve të kahut të sipërm mbi inflacionin, forcojnë premisat për një lëvizje në kahun normalizues të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen”, tha Sejko.

Read more:Norma e interesit nuk ndryshon, Sejko: Shtrenjtimi i karburanteve në tregjet ndërkombëtare është rrezik për inflacionin

Inflacioni ka kaluar objektivin e Bankës së Shqipërisë duke arritur në 3.2% ndërsa shporta bazë e produkteve ushqimore përbën për familjet shqiptare rreth 40% të shpenzimeve. Një rritje e mëtejshme e inflacionit pritet të ndikojë drejtpërsëdrejti në xhepat e qytetarëve.

Lexo edhe
Ekonomi

Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë

Ekonomi

Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet

Tags: #Banka #ekonomia #Ekonomia shqiptare #gent sejko #Guvernatori #Inflacioni #jetë #rritja ekonomike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë
  • Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet
  • 40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë
  • Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës
  • Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton
Nga të njëjtat tag-e
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 5 lexime · 31 minuta më parë
  3. 03
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 1 lexime · 46 minuta më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 46 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë

Pensionistët që vazhdojnë të punojnë dhe paguajnë sigurime shoqërore mund të përfitojnë në të ardhmen nga kontributet që…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet

Buxheti i shtetit pritet të kapë nivele rekord për vitin 2027, në 10 miliardë euro. Nëpërmjet një postimi…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Ekonomi

40% e shpenzimeve për ushqim/ Rëndohet buxheti i familjeve, nga transporti tek argëtimi harxhojnë mesatarisht 95 mijë lekë

Një shportë që kushton më shumë, një faturë që rritet dhe një buxhet që duhet të ndahet gjithnjë…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by