Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë
Sociale

Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë

• 26 Nëntor, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Me rastin e 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë bërë thirrje për angazhim të përbashkët në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.

Sipas deklaratës së OKB-së, më shumë se gjysma e grave në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një formë dhune gjatë jetës së tyre.

Nga viti 2021 deri në vitin 2025, 31 gra janë viktima të femicidit, ndërsa vetëm gjatë vitit 2026 janë paraqitur në gjykatë 2 321 kërkesa për urdhra mbrojtjeje.

Read more:Kryeministri Rama mbërrin në Rinas, pritet të japë mesazhin për shqiptarët

OKB thekson se, pavarësisht përparimit në kuadrin ligjor dhe institucional, aksesi në drejtësi, mbrojtja e të mbijetuarave dhe zbatimi efektiv i ligjit mbeten sfida të rëndësishme.

Shqetësim i veçantë ngrihet edhe për dhunën në hapësirën digjitale, ku 41 % e grave aktive në internet në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një formë dhune të lehtësuar nga teknologjia.

Përmes mesazhit “Mos e Normalizo. Nuk ka asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave”, Kombet e Bashkuara u bëjnë thirrje institucioneve, shoqërisë civile, medias, sektorit privat dhe qytetarëve të bashkojnë përpjekjet për t’i dhënë fund çdo forme dhune dhe pandëshkueshmërisë.

Read more:Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide

Deklaratë e përbashkët e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, 25 nëntor 2026:

Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një nga shkeljet më të përhapura dhe më të vazhdueshme të të drejtave të njeriut. Në Shqipëri, më shumë se gjysma e grave kanë përjetuar të paktën një formë dhune gjatë jetës së tyre. Nga viti 2021 deri në vitin 2025, 31 gra ishin viktima të femicidit, 27 prej të cilave u vranë me dashje nga partnerët e tyre intimë ose nga pjesëtarë të familjes. Vetëm gjatë vitit 2026 deri më tani, organet ligjzbatuese paraqitën në gjykatë 2 321 kërkesa për urdhra mbrojtjeje, ndërsa Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza mori mbi 4 000 telefonata.

Read more:Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide

Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional, veçanërisht përmes miratimit të ligjit të ri për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Në këtë drejtim kanë kontribuar edhe reformat ligjore, forcimi i Mekanizmave të Koordinuar të Referimit dhe zgjerimi i shërbimeve të specializuara mbështetëse për të mbijetuarat.

Duke u mbështetur në këtë përparim, nevojiten përpjekje të mëtejshme për t’u garantuar të gjitha të mbijetuarave akses në drejtësi. Në vitin 2025 u raportuan 5 174 raste të dhunës në familje, 6 për qind më shumë se në vitin 2021. Vetëm gjysma e rasteve të raportuara shkuan në gjykatë, çka nxjerr në pah nevojën për të forcuar reagimin institucional. Pas këtyre shifrave qëndrojnë gra dhe vajza, jeta, siguria dhe e ardhmja e të cilave varen nga garantimi në kohë dhe në mënyrë efektive i mbrojtjes dhe i drejtësisë. Moszbatimi i ligjit, stereotipet e dëmshme gjinore, varësia ekonomike, stigmatizimi dhe qasja e kufizuar në shërbime të specializuara vazhdojnë t’i pengojnë shumë të mbijetuara të kërkojnë ndihmë dhe të marrin drejtësinë që u takon.

Gratë dhe vajzat që përballen me forma të shumëfishta dhe të ndërthurura të diskriminimit hasin pengesa të tjera për të siguruar mbrojtje, mbështetje dhe drejtësi. Njëkohësisht, dhuna po merr forma të reja në hapësirën digjitale. Në Shqipëri, 41 për qind e grave aktive në internet kanë përjetuar të paktën një formë dhune të lehtësuar nga teknologjia. Gratë e reja të moshës 18–24 vjeç janë ndër më të rrezikuarat. Këto sfida kërkojnë veprim urgjent për të mbrojtur të drejtat, sigurinë dhe dinjitetin e të gjitha grave dhe vajzave, si në internet, ashtu edhe jashtë tij. Asnjë grua apo vajzë nuk duhet të mbetet pas.

Read more:Protestat e dhunshme ngadalësojnë ekonominë, Ibrahimaj: Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, fushata kombëtare e këtij viti përcjell mesazhin “Mos e Normalizo. Nuk ka asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave.” Kombet e Bashkuara në Shqipëri u bëjnë thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore, institucioneve të drejtësisë, shoqërisë civile, sektorit privat, medias dhe komuniteteve në mbarë vendin të bashkojnë përpjekjet për t’i dhënë fund çdo forme dhune ndaj grave dhe vajzave.

Duhet të kundërshtojmë qëndrimet, sjelljet dhe normat e dëmshme shoqërore që e normalizojnë, e tolerojnë apo e justifikojnë dhunën. Heshtja, indiferenca dhe pranimi i dhunës lejojnë që ajo të vazhdojë. Parandalimi i saj kërkon përgjegjësi të përbashkët, investime të vazhdueshme, reagim institucional efektiv dhe llogaridhënie në çdo nivel.

Read more:Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku

Teksa na ndajnë vetëm pak vite nga afati për përmbushjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, duhet të mbrojmë arritjet e deritanishme dhe të veprojmë. Le të bashkohemi për të garantuar drejtësi, për të mbrojtur e mbështetur të mbijetuarat e dhunës, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, në mënyrë që çdo grua dhe çdo vajzë të mund të jetojë e lirë nga dhuna dhe diskriminimi në çdo hapësirë.

Dhuna nuk duhet të normalizohet kurrë.

Nuk ka asnjë justifikim për dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Lexo edhe
Sociale

Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë

Sociale

Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)

Tags: #Dhuna #dhuna ndaj grave #Dhune #Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave #E ardhmja #Familje #Gratë #Okb

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • GTA VI çmend botën/ Rekord historik prej 3.79 miliardë dollarësh që ditën e parë, fansat pushtojnë rrjetet sociale
  • Trajtimi i Veliajt njësoj si Berisha i ka bërë socialistët të ulin kokën – Ide
  • “E ardhmja e ekonomisë”/ Forumi i “Monitor”, Sejko: Rritje ekonomike 4%, biznesi kërkon më shumë prodhim e eksporte
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO) 2 lexime · 2 orë më parë
  4. 04
    Politikë Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë 2 lexime · 1 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Trajtimi i Veliajt njësoj si Berisha i ka bërë socialistët të ulin kokën – Ide 1 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë

Shqipëria dhe Italia thellojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, me fokus modernizimin e QSUT-së dhe zhvillimin e një…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Sociale

Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)

Një projekt i bashkisë së Pogradecit për rehabilitimin e lumit të Vërdovës, është pasuar me shembjen e disa…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)

Shqipëria dhe Kosova po diskutojnë zgjerimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët në të dyja anët e kufirit, me…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin