Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë
Politikë

“Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë

• 9 Tetor, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protestuesit që prej 132 ditësh qëndrojnë para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës, kanë akuzuar policinë për dhunë ndaj qytetarëve të shoqëruar gjatë tubimit të një dite më parë. Një prej protestuesve pretendoi se personat e arrestuar janë fyer dhe keqtrajtuar në momentin e shoqërimit dhe në komisariate.

Sipas tij, gjatë përplasjeve të së enjtes, protestuesit tentuan të çanin gardhin e policisë, ndërsa në terren u përballën me efektivët e forcave “Shqiponja”.

“Dje në orën 12 nisën arrestimet, por ne qëndruam për të çarë gardhin e policisë. Përballë kishim ‘Shqiponjat’ që janë me Ramën, ndërsa në komisariate është ndryshe. Dje i kanë torturuar të arrestuarit. Të merr tjetri për krahu, të fut në furgonin e policisë dhe të shan familjen”, u shpreh protestuesi, duke ngritur akuza për sjelljen e efektivëve.

Read more:Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)

Ai e cilësoi policinë si mbështetëse të kryeministrit dhe deklaroi se, sipas tij, bashkimi i qytetarëve është e vetmja mënyrë për t’i bërë përballë qeverisë.

“Ndaj këto janë fytyrat e Edi Ramës, ajo është policia e Ramës. Pa ata, ai nuk qëndron dot në pushtet. Nuk kemi rrugë tjetër veç bashkimit për t’i rezistuar kësaj sfide”, tha ai.

Read more:Shisnin kanabis pranë shkollave, arrestohen 2 persona në Kuçovë dhe Moravë, sekuestrohen mbi 4 kg drogë (VIDEO)

Protestuesi kritikoi edhe opozitën, duke përmendur kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe kreun e kësaj partie, Sali Berisha. Ai i akuzoi për mungesë të qëndrimit të vendosur ndaj qeverisë, duke përdorur ironi për qendrimin e tyre ditën e djeshme në Kuvend, ku edhe u votua reforma territorial.

“Ku është opozita? Gaz Bardhi m’u duk si zjarrfikës dje, duke lagur deputetët, ndërsa Berisha m’u duk si komandant i zjarrfikëses. Këta janë bashkë. Duhet të ishin futur në grevë urie, ndaj janë deputetë. Ai parlament nuk na përfaqëson, me 140 vetë që ka brenda”, përfundoi protestuesi.

Lexo edhe
Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Politikë

“Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin

Tags: #gazment bardhi #kuvend #opozita #Para #Policia #sali berisha #Shqiponja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
  • “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë
  • Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit
Nga të njëjtat tag-e
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
  • Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës
  • “Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 8 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Sociale Nëna me foshnjën 3-muajshe nuk do të rikthehet më në burg, GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit! Avokati ‘shkel’ bojkotin (VIDEO) 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Dorëheqje”/ Protestuesit me thirrje të forta përpara Kuvendit

Protestuesit në këto momente janë përpara parlamentit, teksa në Kuvend pritet të kalojë projektligji për reformën e re…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin

Aktivisti Edison Lika, në fjalën e tij në protestën e 130 kundër qeverisë tha se kryeministri Edi Rama…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj: Universiteti të kryejë funksionin e tij, mesazhi për studentët

Këtë të martë mbahet protesta e 129-të para kryeministrisë. Profesori Lush Susaj u shpreh se të gjithë kanë…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by