Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza duhet për konsolidimin e drejtësisë
Kronikë

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza duhet për konsolidimin e drejtësisë

• 25 Shtator, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Tre anëtarë të KLGJ do të zgjidhen sot nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve, për një mandat 5-vjeçar. Në fjalën e tij, kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi u ndal te përplasja me ekzekutivin për pagat e magjistratëve, duke thënë se fjalën përfundimtare do ta thotë Gjykata Kushtetuese, vendim i cili theksoi se duhet të zbatohet nga të gjitha palët.

Sipas tij, tryeza e propozuar nga Rama nuk mund të zëvendësojë procesin kushtetues dhe as të përdoret për të negociuar vendimet e Gjykatës.

Pjesë nga fjala e Sadushit

Kjo mbledhje zhvillohet në një moment kur debati publik ka sjellë përsëri në vëmendje marrëdhëniet ndërmjet pushteteve, autoritetin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe garancitë që lidhen me statusin e gjyqtarit. Ky nuk është objekti i mbledhjes së sotme, por nga çdo mosmarrëveshje institucionale duhet të dimë të nxjerrim mësime.

Read more:Pagat e magjistratëve/ Bojkoti në Gjykatën e Kukësit lë qytetarët pa shërbime: Po tallen me ne, a ka shtet apo s’ka shtet?

Pavarësia e institucioneve nuk provohet kur të gjithë janë dakord. Ajo provohet pikërisht kur lind mosmarrëveshja. Atëherë shihet nëse institucionet dinë të argumentojnë, të mbrojnë kompetencat e tyre, të përdorin mjetet kushtetuese dhe të dialogojnë pa hequr dorë nga parimet.

Kam mbrojtur dhe vazhdoj të mbroj dialogun institucional. Ndarja e pushteteve nuk nënkupton mungesën e dialogut ndërmjet tyre. Dialogu institucional, megjithatë, kërkon më shumë se uljen e palëve në një tryezë. Ai duhet të ketë një objekt të qartë, të respektojë kompetencat e secilit dhe të mbështetet në një bazë juridike të përbashkët. Për mosmarrëveshjen rreth ligjit për pagat e magjistratëve, është Gjykata Kushtetuese që do të vendos përfundimisht. Kushtetuta nuk negociohet. As gjykimi kushtetues nuk mund të zëvendësohet nga një tryezë dialogu. Vendimi që do të merret duhet të respektohet dhe të zbatohet.

Read more:Ngërçi me pagat/ Sadushi: Nuk po negociojmë çmimin, qeveria s’mund të zvogëlojë pagën që buron nga vendimi i Kushtetueses! Vendimi të zbatohet

Kjo është arsyeja pse duhet të jemi të qartë edhe për objektin e tryezës së konsultimit, në të cilën Kryeministri ka ftuar të gjithë drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, të gjykatave dhe të prokurorive të Republikës. Objekti i saj është politika e pagave në sistemin e drejtësisë dhe mekanizmi për përcaktimin e tyre.

Pikërisht për këtë çështje qëndrimi ynë duhet të jetë i qartë. Për sa kohë ligji dhe pretendimet kushtetuese të ngritura ndaj tij janë në shqyrtim përpara Gjykatës Kushtetuese, themeli juridik i kësaj mosmarrëveshjeje nuk mund të negociohet në një tryezë tjetër. Nuk mund të negociohet kuptimi i Kushtetutës, fuqia detyruese e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe as të paraprihet ajo që mund të vendoset prej saj.

Kjo nuk do të thotë se duhet të mbyllim derën e dialogut. Ato që mendojmë, ato që diskutojmë ndërmjet nesh dhe ato që kemi bërë publike duhet të kemi gatishmërinë t’i themi drejtpërdrejt në çdo tryezë. Prania në tryezë nuk do të thotë heqje dorë nga qëndrimet tona dhe as pranim i premisave të palës tjetër. Dialogu nuk është nënshtrim. Ai është mënyra institucionale për të mbrojtur qëndrimin me argumente, për të dëgjuar mendimin ndryshe dhe për të kërkuar hapësirën e bashkëpunimit që Kushtetuta lejon.

Read more:Vakancat në Kushtetuese/ KED kualifikon Alban Toron, Arta Vorpsin dhe Genci Gjonçaj, rrëzon kandidaturën e Brunilda Bara!

Ne duhet të jemi po aq të qartë edhe për kufijtë e këtij dialogu. Ai nuk mund të nisë dhe të përfundojë te paga. Çështja e pagave është e rëndësishme, sepse prek drejtpërdrejt një nga garancitë e pavarësisë së gjyqësorit, por ajo nuk përmbledh problemet e drejtësisë shqiptare. Një dialog serioz ndërmjet pushteteve duhet të shkojë përtej mosmarrëveshjes së momentit dhe të përballet me çështjet që përcaktojnë në mënyrë reale aftësinë e sistemit për të dhënë drejtësi.

Sot vendit i duhet një “Tryezë për funksionimin dhe konsolidimin e sistemit të drejtësisë”, i duhet një proces institucional me vështrim afatgjatë, ku secili pushtet të marrë përgjegjësi për çështjet që i përkasin dhe ku bashkëpunimi të çojë në zgjidhje konkrete.

Read more:Pas shpalljes së pafajësisë, GJKKO heq sekuestron mbi pasuritë e ish-gjyqtarit Shkëlzen Selimi

Prandaj, dialogu nuk duhet të mbetet vetëm te paga. Është koha t’u japim përgjigje çështjeve që përcaktojnë funksionimin e drejtësisë: sa gjyqtarë dhe prokurorë i duhen Shqipërisë, si do të plotësohen vendet vakante, si do të ulet stoku i çështjeve dhe kohëzgjatja e proceseve? Duhet të përcaktojmë çfarë administrate, teknologjie, infrastrukture dhe sigurie u duhen gjykatave dhe si do të financohen këto nevoja në mënyrë të qëndrueshme. Për këtë duhen një rend pune konkret, përgjegjësi të qarta dhe vendime të zbatueshme.

Asnjë institucion nuk mund t’u përgjigjet i vetëm këtyre nevojave. KLGJ-ja duhet t’i njohë vështirësitë e gjykatave, t’i paraqesë qartë dhe të propozojë zgjidhje. Institucionet e tjera duhet të përmbushin përgjegjësitë që u takojnë. Bashkëpunimi mes tyre është i domosdoshëm dhe duhet të zhvillohet duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit.

Read more:Ikën Sokol Sadushi/ Hapet gara për të zgjedhur kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë!

Pushtetet janë të ndara, por shteti është një. Edhe qytetari është i njëjti. Për të, ndarja e kompetencave dhe e përgjegjësive buxhetore ndërmjet institucioneve nuk mund të shërbejë si shpjegim për vonesën e drejtësisë. Ai pret që çështja e tij të gjykohet në kohë, me cilësi dhe me dinjitet. Për këtë duhet të shërbejë dialogu, që çdo pushtet të përmbushë detyrën e vet dhe që pushtetet, së bashku, të krijojnë kushtet që drejtësia të funksionojë.

Sa i përket zgjidhjes së tre anëtarëve të rinj, për vendin që i përket Gjykatës së Lartë, në garë janë gjyqtarët Arbena Ahmeti dhe Sandër Simoni. Ndërkohë, për përfaqësimin e Gjykatave të Apelit, kandidaturat janë Igerta Hysi dhe Fatri Islamaj. Gara për një vend që përfaqëson Gjykatat e Shkallës së Parë ka tre kandidatë: Matilda Llangozi, Brunilda Kadi dhe Manjola Xhaxho.

Lajmi në përditësim….

Lexo edhe
Kronikë

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash! Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

Kronikë

Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO)

Tags: #Gara #Gjykata #gjykata e larte #gjykata kushtetuese #gjyqtarët #Institucion #institucionet #klgj #pagat e drejtesise #sokol sadushi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash! Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’
  • Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO)
  • Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ! Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)
  • Grabitën 1.5 mln lekë në shtëpinë në Shelegar të Sarandës, videoja kur hajdutët kapërcejnë murin rrethues dhe largohen me çantën me para
  • Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ! Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)
  • “Vlora Hyseni u shkarkua nga Kurti për rrjedhjen e të dhënave drejt Serbisë”/ Salianji: S’ka qeveri që qëndron në këmbë pas skandalit të SHISH
  • Plotësohen vakancat, zgjidhet dhe anëtarja e tretë e KLGJ-së
  • Zgjidhet anëtari tjetër i KLGJ-së, Fatri Islamaj fiton përballë Igerta Hysit
  • Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 30 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 17 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Sot ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, policia plan masash! Nga ora 17:00 bllokohen rrugët rreth stadiumit ‘Air Albania’

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi, që luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në “Air Albania”, do të sjellë kufizime të…

• 2 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, vdes 19-vjeçari! 2 të tjerë në gjendje të rëndë (VIDEO)

Një 19-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë plagosur në një aksident mbrëmjen e së…

• 32 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të KLGJ! Sadushi për pagat e magjistratëve: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën për konsolidimin e drejtësisë (VIDEO)

TIRANË– Tre ditë para një tryeze të planifikuar të Kryeministrit Rama me krerët e institucioneve të drejtësi, me…

• 11 orë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by