Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
Editoriale

Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide

• 17 Tetor, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Shpërthimi i revoltës qytetare në Tiranë dhe në disa qytete të Shqipërisë, ka evidentuar një grusht njerëzish, të cilët fundin e regjimit të Edi Ramës po e përjetojnë edhe si fundin e tyre. Për rrjedhojë, në vend të shkojnë tek shkaku i gjithë kësaj që po ndodh, vazhdojnë të merren në mënyrë patetike me xhama të thyer dhe tabela rrugësh të shkulura, si dëshmi e një dhune që po na kërcënon atdheun.

Sjellja e njëjtë e mekanizmave të pushtetit, sa herë vendi ka përjetuar kriza të ngjashme, është një rast që ia vlen të ndalesh. Historitë me agjentura të huaja, me armikun e jashtëm që bashkëpunon me qafirët e brendshëm, me mediat opozitare dhe politikanët kundërshtarë që synojnë të rrëzojnë pushtetin “e dalë nga vota e popullit”, kanë qenë të shumta, por kanë patur kulme si përshembull viti 1997.

Read more:‘Daja i deputetes më premtoi vend pune dhe më përdhunoi’, rrëfehet me lot në sy, 34-vjeçarja: Kam nevojë për psikolog! I ati: E mori me forcë, jo për bashkëjetesë (VIDEO)

Atëbotë, regjimi i Berishës dhe levat e tij, nuk pranuan asnjëherë ta shihnin autokracinë, dhunën ndaj opozitës, vjedhjen e zgjedhjeve, arrestimet e kundërshtarëve politikë dhe gazetarëve kritikë, si shkakun kryesor të asfiksimit të demokracisë që, herët a vonë, do të prodhonte pasojat më të tmerrshme në historinë tonë postkomuniste. Rënia e skemave piramidale, e cila thjesht përshpejtoi krizën e një vendi që drejtohej me dorë të hekurt, u shkëput nga konteksti për t’u paraqitur si i vetmi shkak i dhunës që pasoi. Veglat e regjimit akuzonin gazetën Koha Jonë se paguhej nga shërbimi sekret serb apo grek, drejtuesit e opozitës si agjentë të fshehtë të Xhoxh Tenetit apo “Marinsa” Linos. Kushdo që kërkonte rënien e Berishës trajtohej, njësoj si sot, si armik i Shqipërisë, shërbyes i duarve të zeza, pjestar i një komploti kundër atdheut. Historia nga një sjellje e tillë, ku shmanget shkaku për t’u marrë diabolikisht vetëm me pasojat, dihet se si përfundoi.

Read more:Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Ngjarjet sot janë si një riprodhim i të njëjtës situatë dhe, çuditërisht, rezulton se nuk është nxjerrë asnjë mësim. Jo nga ata që paguhen për t’i bërë frymëmarrje gojë më gojë pushtetit që po vdes, por edhe nga një shtresë që zhvillimi i vendit, rritja e tyre intelektuale dhe ekonomike, do të duhej t’i bënte më të kujdesshëm në sjelljen ndaj rebelimit që ka përfshirë vendin.

Pra, nëse grushti i zarave të regjimit preferon të apostrofojë xhamat e thyer, teoritë konspirative botërore kundër liderit tonë global, është krejtësisht e pakuptueshme se si ata që kanë vendosur të rrisin famijët e tyre këtu, që kanë biznese të ngritura me mund, që e kanë jetike stabilitetin e shoqërisë, nuk bëzajnë për shkaqet e vërteta të kësaj krize. Shkaku është drejtimi i autoritar i vendit nga Edi Rama dhe një bandë kriminale- paqja sociale është largimi i tij pa kushte. Nuk mundet fati i një njeriu të vetëm të marrë peng të ardhmen dhe prosperitetin e një vendi. Edhe sikur asnjë prej akuzave që rëndojnë për të të mos ishte e vërtetë, një lider europian tërhiqet në emër të pajtimit shoqëror. Këtë duhet ta kërkojnë sot jo vetëm qytetarët që janë në rrugë, por dhe ata që kanë investuar në këtë vend. Të ardhmen e tyre nuk mund ta lidhin më me fatin mjeran të një njeriu që rrezikon t’i marrë të gjithë me vete.

Read more:“Rama dhe Berisha u takuan në Rinas”, Salianji bën deklaratën e fortë: Kreu i PD të tregojë çfarë biseduan. U kërcënuan punonjësit e Gardës…

Gjëja më dritëshkurtër në këtë histori është të flasësh për dhunën me shpresën se Edi Rama do të mbijetojë. Nuk do të mbijetojë dot dhe, sa më shumë ta zgjasi agoninë, aq më e kërcënuar do të jetë paqja sociale. Ajo pjesë e shoqërisë që e kupton këtë duhet sa më parë të nisë lëvizjen që fundi të mos zgjasë. Mjafton që një moment të vetëm të ulen e të reflektojnë, se përse po ndodh e gjitha kjo.

Read more:Rama: Arrestimi i zyrtarëve të qeverisë nuk do të thotë se na mbyti korrupsioni. Drejtësia e pavarur falë nesh, edhe duke e vuajtur mbi lëkurë

Këtë nuk mund ta bëjnë zarat e regjimit që merren me xhamat dhe agjenturat e huaja. Ata nuk kanë folur as atëherë kur Shqipëria u mbulua nga droga e as tani kur paratë e drogës kanë asfiksuar ekonominë e së ardhmes. Ata nuk folën as kur krimi u ngjit në pushtet e më pas me pushtetin e rilindjes vodhi zgjedhjet, nënështroi qytetarët, grabiti pasuritë publike, vodhi miliarda, shkatërroi policinë e shërbimin informativ kombëtar, pasuroi një grup banditësh politikë e ordinerë dhe zhyti në mjerim qindra mijëra të tjerë.

Read more:Defekti në Tregan/ Riparohet shtylla e dëmtuar, rikthehet energjia elektrike në 8 fshatrat

Në një regjim si ky, ku grabitja u legjitimua, kur opozita u burgos e u asfiksua, kur skandalet shtohen dhe mandatet shumëfishohen, aty duhet parë shkaku i kësaj që po ndodh. Nëse Rama ka shumë për të humbur nëse ikën nga pushteti, ata që janë në rrugë nuk humbasin asgjë. Por ata që kanë investuar në këtë vend dhe deri më sot e kanë lidhur fatin e tyre me Edi Ramën, do të humbasin shumë më tepër. Prandaj mos çirren për flakët e kioskave, por të kërkojnë të shmangin shkakun që mund t’i vërë flakën vendin. Një hap i guximshëm sot, shmang përsëritjen e historisë së 30 viteve më parë. Largimi i Ramës nuk është fundi i botës e as i Shqipërisë. Përkundrazi, është e vetmja rrugë për ta ribërë Shqipërinë.

Lexo edhe
Editoriale

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog

Editoriale

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide

Tags: #Biznese #Dhune #Edi Rama #jetë #Krimi #Mediat #opozita #pasojat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog
  • Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’
  • Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog
  • Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’ 7 lexime · 2 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit! 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog 3 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Kronikë LIVE TV- Bulevardi në ‘shesh beteje’, breshëri gurësh ndaj policisë! Sulm Kuvendit, zjarr derës te Ministria e Ekonomisë! Prej gati 1 ore paqe, protestuesit u japin ujë efektivëve 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog

Më kujtohet një bisedë me një koleg francez. Ishte viti 2012, ndodheshim në Napoli të Italisë. Bisedonim mbi…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Editoriale

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide

Revolta e ditëve të fundit e studentëve dhe e të rinjëve në përgjithësi është shprehja më konsistente e…

• 1 ditë më parë • 8 min lexim
VA News
Editoriale

Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog

Çfarë po ndodh nuk është vetëm protestë, nuk është vetëm revoltë. Është buçima e fatalitetit të një shoqërie…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin