Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Sot është turp të jesh socialist – Blog
Editoriale

Sot është turp të jesh socialist – Blog

• 19 Tetor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi.

Më përzihet stomaku sa herë shoh socialistë të vjetër, disa të plakur në politikë e të tjerë në prag të portave të Shën Pjetrit, që, për të ruajtur privilegjet personale, kanë humbur edhe vetëdijen politike.

Karakteri i një politikani nuk matet vetëm nga fitoret që arrin, por nga vendimet që merr kur çmimi për të bërë atë që është e drejtë është pikërisht humbja e pushtetit. Në momente të tilla, humbja e pushtetit mund të bëhet forma më e lartë e vetëdijes politike.

Sot, besnikëria juaj politike bie ndesh me përgjegjësinë morale. Bindja ndaj autokratit socialist ju detyron të sakrifikoni integritetin personal, atë integritet që, ndoshta me naivitet, besoja se disa prej jush ende e kishit.

Read more:Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog

Sepse politika nuk është profesion, është mision. Me politikë duhet të merret ai që dëshiron të lërë gjurmë në histori, jo ai që kërkon të qëndrojë sa më gjatë në pushtet.

Historia nuk nderon ata që qëndruan më gjatë në pushtet. Ajo nderon ata që patën guximin të mbronin vendin kur të tjerët, nga frika, zgjodhën heshtjen.

Një politikan që zgjedh anën e duhur mund të humbasë karrierën, por fiton diçka shumë më të qëndrueshme: respektin e historisë. Pushteti, në fund të fundit, është i përkohshëm. Për dreq, të gjithë jemi të vdekshëm! Janë zgjedhjet e vështira ato që përcaktojnë vlerën e një politikani dhe gjurmën që ai lë në jetën publike.

Read more:“Përqafon Soros, i puth duart Vuçiçit! Tirana dhe Kruja digjen, ti në plazh!”/ Protestuesi mesazh Ramës: Kjo rini në shesh ka për ta sjellë ty fundin!

Të shumtë janë ata që më thonë se nuk keni këllqe, se keni skelete në dollap, se pushteti ju ka ç’burrëruar. Por, edhe sikur të jetë kështu, më mirë një fund i tmerrshëm sesa një jetë politike pa nder. Më mirë të humbasësh gjithçka sesa të mbetesh peng i një sekti politik që, sipas bindjes sime, përfaqëson një nga deformimet më të rrezikshme të jetës publike shqiptare që prej themelimit të shtetit më 1912.

Karma is not a bitch. Përkundrazi, është një llogaritare hyjnore. Mos e harroni këtë!
Jam përpjekur maksimalisht ta mirëkuptoj pamundësinë tuaj për të vepruar. Por nuk mund ta pranoj kurrsesi justifikimin e askujt prej jush se janë të rinjtë ata që po i vënë zjarrin Shqipërisë.

Zjarrin Shqipërisë po ia vini ju!

Për 136 ditë, njerëzit protestuan në mënyrë paqësore. Çfarë bëtë ju gjatë gjithë kësaj kohe?

Read more:“Mos bëni sekserin që merr në telefon drejtorët e institucioneve!”, Rama “shkund” deputetët: Takimet me popullin s’janë për vota e patronazhistë. Jo “Kala dibrane” për të kapërcyer meritën!

Vazhduat të miratonit ligje dhe të mbanit në këmbë mekanizma që, lejojnë kalimin e parave publike pa garë e pa mbikëqyrje te Roni dhe shokët e tij. Jo vetëm kaq, por u tallët me njerëzit që protestonin.

Dhe, si qershia mbi tortë, ofruat praninë tuaj besnike, me orar të përcaktuar, për të admiruar modelin e ri të flokëve të Zeqinesë dhe të një mori personazhesh të tjera pa vlerë që i shërbejnë pushtetit.

Zjarrin Shqipërisë po ia vini ju, sepse me modelin tuaj ekonomik të “dolce vitta-s”, me kazino, hotele, verë, drogë e prostitucion, po ndërtoni një vend ku të rinjtë humbasin shpresën për të ardhmen.

Read more:Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje

Jeni ju që e kthyet Shqipërinë në atdheun e dashur të çdo maskarai dhe në tokë armiqësore për çdo shqiptar që nuk pranon të bëhet horr.

Dhe kufomën politike të Ramës në pushtet e mbani ju. Po ju . Sepse nuk u bëtë kurrë politikanë. Mbetët transaksionalë, të burgosur të formulës «më jep, të të jap». Mbetët të vegjël. Mbetët ushtarë të bindur, aty ku duhej të ishit përfaqësues të qytetarëve.

E kthyet bindjen politike në bindje personale, partinë në strehë privilegjesh dhe përfaqësimin qytetar në pazar interesash. Në vend që të ushtronit pushtetin për të mbrojtur interesin publik, zgjodhët të mbronit pushtetin edhe kur ai bie ndesh me përgjegjësinë tuaj morale.

Read more:“Dorëheqje ose pranga! Rama s’ka rrugë tjetër”, avokati Tafaj: Nëse mbron Hysenin e Ballukun, do përfundojë…

Dhe kjo është tragjedia juaj: nuk po i shërbeni më një ideali politik, por mbijetesës së një pushteti që e ka zëvendësuar idealin me interesin, bindjen me frikën dhe përgjegjësinë me llogarinë personale.

Hekuri i mirë nuk përdoret kurrë për gozhdë. Prandaj, sot, të quhesh socialist është turp. Jo thjesht për shkak të Ramës, por për shkakun tuaj: sepse ju, që duhej të mbronit dinjitetin e së majtës, e kthyet politikën nga mision në biznes, partinë nga ideal në instrument privilegjesh dhe përfaqësimin politik nga përgjegjësi në pazar.

Lexo edhe
VA News
Editoriale

Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog

Editoriale

Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide

Tags: #Biznes #jetë #Karakteri #Politika #Prostitucion #pushteti #shqiptar #Të burgosur

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
  • Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog
  • Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
  • “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’
  • Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve 1 lexime · 32 minuta më parë
  7. 07
    Sociale 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme 1 lexime · 31 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Editoriale

Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog

Ish-drejtuesi i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj, ka deklaruar se Shqipëria po përballet me krizën më të rëndë…

• 1 ditë më parë • 15 min lexim
Editoriale

Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide

Shpërthimi i revoltës qytetare në Tiranë dhe në disa qytete të Shqipërisë, ka evidentuar një grusht njerëzish, të…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog

Më kujtohet një bisedë me një koleg francez. Ishte viti 2012, ndodheshim në Napoli të Italisë. Bisedonim mbi…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin