Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
Editoriale

Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog

• 16 Tetor, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
VA News
News

Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve!

Çfarë po ndodh nuk është vetëm protestë, nuk është vetëm revoltë. Është buçima e fatalitetit të një shoqërie të marrë peng me dekada, dhe të pushtuar me dhunë nga një regjim i përçudnuar politik,

Janë brezat e vuajtur dhe të sakrifikuar në vetëmohim të diktaturës enveriste;

Janë studentët familjet e Dhjetorit 90 që u ngritën me të njëjtin ideal e pasion, si të rinjtë sot, kundër komunizmit vëllavrasës;

Janë brezat e lindur dhe të rritur në tranzicionin e çartur të një sistemi as demokratik dhe as të lirë e të drejtë;

Read more:Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide

Janë shqiptarët që nuk marrin drejtësi, nuk gjetën asnjëherë zgjidhje nga zyrat e sajuara të maliqëve që e përdorin ligjin sipas oreksit dhe pretekstit të partisë.

Janë brezat që nuk morën meritat që u takojnë në profesion, vendimmarrje, shkollim, e në çdo hapësirë publike

Janë njerëzit që u është rrëmbyer prona, toka, pasuria për t’iu shpërndarë me pa të drejtë oligarkëve, që mbajnë me para pushtetin, i cili blen vota për bukën e gojës dhe shet vendet e punës.

Read more:Ina Zhupa: TID Durrës duhet të ndalet dhe të anulohet menjëherë. Shfuqizimi i VKM-së ndryshon bazën juridike të projektit

Janë shqiptarët që u është shkelur e drejta për profesion dhe dinjitet ekonomik, social e shëndetësor;

Janë fatet njerëzore të një shoqërie që dhunohet çdo ditë nga një klikë e klasë politike e përlyer, e ndërlidhur me shumë interesa të vogla e të mëdha për tu pasuruar pa mëshirë, pa gardhe morale e logjike, në kurriz të qindra mijëra njerëzve të shtypur, të çorientuar, të dëbuar, sepse për ta nuk duhet të funksionojnë të drejtat, Kushtetuta, ligji i barabartë për të gjithë, por llogariten vetëm si taksapagues dhe numra në lista votuesish.

Dikur, etërit e nomenklaturës e sot pasardhësit e tyre, të çimentuar me pasuri, imunitet e pushtet, me dhe pa status patronazhisti, me dhe pa imunitetin e ndërkombëtareve, guxojnë të na diktojnë se Shqipëria është në vasalitetin e tyre dhe pushtetin mund ta shtrëngojnë e shijojnë fort deri dhe 50 vite.

Por historia ka ligjësitë e veta. Ajo rezervon gjithmonë një afat për sundimtarët dhe një orë kur heronjtë ngrihen dhe rrezojnë piramidën e tyre.

Read more:‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht

Sado i vogël te jetë një vend në territor e i tkurrur në popullsi, sikurse Shqipëria e 2026, Zoti është planifikuesi më i mirë. Ai ndez dritën e guximit, kurajës dhe besimit edhe aty ku errësira e zullumqarëve duket e pafundme sepse flaka e qiriut nuk i është shuar kurrë këtij kombi edhe në limitet e ekzistencës së tij.

Dhe ja ku zgjohet si uragan, me guxim eposi me frymëzim legjendash , brezi Z , të rinjtë shqiptarë, të rinjtë më të bukur dhe më dinjitozë në botë. Ata nuk po djegin vendin, ata po ndezin çdo orë shpresën dhe besimin për Shqipërinë tonë; ata nuk po dhunojnë por po grushtojnë emblemat e korrupsionit duke na dhënë të gjithëve mësimin më të mirë të qytetarisë dhe të vetëdijes kombëtare se shqiptarët do t’ia dalin.

Të rinjtë meritojnë të jetojnë mrekullinë e lirisë dhe jo të mbahen peng e të çojnë dëm rininë e tyre në punësimin e trafiqeve të drogës, krimit, jetës së eskortave, nepotizmit dhe korrupsionit.

Read more:“Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale…

Ata sot po ndeshen me forcë e burrëri të pashembullt me terrorin barbar.

Atdheu nuk vret, por vret pushteti. Atdheu është shtëpia e të gjithëve, por Shqipërisë i dolën zot, të rinjtë!!

Ikni pra dhe shpëtoni kokën, sepse emrin, historia do jua shënjojë ndër shekuj me turp dhe neveri tradhtarësh. ©LAPSI.al

Lexo edhe
Editoriale

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide

Editoriale

Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide

Tags: #jetë #Kushtetuta #Para #Prona #proteste #pushteti #Shqiperia #shqiptaret #Shtepia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog
Nga të njëjtat tag-e
  • Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 8 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 5 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide

Revolta e ditëve të fundit e studentëve dhe e të rinjëve në përgjithësi është shprehja më konsistente e…

• 19 orë më parë • 8 min lexim
Editoriale

Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide

Sali Berisha, i cili i mbijetoi heroikisht një prej goditjeve më të rënda në historinë e tij politike,…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
VA News
Editoriale

Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog

Pas çdo proteste që përfundon me gurë, gaz lotsjellës dhe të arrestuar, në Tiranë dëgjohen dy refrene. I…

• 2 ditë më parë • 11 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin