Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Ina Zhupa: TID Durrës duhet të ndalet dhe të anulohet menjëherë. Shfuqizimi i VKM-së ndryshon bazën juridike të projektit
Politikë

Ina Zhupa: TID Durrës duhet të ndalet dhe të anulohet menjëherë. Shfuqizimi i VKM-së ndryshon bazën juridike të projektit

• 2 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka kërkuar ndalimin dhe anulimin e projektit TID Durrës, duke e lidhur kërkesën me ndryshimin e fundit të situatës juridike dhe urbanistike në zonën ku shtrihet projekti.

Zhupa thekson se më 30 korrik 2026 qeveria shfuqizoi VKM-në që kishte shpallur një pjesë të Durrësit “Zonë të Re për Zhvillim”, ndërsa rreth 20 nga 74 pronat e prekura nga TID ndodhen në territorin ku mbivendoseshin instrumentet e planifikimit.

Sipas Zhupës, shfuqizimi i aktit nuk nënkupton automatikisht anulimin e TID-it, por krijon detyrimin për të rishikuar bazën juridike dhe urbanistike të projektit dhe për të pezulluar çdo veprim mbi pronat e banorëve deri në sqarimin e plotë të situatës. Ajo kërkon gjithashtu një proces të ri, transparent dhe të ligjshëm konsultimi me qytetarët, duke argumentuar se zhvillimi urban nuk mund të bëhet në cenim të të drejtave të pronarëve.

Read more:Raporti i KLSH – Ina Zhupa: Ministria e Kulturës financime pa transparencë, mungon përgjegjësia institucionale

Reagimi i Ina Zhupës:

TID Durrës duhet të ndalet dhe të anulohet menjëherë!

Banorët e Durrësit kanë të drejtë që kërkojnë pezullimin e projektit dhe institucionet nuk mund të bëjnë sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Më 30 korrik 2026, qeveria shfuqizoi VKM-në që kishte shpallur një pjesë të Durrësit “Zonë të Re për Zhvillim”. Sot, qytetarët që kundërshtojnë TID Durrës kërkojnë që të pezullohen të gjitha veprimet që prekin pronat dhe banesat e tyre, deri në sqarimin e plotë të situatës së re juridike dhe urbanistike.

Read more:I thonë jo propozimit të Ramës/ Divjaka kundër bashkimit me Lushnjën, Këshilli Bashkiak në seancë të jashtëzakonshme

Me të drejtë, si mund të vazhdojë një projekt që prek 74 prona, kur rreth 20 prej tyre ndodhen pikërisht në territorin ku mbivendoseshin instrumentet e planifikimit që tashmë kanë ndryshuar status?

Shfuqizimi i një akti mund të mos e anulojë automatikisht TID-in, por padyshim që nuk mund të jetë pa pasoja mbi një projekt që ndërhyn mbi pronat dhe jetën e banorëve.

Që në fillim e kemi kundërshtuar TID sepse zhvillimi nuk mund të bëhet duke shkelur të drejtat e pronarëve, duke shkatërruar trashëgiminë e Durrësit, pa transparencë dhe pa konsultim real me qytetarët.

Read more:VIDEO/ Protesta e 81-të kundër Ramës! “Faleminderit “News24″ që përcjell realitetin”, qytetari nga Italia: Duhet të kthehemi në vendlindje, po na zhdukin

Tani institucionet kanë një detyrim, të ndalojnë çdo veprim mbi pronat e banorëve, të rishikojnë të gjitha aktet dhe të hapin një proces të ri, transparent dhe të ligjshëm konsultimi.

TID Durrës nuk mund të jetë projekt i imponuar mbi kokat e qytetarëve. Tani që ka ndryshuar baza juridike dhe urbanistike duhet të rishikohet gjithçka. Ky projekt duhet të anulohet sa më shpejt.

Lexo edhe
Politikë

“Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’

Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Tags: #Banorët #Detyrim #Durres #Ina zhupa #jetë #Projekt #Prona #pronat

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’
  • “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
Nga të njëjtat tag-e
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
  • “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’
  • Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide
  • Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’ 8 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të… 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide 5 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt? – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit! 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Gjakprishur, Atdheu u përket të rinjve! – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla – Blog 3 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’

Analisti Fatos Lubonja ka bërë një analizë të zhvillimeve të protestës së studentëve, e cila ka përshkallëzuar në…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin