Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO)
Sociale

‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO)

• 28 Nëntor, 2026 • 7 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Qyteti bregdetar i Vlorës është përfshirë nga reshje intensive shiu të cilat mesditën e sotme sollën përmbytjen e disa rrugëve. Në pamjet që sjell Report Tv, shihet se uji ka arritur në afro 50 centimetër, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve.

Prezencë uji ka në rrugën “Kosova”, pranë Universitetit, në rrugën “Albano Romina”, në lagjen “Lef Sallata”, si dhe në zonën e Plazhit të Vjetër. Kjo është një problematikë e vjetër që përsëritet në Vlorë çdo vit, në vjeshtë dhe dimër.

Duket se sistemi i kanalizimeve në qytet nuk funksion. Ndërmarrja e Ujësjellës-kanalizimeve dhe Bashkia e Vlorës ende nuk kanë reaguar për situatën.

Ndërsa në Lezhë, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të keq dhe amortizimit të rrjetit. Në Zejmen dhe Kolsh ka pasur ndërprerje disa orëshe, ndërsa në Manati banorët janë pa drita prej më shumë se 24 orësh. Një pjesë e defekteve janë riparuar nga OSHEE, ndërsa banorët ankohen për mungesë investimesh

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 23:01

“Tërbohet” deti në Kunë të Shëngjinit, dallgët përmbytin shëtitoren dhe rrugën (VIDEO)

Deti është trazuar ndjeshëm në zonën e Kunës, në Shëngjin, ku dallgët e fuqishme kanë dalë mbi shëtitore dhe kanë depërtuar deri në rrugë.

Situata ka ngritur shqetësimin për dëmtimin e mundshëm të infrastrukturës publike dhe private. Erozioni detar mbetet një problem shqetësues për këtë zonë, ku fenomeni është bërë gjithnjë e më i pranishëm gjatë viteve të fundit.

Read more:Objektet e ndërtuara pa leje, Bashkia e Vlorës vijon aksionin për shembjen e tyre (VIDEO)

Banorët dhe bizneset e zonës mbeten të ekspozuar ndaj pasojave të përkeqësimit të kushteve detare.

Ora 22:13

Vlorë/ Inertet bllokojnë qarkullimin në Qafën e Vishës, ndërhyjnë kontraktori dhe MZSH (VIDEO)

Prania e inerteve në rrugë ka shkaktuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në Qafën e Vishës, në Vlorë.

Pas ndërhyrjes së kontraktorit dhe MZSH (Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin), aksi është bërë i kalueshëm në njërën korsi, ndërsa pastrimi i korsisë tjetër do të vijojë nesër në mëngjes.

Ora 22:06

Pushon shiu pas 12 orësh, ekipet e Ujësjellësit në terren për pastrimin e pusetave! Një zonë e Vlorës mbetet nën ujë (VIDEO)

Pas më shumë se 12 orësh reshjesh intensive shiu, të cilat përfshinë qytetin e Vlorës gjatë ditës së sotme, rreth orës 21:30 reshjet kanë pushuar. Megjithatë, situata mbetet problematike në disa zona të qytetit, për shkak të pranisë së ujit.

Problematike paraqitet situata në zonën e Pavarësisë 3, e njohur nga banorët e Vlorës edhe si zona e Albano dhe Rominës, ku uji vijon të jetë i pranishëm në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin.

Read more:Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Ndërkohë, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve Vlorë ndodhen në terren për të monitoruar situatën, si dhe për të ndërhyrë në pastrimin e pusetave.

Pavarësisht ndërprerjes së reshjeve, prurjet dhe uji i akumuluar kërkojnë ende monitorim nga strukturat përkatëse.

Gjatë ditës së sotme, prezencë uji është shënuar në disa rrugë dhe lagje të Vlorës, por në orët e mbrëmjes vetëm rruga “Albano dhe Romina” ka mbetur nën ujë.

Ora 21:10

Qyteti i Vlorës nën pushtetin e ujit, disa rrugë mbeten ende të bllokuara nga përmbytjet

1795810311_vlore.JPG

Problematikat me përmbytjet vijojnë të jenë të pranishme në qytetin e Vlorës, ku disa rrugë raportohen ende të mbuluara nga uji, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Situata më problematike paraqitet në rrugën “Albano dhe Romina”, ku prezenca e konsiderueshme e ujit e ka bërë rrugën të pakalueshme për automjetet.

Read more:“Apartamente, vila, makina, jahte, prona, euro, lekë dhe…”/ Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që ha burra dhe po përpin pushtetin

Vështirësi në qarkullim raportohet edhe në lagjen “29 Nëntori”, si dhe pranë Bibliotekës Publike “Shefqet Musaraj”, ku uji vijon të grumbullohet në rrugë.

Pavarësisht kalimit të kohës, situata në disa zona të qytetit bregdetar mbetet problematike, ndërsa prania e ujit vijon të pengojë lëvizjen normale të qytetarëve dhe automjeteve.

Ora 16:48

Përmbytjet vijojnë në disa zona të qytetit, rruga mbetet e mbuluar nga uji! Vështirësi në qarkullim

Situata e përmbytjeve në Vlorë vijon të mbetet ende problematike në lagjen “24 Maji” dhe në rrugën “Albano Romina”, në orët e pasdites.

Siç shihet edhe nga pamjet, rruga është e mbuluar nga uji, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Uji ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të rrugës.

Read more:“Mbështetje të plotë nga SHBA”/ Berisha: Lufta kundër narkoshtetit dhe trafiqeve, në fokus të takimeve tona

Ora 14:06

Shtohen prurjet në kaskadën e Drinit, në Koman arrijnë 1 100 metra kub në sekondë, Fierza arrin në kuotën 263.13 metra (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shtuar prurjet në kaskadën e Drinit, duke rritur nivelin e liqeneve të hidrocentraleve dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Aktualisht, prurjet në Fierzë arrijnë në 400 metra kub ujë në sekondë, në Koman në 1 100 metra kub në sekondë, ndërsa në Vaun e Dejës në 150 metra kub në sekondë.

Sipas të dhënave të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), niveli i liqenit të Fierzës ka arritur në 263.13 metra mbi nivelin e detit, duke shënuar një rritje prej 1.68 metrash brenda katër ditësh.

Pavarësisht rritjes së nivelit të liqeneve, deri më tani nuk ka pasur shkarkime uji nga hidrocentralet, ndërsa prurjet e shtuara kanë mundësuar rritjen e prodhimit të energjisë elektrike.

Ora 13:21

Mbi 24 orë pa energji elektrike, reshjet e shiut lënë në errësirë fshatrat e Lezhës (VIDEO)

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona rurale të Lezhës. Më të prekura janë fshatrat e njësive administrative Zejmen dhe Kolsh, ku për shkak të defekteve në rrjet, banorët kanë mbetur për orë të tëra pa energji elektrike.

Read more:Protestat e dhunshme ngadalësojnë ekonominë, Ibrahimaj: Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët

Në fshatrat Grykë-Manati dhe Manati, situata vijon të mbetet problematike, pasi energjia elektrike nuk është rikthyer as gjatë kësaj të premteje, duke i lënë banorët në errësirë për më shumë se 24 orë.

Banorët thonë se ndërprerjet e energjisë janë kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm, duke ua vështirësuar jetën e përditshme. Ata e konsiderojnë absurde që në vitin 2026 të përballen ende me mungesën e energjisë elektrike, për të cilën fajësojnë mungesën e investimeve në rrjet.

Ndërkohë, OSHEE bën me dije se amortizimi i rrjetit elektrik dhe kushtet e këqija atmosferike kanë shkaktuar defekte të shumta.

Sipas OSHEE-së, pjesa më e madhe e defekteve janë identifikuar dhe riparuar, ndërsa grupet e punës vijojnë ndërhyrjet për rikthimin e furnizimit me energji elektrike në zonën e Manatisë.

Lexo edhe
Sociale

Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet

Sociale

Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë

Tags: #Automjetet #Banorët #Bashkia e Vlorës #Bizneset #Deti #Drita #Lezhe #moti i keq #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet
  • Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë
  • Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik
  • Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Moti i keq/ Era këput telat elektrikë, disa fshatra pa drita në veri të vendit! Bie çatia e spitalit në Pukë
  • Miti i liderit të pazëvendësueshëm – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Lezhë/ Moti i keq lë disa fshatra pa energji elektrike, OSHEE: Kemi rikthyer furnizimin, vijojnë riparimet në rrjet

Mijëra banorë dhe dhjetëra biznese në disa fshatra të Lezhës vijojnë të jenë pa energji elektrike prej orës…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë

Me rastin e 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Kombet e Bashkuara në Shqipëri…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Sociale

Nga janari 2027 Instituti Kombëtar i Onkologjisë në Shqipëri, bashkëpunim me Italinë

Shqipëria dhe Italia thellojnë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, me fokus modernizimin e QSUT-së dhe zhvillimin e një…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin