Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu i kësaj dite të nëntë të protestës.
Numri më i vogël i protestuesve, dhe ende më i vogël i atyre me maska, bëri që kjo e mërkurë 21 tetori të karakterizohej nga një protestë disa orëshe, e pozicionuar në dy vendnodhje, Ministria e Arsimit dhe Kryeministria, dhe marshime të qeta.
Grumbullimi në Ministrinë e Arsimit nisi rreth orës 13:00. Një moment tensioni ndodhi kur një e re i kërkoi policisë t’u bashkohej.
Si për të paraprirë se kjo ditë nuk do të kishte akte dhune, një nga protestuesi u përplas me policinë dhe u largua nga tjetër.
Qëndrimi te Ministria e Arsimit mbaroi me kaq, rreth 1 orë e 30 minuta dhe asnjë gur i hedhur në drejtim të policisë apo institucionit, asnjë nevojë për të përdorur ujin apo gazin lotsjellës nga ana e uniformave bluve.
Marshimi vijoi i qetë për 20 minuta nga Ministria te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Një numër i vogël protestuesish qëndruan aty të qetë, teksa policia kishte formuar një kordon trupash dhe mjetesh për çdo rast.
Për Report Tv, pati një mesazh kundër dhunës në protesta nga djali i flamurit.
“S’jam për dhunë, por edhe ai duhet të dialogojë me ata që është për të dialoguar. Jo të tallet me ne duke nxjerrë karrige. Aty është oborr, jo zyra e tij. Të dialogojë me studentët, pedagogët”, tha ai.
Pamja mbeti pothuajse e pandryshuar për disa orë rresht, kur me rënien e darkës filluan të shtoheshin pak protestuesit. Mes tyre edhe ndonjë i ri i maskuar.
Gjatë kohës së qëndrimit, u dogj një karrige në mes të bulevardit si mesazh kundër dialogut. “Hajde të ngrohemi se është ftohtë”, thirrën mes tyre protestuesit.
Incidentet e vetme të mbrëmjes ishin disa molotovë drejt kryeministrisë e Kullave Binjake përballë, disa gurë nga të rinj të maskuar dhe një sherr mes vetë të protestuesve.
Pas kësaj, pa shkuar ora 20:00, nisi marshimi drejt sheshit “Skënderbej” dhe një shi i dendur i shpërndau protestuesit rrugëve të Tiranës me autokolonat e policisë që u kujdes të mos e humbisnin për asnjë moment vigjilencën.
Përleshje në bulevard, protestuesi i maskuar godet një tjetër (VIDEO)
Një përleshje fizike ka ndodhur mes protestuesve në bulevard. Një prej tyre, i maskuar, ka goditur një tjetër, i cili nuk mban maskë. Nuk dihet ende cila ka qenë arsyeja e konfliktit.
Protestuesit ‘ngacmojnë’ efektivët me lazerë (VIDEO)
Në bulevardin para kryeministrisë ka një grup të vogël protestuesish. Disa prej tyre, të maskuar, ku ka edhe të mitur, po u drejtojnë lazerë policisë e autobotit të ujit.
Protestuesit e maskuar nisin ‘ritualin’, sulmojnë me gurë efektivët e policisë te Bulevardi (VIDEO)
Në ditën e 9-të të protestës, protestuesit e maskuar kanë nisur me sulmet ndaj efektivëve të policisë.
Read more:Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
Siç duket ata kanë qëlluar me gurë blutë te bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’.
Pas sulmeve policia i është përgjigjur duke hedhur ujë me presion, për shpërndarjen e tyre.
Rikthehen sulmet, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë e bizneseve në bulevard (VIDEO)
Pas 3 orëve e gjysmë në qetësi e pa incidente, protestuesit para kryeministrisë kanë nisur sulmet e para. Pasi dogjën një karrige, ata hodhën edhe disa molotovë drejt kryeministrisë e bizneseve që ndodhen te Kullat Binjake.
Protestuesit refuzojnë dialogun me Ramën, djegin karrigen në mes të Bulevardit: Hajde të ngrohemi se është ftohtë (VIDEO)
Protestuesit kanë djegur një karrige në mes të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’.
Read more:Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
“Hajdeni të ngrohemi se është ftohtë”, dëgjohen të thonë ata.
Çdo ditë në shesh me flamur, protestuesi: Jam me fat që e mbaj! Protestoj për babain tim dhe çmimet e larta! Dialog, por jo me karrige në bulevard (VIDEO)
Një protestues me flamur në dorë, i cili shihet shpesh gjatë protestave thotë se arsye për protestat janë çmimet e larta dhe ndihmat e ulëta sociale, duke sjellë si shembull të atin.
“Si fillim, dola për pensionin e babit, çmimet e larta. Pensioni 120 mijë lekë pë rbabin, nuk i del për kafen, naftën, ushqimet e larta. Unë shpërndaj ujin nëpër Tiranë. Po u ngritën çmimet, s’ngre as rrogën ai”, tha ai.
Kohën për të dalë në protestë me flamur, e ndan mes punës dhe përkujdesjes ndaj babait.
“Kur ishte protesta para një jave, vija çdo darkë. Tani e gjej kohën, mbarova punën në 1 e gjysmë, jetoj vetëm me babin dhe përkujdesem për të, i bëra ushqimin gati se mund të rri edhe në 10-11”, vijon protestuesi.
Prania e tij me flamur e ka bërë të identifikohet edhe si ‘djali i flamurit’, gjë për të cilën s’e fsheh krenarinë.
“Kjo është e shkruar. Ishim dy çuna, po e valëvisnim në të dy bordurat. Më pas ai iku në ditën e tretë, s’di nga u zhduk dhe më ngeli flamuri mua. Jam me fat që e kam flamurin në dorë”, thotë ai.
Sipas tij, rruga drejt dialogut s’mund të jetë me karrige në bulevard, por me një takim të vërtetë në zyrën e kryeministrit.
“S’jam për dhunë, por edhe ai duhet të dialogojë me ata që është për të dialoguar. Jo të tallet me ne duke nxjerrë karrige. Aty është oborr, jo zyra e tij. Të dialogojë me studentët, pedagogët”, përfundoi protestuesi.




