Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD
Sociale

Protestat/ Rreth 1 mijë pedagogë (nga 10 mijë gjithsej) firmosin peticionin: Rama të dorëhiqet! Nga dhëndri Malltezi te Argita Berisha, mes firmëtarëve edhe figura të atashuar me PD

• 20 Tetor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rreth 1 mijë pedagogë, mes tyre edhe figura të atashuara me Partinë Demokratike dhe opozitën, kanë firmosur një peticion në mbështetje të protestës së të rinjve, përmes të cilit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Peticioni, i iniciuar nga Forumi për Dialog Politik i pedagogut Ermal Hasimja, është firmosur nga rreth 10% e personelit akademik në Shqipëri, i cili, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit për vitin akademik 2023–2024, numëronte afërsisht 10 mijë pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm.

Deklarata është firmosur edhe nga emra të lidhur me opozitën, mes tyre Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, dhe Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit. Në listën e firmëtarëve figuron edhe deputetja e PD-së Ina Zhupa dhe ish-deputetja Sorina Koti, anëtarja e Kryesisë së PD-së Eleina Qirici, anëtarët e Këshillit Kombëtar Aleksandër Biberaj dhe Olsi Karapici, si dhe ish-kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.

Peticioni synon të bashkojë më shumë akademikë nga universitetet e Shqipërisë rreth një deklarate me 5 pika, ku krahas dorëheqjes së Ramës i kërkojnë policisë të ndalë dhunën ndaj të rinjve, ndërkombëtarëve të ndërhyjnë si dhe vetë protestuesve të mos dëmtojnë pronën publike e private.Pedagogët i bëjnë thirrje edhe qytetarëve që të bashkohen rreth protestuesve.

Read more:Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Deklarata e plotë

Të tronditur nga dhuna e pajustifikuar e ushtruar ndaj studentëve tanë dhe shkelja e dëshmuar e të drejtave të njeriut gjatë protestës, ne një grup pedagogësh:

1. I bëjmë thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit. Kërkojmë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kujdestare, e cila të sigurojë stabilitetin institucional, qetësimin e situatës dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.

2.⁠ ⁠I bëjmë thirrje policisë dhe aktorëve të tjerë të ruajtjes së rendit që të ndalojnë menjëherë çdo akt dhune ndaj studentëve dhe të refuzojë të zbatojë urdhëra të paligjshëm. Mos harroni se ata që ju japin këto urdhëra sot, nesër do t’i mohojnë, ndërsa përgjegjësia do të mbetet mbi ju që jeni dokumentuar nga filmimet e qytetarëve dhe mediave.

Read more:Afera ‘Partizani’/ Apeli i GJKKO rrëzon Argita Berishën dhe dhëndrin, lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive

3.⁠ ⁠I bëjmë thirrje përfaqësive diplomatike në Tiranë që të ndërhyjnë publikisht për respektimin e të drejtave të qytetarëve, njësoj siç respektohen të drejtat e qytetarëve në vendet tuaja.

4.⁠ ⁠I bëjmë thirrje protestuesve që të mbrojnë bizneset dhe pronën publike e private për t’i hequr çdo justifikim qeverisë për ushtrimin e dhunës dhe delegjitimimin e protestës.

Read more:“AKSHI lë Bibliotekën Kombëtare pa serverët që i dhuroi BE dhe pa kontratë për sistemin e dixhitalizimit”, Ina Zhupa: Prioritet për AKSHI-n është “libri” i tenderave me autor Ergys Agasin

5.⁠ ⁠I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës, që njësoj si në 1991 t’u bashkohen studentëve për të pamundësuar dhunën ndaj tyre. Asnjë qeveri nuk ka mjaftueshëm policë e gaz lotsjellës për një popull të tërë.

Pedagogë të atashuar pranë PD që kanë firmosur peticionin
Jamarbër Malltezi- Dhëndri i Sali Berishës
Argita Malltezi- Vajza e Sali Berishës
Ina Zhupa- Deputete e PD-së
Petraq Milo- Anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë
Enkeleda Olldashi– Ish-bashkëshortja e Sokol Olldashit
Voltana Ademi Ish-kryetare e Bashkisë Shkodër, përfaqësuese e PD-së
Osman Metalla– Ish-deputet i PD-së
Vehap Kola- Ish-anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së
Suzana Guxholli- Ish-këshilltare e Sali Berishës
Eleina Qirici- Anëtare e Kryesisë së PD-së
Aleksandër Biberaj- Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së
Olsi Karapici- Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së
Sorina Koti- Ish-deputete e PD-së
Aida Shehu– Aktiviste e PD-së
Gjergji Papa– Ish-deputet i PD-së
Irma Kopliku– Ish-deputete e PD-së
Viron Bezhani- Ish-kandidat për deputet i LSI-së
Enkelejda Sallaku– Eksperte e bujqësisë e PD-së
Denis Himçi- Vëllai i deputetit të PD-së, Blendi Himçi

Kliko këtu për të lexuar listën e plotë të pedagogëve që kanë firmosur peticionin

Lexo edhe
Sociale

303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme

Sociale

Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd

Tags: #Aida Shehu #aleksander biberaj #ARGITA MALLTEZI #denis himci #eleina qirici #Enkeleda Olldashi #enkelejda sallaku #ermal hasimja #Gjergji Papa #Ina zhupa #Irma Kopliku #Jamarbër Malltezi #olsi karapici #Osman Metalla #pedagoge

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme
  • Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd
  • Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë pikëpyetje në rrjet, Aeroporti i Rinasit sqaron: Asnjë avion shtesë, gjithçka sipas skedulit!
  • Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës
Nga të njëjtat tag-e
  • Ina Zhupa: I vetmi akt që i shërben sigurisë kombëtare është dorëheqja e Ramës!
  • Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra
  • “Nis mbledhja e firmave për referendum për bashki”/ Zhupa nga Ksamili: Kërkojmë të respektohet vullneti dhe nevojat e qytetarëve
  • Projekti Pishë-Poro-Nartë/ PD ankimon ligjin në Kushtetuese, Zhupa: Si u lejua ndërtimi në zonën e mbrojtur
  • “Klodiana Lala nuk intimidohet” Ina Zhupa: Sjellja e Vlora Hysenit kërkon një akuzë të re penale!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Sot është turp të jesh socialist – Blog 3 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë Policët dhunuan të rinjtë në oborrin e Kishës/ Shehaj: Rama nuk njeh as Kishë e as Xhami, por terrori nuk do e nënshtrojë dot brezin e ri 3 lexime · 24 orë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile – Ide 3 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale 303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Balluku ndjek protestën tek News24, ironizon studenten por e ‘masakrojnë’ ndjekësit: Si mund të jesh ende e lirë dhe drejtësia s’të ka prekur? Të pret burgu (VIDEO) 2 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama akuzoi Rusinë se qëndron pas revoltës, reagon Moska: Janë qytetarët e vendit tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

303 të lënduar në 6 ditë protesta, 190 prej tyre policë! Ministrja Spahiu nga Trauma: Të mbrojmë fëmijët, mos përhapni lajme të rreme

303 persona janë raportuar të lënduar gjatë protestave të zhvilluara nga 13 deri më 18 tetor në Shqipëri.…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Brendshme apel prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve! Të miturit nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd

Zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të mbajnë fëmijët…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Sociale

Vranësira e temperatura deri në 23 gradë celsius, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Për ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin