Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë
Ekonomi

Bizneset kërkojnë mbrojtje/ Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara, punonjësit denoncojnë mungesën e policisë

• 24 Tetor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjatë tri ditëve të protestave, një numër i konsiderueshëm biznesesh u dëmtuan dhe u shkatërruan, ndërkohë që mbrojtja dhe reagimi i Policisë ndaj tyre ishte minimal, për të mos thënë inekzistent.

Ne ndodhemi pranë një filiali banke i cili duket që është i tillë nëpërmjet këtij bankomati të shkatërruar. Një situatë e tillë ka sjellë si rezultat ndërprerjen e shërbimeve dhe pamundësinë e përditshme të tyre për qytetarët.

“Katastrofale, pse goditet ekonomia”.

“Më përpara futeshe brenda shumë më shpejt, tani po presim radhë jashtë, shife si e kanë bllokuar. Bizneset duhet të mbrohen se ka nga ato që janë private. Duhet të ketë prezencë të shtuar të policëve.”

Read more:Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide

Për mikrofonin e Top Channel, punonjësit e sigurimit të bankave të dëmtuara shprehen se situata ka qenë edhe më problematike. Ata tregojnë se gjatë dëmtimeve të bizneseve kanë njoftuar Policinë e Shtetit, por ndihma nuk ka mbërritur. Duke mbetur me mbrojtje të vetme atë të kompanive private të sigurisë: “Kam shtypur butonin e panikut dhe nuk më erdhi asnjë, bëmë kërkesë edhe për ndihmë nga policia, s’pati prezencë të tyre. Kam ngelur vetëm për momentin. Veç më erdhën forcat tona private, por ishte thyer gjithçka.”

Dëmet e shkaktuara dhe pasiguria kanë bërë që disa biznese të marrin masa shtesë për mbrojtjen e ambienteve të tyre.

Read more:Projekti Pishë-Poro-Nartë/ PD ankimon ligjin në Kushtetuese, Zhupa: Si u lejua ndërtimi në zonën e mbrojtur

Si pasojë e mungesës së mbrojtjes në këto 3 ditë protestash, mbi 15 filiale të bankave të nivelit të dytë janë dëmtuar.

“Mbi 15 filiale bankash janë dëmtuar nga aktet e dhunës së ditëve të fundit, duke goditur hapësirat ku qytetarët marrin pagat, kryejnë transaksione dhe përmbushin detyrimet e tyre të përditshme. Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se depozitat e tyre janë të sigurta. Sistemi ynë bankar është i shëndoshë, i mirëkapitalizuar dhe i mbikëqyrur”, tha Delina Ibrahimaj.

Read more:Perspektivë pozitive e Shqipërisë/ Moody’s mban vlerësimin ‘Ba3’, sheh rritje 3.6% të ekonomisë dhe ulje graduale të borxhit

Në një situatë të tillë, shërbimet bankare kanë kufizuar numrin e degëve, ndërsa garantojnë sigurinë e depozitave të qytetarëve.

Por përtej garancive për kursimet, për bizneset mbetet e domosdoshme që të kenë siguri edhe në ambientet ku ushtrojnë aktivitetin e tyre. Mbrojtja e pronës private, reagimi në kohë ndaj njoftimeve për rrezik dhe një prezencë më e shtuar policore në zonat me aktivitet të lartë ekonomik janë elementë thelbësorë sipas tyre për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla.

Lexo edhe
Ekonomi

Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë

Ekonomi

Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros

Tags: #Aktivitet #Biznese #Bizneset #Delina Ibrahimaj #ekonomia #Mbrojtja #pagat #Policia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë
  • Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • Euro zbret deri në 87 lekë, Banka e Shqipërisë shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
Nga të njëjtat tag-e
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • ‘Përditësoni menjëherë sistemet!’ Autoriteti i Sigurisë Kibernetike identifikon cenim të gjuhës së programimit të faqeve të internetit
  • Kriza në Shqipëri në shtatë pika – Blog
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
  • Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO) 2 lexime · 2 orë më parë
  6. 06
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 2 lexime · 2 orë më parë
  7. 07
    Sociale Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Bizneset kërkojnë lehtësi/ Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së dhe grante për teknologjinë

Me nisjen e vjeshtës në skenën ekonomike rikthehet debati i përvitshëm, sa para do të mbledhin dhe si…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Rënia e euros krizë për bizneset, turistët vijnë por lokalet e hotelet në jug humbasin miliona nga zhvlerësimi i euros

Rënia e euros po jep efektet negative te bizneset, veçanërisht në jug të vendit, ku turizmi mbetet një…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
Ekonomi

Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit

Qeveria ka miratuar projektligjin për krijimin e Këshillit Fiskal, një institucion i pavarur që do të kontrollojë nga…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin