Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

• 22 Tetor, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian, Press Tv, i cili transmeton në disa gjuhë të huaja.

Ai ka raportuar live protestat në vendin tonë, duke publikuar foto dhe video të realizuara gjatë tubimeve. Për transmetimin e protestave të dhunshme, Press Tv ka mundur të hyjë në Shqipëri duke dërguar një reporter austriak, Dieter Reinisch.

Televizioni iranian e shet protestën e dhunshme në Shqipëri si një tubim mbarë-popullor, njësoj siç bën me protestat që po zhvillohen këto kohë edhe në vende të tjera të Europës.

Read more:Ndihmoi me të dhëna sekrete Agasin, Gashi: Vlora Hyseni gjatë detyrës së saj në Kosovë është portretizuar si figurë që ka integritet

Gjatë intervistave të transmetuara nga Press Tv, protestuesit sulmojnë edhe Bashkimin Europian dhe i kërkojnë ndijmë Iranit.

Ky televizion është një organizatë mediatike lajmesh shtetërore iraniane, në pronësi të Transmetimeve të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), që transmeton në gjuhët angleze dhe frënge.

Me seli në Teheran, Press Tv u lançua më 8 korrik 2007 dhe kishte për qëllim të konkurronte me shërbimet perëndimore në gjuhën angleze.

Read more:“15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë

Por ajo që ngre më shumë pikëpyetje në këtë ‘histori’, është se ky televizion konsiderohet si një mjet për përhapjen e propagandës së qeverisë iraniane, e pikërisht për këtë ndodhet nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

Kryeministri Edi Rama gjatë daljeve të tij publike, shpesh ka pretenduar për ndërhyrje iraniane në protestat që po zhvillohen prej disa muajsh në Shqipëri, përfshi tubimet e dhunshme të 10 ditëve të fundit.

Lexo edhe
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Kronikë

U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’

Tags: #Bashkimi Europian #BE #Edi Rama #Foto #Live #protestat kunder qeverise #proteste #rama #Sanksione #Shba #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
  • 10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve
  • LIVE TV- Protesta/ Molotovë te Komisariati nr. 3 dhe Ministria e Brendshme, 17 policë të lënduar! Sulmohet selia e PS, protestues me maska në PD
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
Nga të njëjtat tag-e
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional 3 lexime · 8 orë më parë
  5. 05
    Politikë Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen? 2 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar

Incidente sporadike dhe jo të rënda, vetëm në mbrëmje dhe vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte epilogu…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
Kronikë

U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tepelenë, ku një italian 39-vjeçar, me inicialet R. Sh., është rrëzuar…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

10 orë protestë/ Policia strategji të re në ditën e shtatë, neutralizon sulmet që në nisje! Sulm Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar! Fishekzjarre e molotovë efektivëve

TIRANË – Pas disa orësh qetësie, mbrëmja e ditës së shtatë të protestës në Tiranë riktheu përplasjet e…

• 3 ditë më parë • 29 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin