Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Perspektivë pozitive e Shqipërisë/ Moody’s mban vlerësimin ‘Ba3’, sheh rritje 3.6% të ekonomisë dhe ulje graduale të borxhit
Ekonomi

Perspektivë pozitive e Shqipërisë/ Moody’s mban vlerësimin ‘Ba3’, sheh rritje 3.6% të ekonomisë dhe ulje graduale të borxhit

• 21 Shtator, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Forcimi i financave publike, rritja ekonomike dhe progresi në reformat strukturore janë disa prej faktorëve që kanë ndikuar në vlerësimin e ri të Moody’s për Shqipërinë.

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit ka ndryshuar perspektivën për vendin nga ‘e qëndrueshme’ në ‘pozitive’, ndërsa ka mbajtur të pandryshuar vlerësimin në nivelin Ba3.

Sipas Moody’s, ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri ndaj goditjeve të viteve të fundit, ndërsa pozicioni fiskal dhe ai i jashtëm janë forcuar. Agjencia pret që rritja ekonomike të vijojë në periudhën afatmesme, ndërsa borxhi publik të ulet gradualisht.

Read more:INSTAT publikon shifrat, sa është rritja ekonomike për tremujorin e parë 2026

“Moody’s parashikon rritje reale të PBB-së prej 3.6% në vitin 2026 dhe 3.5% në vitin 2027, duke theksuar se ekonomia shqiptare ka dëshmuar deri tani qëndrueshmëri ndaj efekteve të konfliktit në Lindjen e Mesme, falë mbështetjes pothuajse tërësore tek energjia e rinovueshme. Gjithashtu, Moody’s thekson se falë rritjes ekonomike të fortë dhe deficiteve të kontrolluara fiskale, borxhi i qeverisjes së përgjithshme do të vazhdojë të ulet gradualisht, në 50.2% të PBB-së në vitin 2027, nga 52.9% në fund të vitit 2025”, u shpreh Ministria e Financave.

Një tjetër element i rëndësishëm është pozicioni i jashtëm i vendit. Deficiti i llogarisë korente u ngushtua në vetëm 0.7 për qind të PBB-së gjatë vitit 2025, ndërsa investimet e huaja direkte vijuan të mbulojnë plotësisht këtë deficit. Sipas Ministrisë së Financave, ky përmirësim mbështet objektivat afatgjata të integrimit evropian të vendit.

Read more:“Bashkitë të përthithin projekte”, kreu i BERZH për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor

“Agjencia vlerëson se progresi i vazhdueshëm i reformave, i mbështetur nga këto financime, ka potencialin të forcojë më tej profilin institucional dhe të qeverisjes së vendit.”

Për Ministrinë e Financave, vlerësimi i radhës i Moody’s është një tregues i stabilitetit makroekonomik dhe i progresit të reformave.

Lexo edhe
Ekonomi

Vapa pakësoi mjaltin/ Panairi i përvitshëm në Librazhd, temperaturat e larta ndikuan negativisht

Ekonomi

Rreth 4 mijë kredi për çiftet e reja/ Shteti garanton huanë pa parapagim, 2 mijë kuota me interes zero në 2027

Tags: #borxhi publik #ekonomia #Ekonomia shqiptare #Energjia e rinovueshme #Ministria e Financave #PBB #rritja ekonomike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vapa pakësoi mjaltin/ Panairi i përvitshëm në Librazhd, temperaturat e larta ndikuan negativisht
  • Rreth 4 mijë kredi për çiftet e reja/ Shteti garanton huanë pa parapagim, 2 mijë kuota me interes zero në 2027
  • Shqipëria blen, por shet pak/ Importet rriten në 75.6 miliardë lekë, deficiti tregtar thellohet me 17.4%
  • AZHBR pranon gabimin me fermerët/ Ishin përjashtuar për 3 vite, rikthehen 223 fermerë në skemën e subvencioneve
  • Çmimet e karburanteve, Konfindustria kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveria: T’i afrohemi niveleve mesatare të rajonit
Nga të njëjtat tag-e
  • SPAK nis hetim për çështjen e pagave të magjistratëve, sekuestron praktikat te Ministria e Financave
  • Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave të Gjykatës së Lezhës, Thesari nuk ekzekuton listëpagesat e gushtit
  • BIRN: Institucionet e drejtësisë kundërshtojnë projektligjin për pagat e magjistratëve
  • “Bashkitë të përthithin projekte”, kreu i BERZH për Top Channel: Për integrimin Shqipëria duhet të zgjerojë projektet në nivel vendor
  • Gjykata Administrative urdhëron Ministrinë e Financave të zhbllokojë pagat e magjistratëve në Lezhë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Plagosja e dy të rinjve nga Kamza në 2025-ën që solli një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë! Nga shpërthimet me tritol te eliminimi i Isuf Jacajt 381 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Reagimi i Ramës pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së, hipokrizi”/ Bytyçi: Duhet të kërkojë ndjesë, mori helikopterin drejt Prishtinës dhe ndikoi për miratimin e Gjykatës Speciale 12 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protestat për largimin e Ramës në ditën e 113-të/ Thirrja e fortë e aktores Egla Ceno: Kush është shqiptar e di vetë se ku duhet të jetë. Dëgjoni instiktin, zgjidhni dinjitetin 11 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar! Ende nuk dihen rrethanat 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Kronikë “Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë” nipi 14-vjeçar tregon minutat e fundit të Lumturie Patushit para se të vritej nga bashkëshorti në Tiranë 9 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Burri vret me thikë gruan teksa kujdesej për 2 nipërit, kapet në Kamëz pas arratisë! Zbardhet dëshmia e 68-vjeçarit: E qëllova në zemër, më gënjeu (EMRAT+VIDEO) 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Vapa pakësoi mjaltin/ Panairi i përvitshëm në Librazhd, temperaturat e larta ndikuan negativisht

Temperaturat e larta të kësaj vere kanë ndikuar negativisht për prodhuesit e mjaltit. Një nga zonat më të…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Ekonomi

Rreth 4 mijë kredi për çiftet e reja/ Shteti garanton huanë pa parapagim, 2 mijë kuota me interes zero në 2027

Të blesh shtëpinë e parë, pa pasur nevojë për një parapagim dhe me kredi të lehtësuar nga shteti…

• 4 ditë më parë • 4 min lexim
Ekonomi

Shqipëria blen, por shet pak/ Importet rriten në 75.6 miliardë lekë, deficiti tregtar thellohet me 17.4%

Gushti është muaji kulmor i verës, kur turizmi është në pikun e tij dhe kërkesa për mallra e…

• 4 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by