Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Jo dhunës, po organizimit! – Ide
Editoriale

Jo dhunës, po organizimit! – Ide

• 30 Tetor, 2026 • 9 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

Dhuna e rebelimit studentor dhe rinor është mëse e kuptueshme. Ajo buron jo vetëm nga kushtet objektive politike, sociale dhe ekonomike me të cilat përballen të rinjtë por edhe nga injorimi i protestave paqësore të Flamingove për muaj me rradhë nga arroganca qeverisëse e kryeministrit Rama. Ndaj ajo duhet parë në kontekstin e krizës që po kalon vendi dhe nuk mund të reduktohet tek vandalizmi spontan apo tek forcat e errëta.

Ama të kuptosh kontekstin dhe burmin e dhunës nuk do të thotë ta justifikosh atë. Aq më pak duhet arritur konkluzioni se vetëm nëpërmjet dhunës mund të rrëzojmë regjimin aktual dhe të ndërtojmë një sistem më të mirë politik, social apo ekonomik.

Është e vërtetë që protesta e dhunshme i ka çjerrë maskën banditizmit të qeverisjes aktuale. Ama ajo as nuk e ka dobësuar dhe as nuk e ka delegjitimuar atë aq sa protesta paqësore e Flamingove. Ishte kjo e fundit që e delegjitimoi pushtetin Rama dhe klasën tonë politike në përgjithësi.

Dhuna që ka pushtuar rrugët e Tiranës dhe Shqipërisë, nga ana tjetër, rrezikon konsolidimin e një alternative sociale dhe politike që jo vetëm mund të rrëzojë Ramën por edhe të rigjenerojë sistemin tonë politik. Tre janë arësyet se përse dhuna mund ta rrezikojë suksesin e protestës sociale të njohur si Revolucioni i Flamingove.

Read more:Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide

Së pari, ajo zhvendos debatin nga korruptimi i sistemit aktual dhe mënyra se si ai mund të tejkalohet tek debati shterpë mes atyre që dënojnë dhunën dhe atyre që e mbrojnë atë. Kështu në vend që të diskutojmë në lidhje me shkatërrimin e ambientit, përqendrimin e pushtetit politik dhe ekonomik në pak duar ose mbi situatën katastrofale të arsimit të lartë, korrupsionin apo mungesën e demokracisë brenda dhe jashtë partive, debati do fokusohet tek ndarja pro apo kundër dhunës.

Nuk duhet të harrojmë që një nga arritjet e mëdha të Revolucionit të Flamingove ishte hapja dhe oksigjenimi i debatit publik nga debatet shterpë Rama-Berisha tek problemet ekonomike të përballueshmërisë së jetës, mbrotjes së ambientit, dinjitetit qytetar, nacionalizmit dhe demokracisë.

Revolucioni Flamingove prodhoi një listë konkrete kërkesash që synonin reformimin e sistemit politik në përgjithësi, që nga rrëzimi i ligjeve të bëra për klientelën ekonomike të Ramës, deri tek ndryshimi i Kushtetutës dhe sistemit elektoral për të hapur lojën demokratike dhe për të forcuar institucione si parlamenti apo pushtetit vendor.

Dhuna rrezikon të nxjerrë në plan të dytë artikulimin e kërkesave për reformim të sistemit tonë politik, ekonomik dhe social duke i dhënë protagonizëm elementit të dhunëshëm në kurriz të studentëve, intelektualëve, ambinetalistëve, fermerëve apo punëtorëve.

Read more:“Nis mbledhja e firmave për referendum për bashki”/ Zhupa nga Ksamili: Kërkojmë të respektohet vullneti dhe nevojat e qytetarëve

Dhe këtu vijmë tek rreziku i dytë që përbën dhuna për masivizimin e protestës sociale. Nëse strategjia e protestës sociale reduktohet tek përballja e dhunëshme me regjimin atëhere ajo rrezikon të largojë prej saj një seri grupesh apo individësh që nuk e gjejnë dot veten tek përballja e dhunshme me pushtetin. E thënë ndryshe, janë shumë më pak ata që mund ti bashkohen një proteste të dhunëshme se një proteste paqësore.

Së treti, nën mjegullën e dhunës protesta mund të kapet më lehtë si nga regjimi Rama edhe nga berishizmi. Pushteti aktual e ka të lehtë ta penetrojë protestën duke futur aty element të dhunshëm. Këtë e kemi parë tashmë me grupe të maskuara që dalin nga Ministria e Brendëshme dhe integrohen në protestë. Partia Socialiste ka një “krah të armatosur” që përbëhet nga të fortët që përdor në zgjedhje që mund të përdoret fare kollaj për të penetruar dhe devijuar protestën sociale nën maskat dhe mjegullën e dhunës.

Po ashtu Partia Demokratike e ka shumë të lehtë ta penetrojë protestën me krahun e saj të armatosur, sikurse edhe ka ndodhur në disa raste. Ndaj promovimi i elementëve të dhunëshëm apo “të fortë” në protestë eventualisht mund ti shërbejë kapjes së saj nga klasa politike aktuale teksa mënjanon promovimin dhe organizmin e një lidershipi të ri që sfidon sistemin tonë politik.

Prandaj ajo që i duhet protestës sociale sot më shumë se dhuna është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar.

Read more:Maliqi rikthen festën e vjeshtës, vijon tradita e një dekade e panairit me produkte vendase

Një lëvizje e tillë nuk ka nevojë për një kryetar apo lider të pazëvendësueshëm, por për një kryesi rotacionale dhe forume presenciale apo virtuale ku duhet të diskutohen dhe miratohen kërkesat e protestës sociale. Në Shqipëri ka eksperienca të lëvizjeve të shoqërisë civile që kanë funksionuar me kryesi dhe jo me kryetar, siç ishte Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP). Një shembull i ngjashëm ishte edhe lëvizja studentore në Serbi.

Një platformë e qartë parimesh, kërkesash dhe propozimesh do ishte boshti rreth të cilit do të ngjizej, mobilizohej dhe konsolidohej Fronti i Gjerë i Flamingove. Nuk bëhet fjalë për një program të detajuar qeverisës por për disa parime dhe propozime themelore që synojnë demokratizimin e sistemit tonë politik dhe ekonomik që nuk është as socialist, as neoliberal, as konservador, as marksist, por thjesht i personalizuar.

Sistemi ynë aktual politik dhe ekonomik nuk është neoliberal sepse as në politikën dhe as në ekonominë tonë nuk ekziston fare konkurrenca qoftë si koncept qoftë si praktikë. Shumica dërrmuese e buxhetit dhe aseteve të shtetit tonë jepet me gisht ose me koncesione dhe jo nëpërmjet tenderave konkurrues. Konkurrenca e lirë dhe meritokratike ka vdekur prej kohësh si në politikën edhe në ekonominë shqiptare.

Aq më pak është sistemi ynë socialist apo marksist për faktin e thjeshtë sepse këtu është privatizuar dhe personalizuar prona publike si në politikë (partitë politike) edhe në ekonomi. Edhe politika elementare si ato të mbështetjes sociale për shtresat në nevojë tek ne nuk konceptohen nëpërmjet lenteve të socializmit si të drejta themelore të qytetarëve por si favore që partia në pushtet bën në shkëmbim të votës. Pa folur për përqëndrimin e parasë dhe të pushtetit ekonomik në një grup të ngushtë oligarkësh që vetëm socialist nuk janë.

Read more:“Ka gjyqtarë që shkonin te Ergys Agasi”, Këlliçi: Në dosje janë të implikuar politikanë e prokurorë, do ta shihni…

Pikërisht për këtë arësye Fronti i Flamingove nuk mund të jetë një parti tradicionale që synon të qeverisë në funksion të një ideologjie, shtrese, grupi apo personi të vecantë. Platforma e tij politike nuk synon thjesht qeverisjen por reformimin ose shembjen e sistemit aktual politik, mediatik dhe ekonomik, ku nuk e gjejnë veten as socialistët, as marksistët, as komunistët, as neoliberalët, as konservadorët dhe as nacionalistët.

Kjo për arësyen e thjeshtë se sistemi ynë aktual, politik, ekonomik dhe mediatik, është thellësisht i personalizuar. Ndaj ai nuk prodhon politikë në kuptimin e mirëfilltë fjalës, si përplasje opsionesh apo idesh, por thjesht përplasje personalitetesh dhe personash.

E thënë ndryshe, sistemi ynë politik nuk funksionon sipas asnjë parimi demokratik, konkurrues, përfaqësues apo ideologjik.

Revolucioni i Flamingove konsiston pikërisht në transformimin e këtij realiteti duke vendosur një sërë rregullash të reja loje, dhe duke prodhuar një kulturë të re politike të qytetarit të lirë dhe dinjitoz. Si i tillë Fronti i Flamingove është dhe duhet të mbetet një front i gjerë që bashkon rryma dhe grupe të ndryshme në opozitë me regjimin e vjetër politik që mishëron Edi Rama.

Read more:Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)

Ama rrëzimi dhe zëvendësimi i regjimit të vjetër politik me një sistem të ri demokratik, përfaqësues dhe përfshirës nuk bëhet me molotov por me platforma, kërkesa dhe propozime të qarta që nga njëra anë nxjerrin në pah kalbësimin e sistemit politik aktual dhe nga ana tjetër ofrojnë një hartë konkrete për të dalë nga këneta politike e Ramës apo nga balta e Berishës.

Ndaj mendoj që roli i intelektualëve, studentëve, pedagogëve dhe gazetarëve sot është ndërtimi i një platforme që materializon dhe reflekton shpresat e Lëvizjes së Flamingove për një Shqipëri të Re ku politika dhe ekonomia vendos në qendër të saj qytetarin dhe jo kryetarin dhe oligarkët e tij.

Këtë detyrë do përpiqem të kryej në shkrimin e ardhëshëm me titull: Një platformë politike për Frontin e Flamingove.

Shkruar nga Blendi Kajsiu enkas per Lapsi.al

Lexo edhe
Editoriale

As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide

Editoriale

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide

Tags: #ama #Detyrë #Dhuna #Edi Rama #Ekonomi #ekonomia #fermerët #jetë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • ERA QË NUK NDALET MË! – Blog
  • Revolta si shpresa e fundit – Ide
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Aleanca e Profesionistëve të Lirë kundërshton Paketën Fiskale 2027: Rrezikohet rritja e barrës tatimore dhe konkurrueshmëria e biznesit
  • Microsoft ofron largim vullnetar nga puna për 60 mijë punonjës, kompania vijon riorganizimin e stafit
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
  • Festa e Shegës në Lezhë, fermerët dhe kuzhinierët bëhen bashkë për të promovuar frutin simbol të zonës
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor 2 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Paketa Fiskale 2027, rritet barra për bizneset/ Eksperti Gjokutaj: Mungon analiza se kush përfiton dhe kush paguan, ulet TVSH-ja për ushqimet, por rritet diku tjetër 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide

Në daljet e tij të çoroditura publike, Edi Rama, herë duke përdorur shkopin e herë karrotën, po tregon…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide

Goditja e fortë që mori partia shtet e Aleksndar Vuçiçit në zgjedhjet e të dielës në Serbi ka…

• 3 ditë më parë • 7 min lexim
Editoriale

ERA QË NUK NDALET MË! – Blog

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit të gjerë…

• 3 ditë më parë • 5 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin