Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit
Teknologji

Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit

• 29 Tetor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Elon Musk ka kërkuar kufizimin e përdorimit të rrjetit satelitor ushtarak Starshield në Ukrainë, raportoi të martën The Wall Street Journal, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin e teknologjisë së kompanisë SpaceX në mbështetjen ushtarake të Kievit.

Sipas gazetës, Musk ka vendosur të kufizojë shpejtësinë me të cilën pajisjet ukrainase mund të lidhen me sistemin Starshield, duke bërë që disa dronë të përdorur nga Ukraina të mbeten jashtë funksionit. Raporti citon zyrtarë amerikanë të paidentifikuar dhe persona të njohur me çështjen.

Zhvillimi vjen mes deklaratave kontradiktore për përgjegjësinë mbi kufizimet e mundshme të sistemit. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Pentagoni nuk kishte urdhëruar asnjë ndryshim në funksionimin e Starshield.

Read more:SpaceX lëshon me sukses Starship V3, anija gjigante kozmike e Elon Musk realizon testin kritik

“Asgjë nuk ka ndryshuar nga ana jonë. Ne nuk kemi lëshuar ndonjë direktivë apo diçka të tillë”, tha Hegseth.

Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, mohoi të premten se kishte kërkuar kufizime për rrjetin satelitor. “Nuk isha unë dhe besoj se ishte Eloni”, u shpreh ai, duke ia atribuar nismën miliarderit.

Nga ana e tij, Musk kishte lënë të kuptohej se përgjegjësia për çdo kufizim i takon qeverisë amerikane, pasi sistemi Starshield është në pronësi dhe nën kontrollin e saj.

Read more:Radarët dhe dronët ‘zbulojnë’ shkeljet rrugore në Gjirokastër, 1383 gjoba dhe 24 patenta të pezulluara në 1 javë (VIDEO)

“Sistemet Starshield janë në pronësi dhe kontrollohen nga qeveria amerikane. Çdo kufizim në gjerësinë e brezit ose në përdorim vendoset nga ushtria amerikane dhe, në fund të fundit, nga presidenti i SHBA-së”, shkroi Musk në një postim.

Javën e kaluar, autoritetet ukrainase raportuan probleme me lidhjen e sistemit satelitor, i cili luan një rol të rëndësishëm në komunikimet dhe operacionet ushtarake të vendit kundër forcave ruse.

Ukraina përdor Starshield, shërbimin satelitor të projektuar posaçërisht për nevoja ushtarake, për komunikimet në fushën e betejës, operacionet me dronë dhe goditjet në distanca të mesme kundër objektivave në territoret e kontrolluara nga Rusia. Sistemi përdoret gjithashtu për zbulimin dhe përgjimin e dronëve.

Read more:Britania dhe Franca do të organizojnë samitin e mbrojtjes për Ngushticën e Hormuzit

Paralelisht, Kievi mbështetet edhe te Starlink, shërbimi satelitor civil i operuar nga SpaceX, i cili është bërë një komponent i rëndësishëm i infrastrukturës së komunikimit ukrainas që prej nisjes së pushtimit rus në shkallë të gjerë në vitin 2022.

Çështja e aksesit në këto sisteme mbetet me rëndësi strategjike për Ukrainën, ndërsa raportimet për kufizime të mundshme ngrenë shqetësime mbi ndikimin që vendimet e kompanive private dhe autoriteteve amerikane mund të kenë në operacionet ushtarake të Kievit.

Lexo edhe
Teknologji

Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore

Teknologji

ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional

Tags: #Donald Trump #dronë #Elon musk #Pentagoni #Pete hegseth #Presidenti #Private #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore
  • ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional
  • Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro
  • OpenAI pranon gabimin pas sulmit ndaj sistemeve të qeverisë australiane
  • Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte
Nga të njëjtat tag-e
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
  • Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi
  • Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 59 minuta më parë
  4. 04
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 1 lexime · 1 orë më parë
  7. 07
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 1 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

Studimi i The Lancet: Njerëzimi rrezikon të zhduket deri në vitin 2100 nga inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore

Njerëzimi mund të përballet me rrezikun e zhdukjes deri në fund të këtij shekulli, si pasojë e përdorimit…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Teknologji

ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional

Përdorimi masiv i inteligjencës artificiale, veçanërisht i ChatGPT-së, po ndryshon rrënjësisht mënyrën si njerëzit komunikojnë, mendojnë dhe ndërtojnë…

• 6 ditë më parë • 4 min lexim
Teknologji

Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro

Autoritetet në Finlandë kanë urdhëruar pezullimin e punimeve në dy qendra të të dhënave të Google që janë…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin