Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit
Sociale

Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit

• 29 Tetor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka vijuar punën derë më derë në Bashkinë Finiq, me qëllim evidentimin në terren dhe trajtimin e problematikave të banesave pa dokumentacion pronësie.

Drejtoresha e Përgjithshme e ASHK-së, Lorena Goxhobelli ishte në Finiq për të ndjekur nga afër këtë proces. Gjatë takimit me banorët ajo tha se tashmë puna ka përfunduar në gjashtë fshatrat e parë, që përfshijnë Njësinë Administrative Finiq, ndërsa aktualisht grupet e punës janë të angazhuara në dhjetë fshatrat e Njësisë Administrative Aliko.

“Vijmë derë më derë për të trajtuar të gjitha banesat që nuk kanë dokumentacion pronësie. Qëllimi është të evidentojmë problematikat nga afër dhe të ndjekim procedurat për zgjidhjen e tyre, ndërsa të gjitha të dhënat publikohen në faqen e ASHK, duke garantuar transparencë për çdo subjekt”, tha Goxhobelli.

Read more:Finiq/ Zjarri në fshatrat Kostar e Mesopotam rrezikoi banesat, evakuuohen banorët! Ndërhyrja me 3 helikopterë neutralizon flakët! Report Tv sjell PAMJE ME DRON

Sipas planifikimit të Kadastrës, puna në terren synohet të përfundojë në të 52 fshatrat e Bashkisë Finiq deri në fund të nëntorit. Paralelisht me evidentimin e banesave, vijon edhe përpunimi i praktikave, me qëllim avancimin e procedurave për zgjidhjen e problematikave të konstatuara.

Goxhobelli theksoi se pjesëmarrja e banorëve gjatë vizitave në terren është e rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit.

Read more:Kadastra shkon derë më derë në Himarë, 235 banesa pa dokumentacion pronësie! Do të trajtohen edhe objektet pa kërkesë të mëparshme legalizimi (VIDEO)

“Ne publikojmë periodikisht datat kur grupet tona janë të pranishme në secilin fshat dhe bashkëpunojmë ngushtë me Bashkinë Finiq për të informuar banorët. Është e rëndësishme që ata të jenë të pranishëm gjatë aksionit dhe të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm, në mënyrë që procedurat të ndiqen dhe praktikat të plotësohen sa më mirë”, u shpreh ajo.

Kadastra derë më derë është pjesë e angazhimit të ASHK-së për të identifikuar nga afër problematikat e pronësisë dhe për të ndjekur procedurat përkatëse në bashkëpunim me qytetarët dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Read more:Shpopullimi/ Në Grykë-Çajë të Kukësit mbeten 90 nxënës nga 500 që ishin deri në vitet 2000! Rruga pa asfalt, shteti nuk siguron transport për mësuesit

Përveç Finiqit, grupet e punës janë angazhuar edhe në zona të tjera të vendit, përfshirë Velabishtin në Berat, Vithkuqin, Leskovikun dhe Spitallën në Durrës me synimin për të shtrirë procesin në sa më shumë zona ku banesat kanë problematika me dokumentacionin e pronësisë.

Të dhënat për ecurinë e punës publikohen në kanalet online të Kadastrës, duke u mundësuar qytetarëve të informohen për procesin dhe për zonat ku po zhvillohet puna në terren.

Lexo edhe
Sociale

Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)

Sociale

Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)

Tags: #Agjencia Shtetërore e Kadastrës #Banorët #Berat #Durres #finiq #kadastra #lorena goxhobelli #Të Gjitha #Vlore

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)
  • Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
  • Priten pishat në Korçë për ndërtimin e Liceut Francez, aktivisti: Masakër mjedisore, transparencë nga institucionet! Kryebashkiaku Filo: Projekt i Fondit të Zhvillimit
Nga të njëjtat tag-e
  • Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO)
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • Defekti në tubacionin kryesor la Vlorën pa ujë, përfundon riparimi i avarisë dhe nis rikthimi gradual i furnizimit (VIDEO)
  • Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide
  • Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Divjakë/ Flakët rrezikuan pyllin e parkut kombëtar, kapet 29-vjeçari! Ndezi zjarr në Kryekuq (VIDEO)

Një 29-vjeçar dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kryekuq të Divjakës, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Të miturit përballë ligjit, Gogu: Përfshirja në dhunë nuk mbetet pa pasoja, përgjegjësia për krimet nis në 14 vjeç! (VIDEO)

Edhe të miturit mund të mbajnë përgjegjësi penale nëse përfshihen në akte dhune. Këtë e sqaroi sot Ministri…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Sociale

Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)

Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin