Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Shpopullimi/ Në Grykë-Çajë të Kukësit mbeten 90 nxënës nga 500 që ishin deri në vitet 2000! Rruga pa asfalt, shteti nuk siguron transport për mësuesit
Sociale

Shpopullimi/ Në Grykë-Çajë të Kukësit mbeten 90 nxënës nga 500 që ishin deri në vitet 2000! Rruga pa asfalt, shteti nuk siguron transport për mësuesit

• 28 Shtator, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

KUKËS– Rreth 30 kilometra larg qytetit të Kukësit, rruga me kthesa mes maleve të çon drejt fshatit me emrin unik “Fshat”, në njësinë vendore Grykë-Çajë. Peizazhi është mahnitës por pas kësaj bukurie fshihet një realitet i trishtë.

6 kilometrat e fundit, nga aksi nacional Kukës–Bushtricë e deri te shkolla janë të paasfaltuara. Në dimër bëhet e rrezikshme prej ngricave.

Në shkollën 9-vjeçare “Isuf Seferi”, nxënësit zhvillojnë mësimin në klasa kolektive.

Read more:“Jetesa në Shqipëri e pamundur”/ Protestuesi nga Sheshi Skënderbej: Nuk ndalet protesta deri në rrëzimin e Ramës

“Kjo është shkolla qendër kemi dhe tre shkolla varëse. Këtu ka afërsisht 33 nxënës i kemi klasa të bashkuara në klasa kolektive ka vite që vazhdon kjo punë për shkak të numrit nxënësve edhe shkollat vartëse kanë nga 25-30 nxënës domethënë gjithsej kemi 90 nxënës”, tha Betim Lushi, drejtor i shkollës.

Deri në vitet 2000, numëronte rreth 500 nxënës, pasi ishte shkollë 9-vjecare dhe e mesme.

“Më parë kjo ka qenë shkollë e mesme. Kanë qenë 300 nxënës deri në 500 nxënës, deri në vitet 2000. Tani nxënësit pasi mbarojnë shkollën 9-vjecare shkojnë në shkollën e mesme të Bushtricës ose në Kukës, në Tiranë e të tjerë”, u shpreh Lushi, më tej.

Read more:Drejt përfundimit rruga Berat-Ballaban, vijojnë punimet për shtrimin e asfaltit dhe vendosjen e sinjalistikës e barrierave (FOTO)

Braktisja është pasojë e disa faktorëve, që nga lëvizjet demografike, problemet sociale e deri te mungesa e infrastrukturës.

“Banorët kanë ikur në zona urbane por edhe jashtë shtetit kanë ikur për shkak të një jetese më të mirë që të kanë kërkuar për një jetesë më të mirë. Por si zonë e thellë është zona e Grykë-Çajit që ka më shumë nxënës nga të gjithë zonat e thella, më shumë banorë edhe nxënës. Rënia e nxënësve është edhe për shkak të të problemeve sociale, sepse sot nuk po martohen të rinjtë, kanë ikur të rinjtë jashtë dhe në qoftë se s’martohen edhe nxënësit bien normalisht. Edhe infrastruktura ndikon, pra rruga se gjithmonë është bërë kërkesë, por shpresojmë që të rregullohet e të bëhet me asfalt”, thekson drejtori, Betim Lushi.

Këtu shërbejnë disa arsimtarë por sakrificën më të madhe e bën mësuesi i historisë, Bledar Tota. Prej 5 vitesh udhëton nga Kukësi në Grykë-Çaj me makinën personale.Shteti nuk i mbulon shpenzimet e transportit.

Read more:Paralajmëron Trump: SHBA-të do të sekuestrojnë qendrën kryesore të eksportit të naftës iraniane

“Vështirësitë janë goxha të mëdhaja se vij vetëm cdo ditë nga qyteti I Kukësit. Kam vështirësi se jam shumë larg dhe shteti nuk mundëson transport. Shpenzimet që i mbuloj pothuajse të gjitha vetë. Realisht transporti është shumë i vështirë sidomos në periudhën e dimrit që është tmerrësisht e rrezikshme por është pasioni, është dëshira, është kjo është që më ka mbajt këtu”, u shpreh Bledar Tota, mësues.

E ardhmja e arsimit në Grykë-Çajë është në pikëpyetje, pasi numri i nxënësve çdo vit është në rënie, ndërsa banorët e mësuesit kërkojnë së paku të asfaltohet rruga.

Lexo edhe
Sociale

Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por reshje të dobëta shiu në jug, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Sociale

Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Gonxhja: Mikpritja është trashëgimia jonë, ta kthejmë në standard ndërkombëtar (VIDEO)

Tags: #Banorët #Betim Lushi #Bledar Tota #E ardhmja #gryke-caje #Jetese #klasa #Kukes #nxenes #shpopullimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por reshje të dobëta shiu në jug, parashikimi i motit për sot (VIDEO)
  • Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Gonxhja: Mikpritja është trashëgimia jonë, ta kthejmë në standard ndërkombëtar (VIDEO)
  • Një vit pas fronëzimit, Mitropoliti i Korçës ka një kërkesë për besimtarët: Lutuni për urtësi, durim dhe përulësi
  • Lezhë/ Mbi 1.5 milionë vizita turistike, rritje me 14%! Shëngjini e Talja më të frekuentuarit, shqiptarët e Kosovës kryesojnë shifrat e vizitorëve
  • Sot gara e Tiranathlon, rrugët ku kufizohet qarkullimi i mjeteve në kryeqytet! Devijojnë edhe disa linja urbane
Nga të njëjtat tag-e
  • Gjirokastra, qarku ‘më i plakur’, Kukësi ‘më i riu’! Rritet mosha mediane, gratë me diferencë nga burrat
  • “E ardhmja është rinia”/ Protestuesi thirrje qytetarëve: Bashkohuni, të gjithë bashkë t’i dalim zot këtij vendi
  • “Nis mbledhja e firmave për referendum për bashki”/ Zhupa nga Ksamili: Kërkojmë të respektohet vullneti dhe nevojat e qytetarëve
  • Kombinat, vijon puna për familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës, ministri Demo: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, njerëzit kanë pritur mjaftueshëm (VIDEO)
  • Dimri ‘troket’ që në shtator, dëbora zbardh bjeshkët e Tropojës (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 15 lexime · 14 orë më parë
  2. 02
    Politikë Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Kronikë I pandehur në Rumani, lidhjet e ish-numrit 2 të inteligjencës rumune me Vlora Hysenin! Media: Coldea ishte këshilltar i Ramës, ndanë të njëjtën zyrë 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 16 orë më parë
  6. 06
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por reshje të dobëta shiu në jug, parashikimi i motit për sot (VIDEO)

Moti parashikohet i kthjellët ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje vranësira të pakta kalimtare në orët…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Gonxhja: Mikpritja është trashëgimia jonë, ta kthejmë në standard ndërkombëtar (VIDEO)

Mikpritja si një traditë e vjetër shqiptare, është një mundësi e artë për të zhvilluar më tej turizmin…

• 18 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Një vit pas fronëzimit, Mitropoliti i Korçës ka një kërkesë për besimtarët: Lutuni për urtësi, durim dhe përulësi

Më 27 shtator të vitit të kaluar, Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Korçë u bë vendi ku Imzot…

• 21 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by