Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional
Teknologji

ChatGPT dhe marrëdhëniet njerëzore, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e izolimit emocional

• 23 Tetor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Përdorimi masiv i inteligjencës artificiale, veçanërisht i ChatGPT-së, po ndryshon rrënjësisht mënyrën si njerëzit komunikojnë, mendojnë dhe ndërtojnë marrëdhënie.

Sipas të dhënave të fundit, ChatGPT merr rreth 2.5 miliardë kërkesa në ditë dhe numëron mbi 800 milionë përdorues në mbarë botën, duke e lënë shumë pas platforma të tjera si Google Gemini, Grok, Perplexity apo Claude. Të ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Brendon Bënja nga Geek Room dhe psikologia klinike Rudina Koromani diskutuan rreth ndikimit që ky fenomen po ka në shëndetin mendor dhe në marrëdhëniet njerëzore.

Read more:OpenAI: Agjentët e AI kryen sulm autonom kibernetik ndaj Hugging Face

Përdorim i larmishëm, por me rreziqe

Sipas Bënjës, përdoruesit kanë filluar të diferencojnë platformat sipas qëllimit: Gemini përdoret më shumë për rishkrim tekstesh dhe emailesh, ndërsa Claude konsiderohet më efikas në kodim. Studime nga Ipsos dhe McKinsey tregojnë se rreth 70% e njerëzve e përdorin inteligjencën artificiale çdo ditë, kryesisht për qëllime profesionale, por gjithnjë e më shumë edhe për çështje personale.

Read more:Aplikacioni Google Gemini me ndryshime vizuale

Rreziku i zëvendësimit të psikologut

Koromani theksoi se një nga problemet më shqetësuese është përdorimi i ChatGPT-së si zëvendësues i terapisë psikologjike. Ndryshe nga një psikolog, i cili analizon, sfidon mendimet dhe ndihmon individin të kuptojë më thellë emocionet e tij, ChatGPT priret të “validojë” çdo gjë që përdoruesi thotë, pa marrë parasysh nëse është e drejtë apo jo. Kjo mund të rëndojë problematika si ankthi apo depresioni, në vend që t’i trajtojë ato.

Një fenomen i ri i vërejtur nga vetë psikologia është se tashmë klientë të rinj i drejtohen kabinetit të saj pasi janë “rekomanduar” direkt nga ChatGPT, i cili ka filluar të sugjerojë profesionistë me emra konkretë në bazë të vendndodhjes së përdoruesit – një shenjë se AI po zëvendëson gjithnjë e më shumë motorët e kërkimit tradicionalë si Google.

Read more:Apple debuton në tregun e telefonave të palosshëm, prezanton iPhone Duo

Lajmi nga Kina dhe partnerët virtualë

Bisedë veçanërisht shqetësuese ishte ajo rreth vendimit të fundit të shtetit kinez për të fikur miliona agjentë AI që shërbenin si “partnerë romantikë” virtualë për përdoruesit. Sipas të ftuarve, kjo tregon se autoritetet kineze e kanë konsideruar këtë praktikë të dëmshme për shëndetin mendor, pasi krijon lidhje emocionale të thella me një entitet artificial që më pas e bën të vështirë kalimin drejt marrëdhënieve reale njerëzore. Në disa raste ekstreme, individë kanë shpenzuar shuma të majme (deri në 2 milionë dollarë) për partnerë virtualë. Koromani paralajmëroi se personat që ndërtojnë raporte romantike me chatbot-ët rrezikojnë të izolohen plotësisht, duke refuzuar kontaktin real me njerëz, pasi ndihen “të pakuptuar” nga bota reale krahasuar me përgjigjet gjithmonë pozitive të AI-së.

Read more:Gemini ul kohën dhe kostot, Google sjell inteligjencën artificiale për kodim, financa dhe siguri kibernetike

Ndikimi te brezat e rinj

Studime të fundit të përmendura në bisedë tregojnë se përdorimi i AI nga nxënësit në shkolla ka rritur notat në afat të shkurtër, por ka ulur aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe për të lexuar në thellësi, një shqetësim serioz për të ardhmen e brezave të rinj, veçanërisht Millennials dhe Gjeneratës Z, që përbëjnë 65-70% të përdoruesve të AI./TAR

Lexo edhe
Teknologji

Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro

Teknologji

OpenAI pranon gabimin pas sulmit ndaj sistemeve të qeverisë australiane

Tags: #Ankthi #bota #Chatgpt #Depresioni #Emocionet #Gemini #Google #Google gemini

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro
  • OpenAI pranon gabimin pas sulmit ndaj sistemeve të qeverisë australiane
  • Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte
  • WhatsApp teston “Restricted Chat”, çfarë duhet të dini për funksionin e ri
  • Si një mbret viking i dha emrin Bluetooth-it, 1000 vjet më vonë nofka e “Dhëmbit të Kaltër” jeton në miliarda pajisje
Nga të njëjtat tag-e
  • Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro
  • Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • “I neveriti ata në New York”/ Këlliçi i numëron Ramës skandalet: Je kreu i narkoshtetit dhe kryehajduti i shqiptarëve! Peng i Ballukut, Agasit, Vlorës dhe Beqirit
  • “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Djem e vajza me zemër luani”, Aulon Kalaja: Kjo protesta më e fuqishme ndonjëherë. Fitorja është afër 13 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Deputetë, mos iu fshihni historisë! – Blog 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër – Ide 4 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë Protestat kundër qeverisë në Tiranë, Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për korrupsionin 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO) 2 lexime · 1 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm – Ide 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

Shpyllëzim për qendrat e Google/ Finlanda ndalon punimet, kompania investon 13 miliardë euro

Autoritetet në Finlandë kanë urdhëruar pezullimin e punimeve në dy qendra të të dhënave të Google që janë…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Teknologji

OpenAI pranon gabimin pas sulmit ndaj sistemeve të qeverisë australiane

OpenAI ka pranuar se nuk reagoi siç duhet pasi një prej agjentëve të saj të inteligjencës artificiale hyri…

• 1 javë më parë • 4 min lexim
Teknologji

Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte

OpenAI ka vendosur të tërhiqet nga publikimi i modelit të ri të inteligjencës artificiale, GPT-6.1 Astra e shkak…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin