Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
Editoriale

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide

• 30 Shtator, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X

Ndryshimet drastike në Kodin e Procedurës Penale që prezantoi Edi Rama, janë një përpjekje për të shndërruar në ligj gjithë fushatën kundër prokurorëve dhe gjykatësve që ai ka ndërmarë, fill pas arrestimit të Erion Veliajt, por sidomos pas pezullimit të Belinda Ballukut.

Në epiqendër të saj është kufizimi maksimal i paraburgimeve pa vendime të formës së prerë si dhe fundi i masave të arrestit me burg për ata që dyshohen për vepra që dënohen më pak se 5 vite. Por krahas tyre, plot 105 nenet e ndryshuara synojnë mbrojtjen e të drejtave të atyre që dyshohen si të pandehur, që nga garancitë se si merren në pyetje, se si u fillon çështja penale, se si duhet të mbrohen nga dalja e përgjimeve që nuk kanë lidhje me çështjen apo se si u përdoret celulari i sekuestruar.

Read more:Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët

Këto dhe plot ndryshime të tjera dëshmojnë një vullnet tashmë të shpallur të kësaj mazhorance, për t’i hequr drejtësisë, por sidomos SPAK-ut dhe GJKKO-së, shpatën represive që i dhuruan në duar një dekadë më parë, atëherë kur u votua reforma e reformave. Thelbi i saj është një mbrojtje më e madhe dhe të drejta më të zgjeruara për ata që hetohen për krime të rënda apo që dyshohen si të pandehur.

Read more:“Ku u mbështet dekretimi i Vlora Hysenit në krye të SHISH?”, Bardhi: Shqiptarëve s’iu duhet spektakël institucional! Begaj të japë llogari njëlloj si Rama

Nuk ka dyshim se një nismë e tillë ligjore vjen pasi kosa e drejtësisë, pas së cilës shpesh fijet i luajnë ndërkombëtarët, ka shfarrosur shumë nga bashkëpunëtorët më të afërt të Edi Ramës.

Për të njëjtin represivitet, për të njëjtat fenomene si kultura e friksimit të qytetarit, kryeministri as që është kujtuar të shqetësohet më parë. Ai që në fillim të mandatit të parë, çirrej ekran më ekran me thirrjen “Burg, burg, burg”, duke e kërkuar atë që nga të vobektit që vidhnin energjinë e deri tek tifozët që hynin në fushën e futbollit. Ai që nuk u merakos kur ky represivitet u vu re ndaj Metës, Berishës apo Belerit, por në të kundërt kërkonte izolimin e tyre, më së paku është hipokrit në kujën që ka vënë tani.

Read more:Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Kushdo e ka të lehtë ta kuptojë se nisma për këtë paketë është marrë nga një njeri që ka frikë se laku po i ngushtohet përreth vetes. Edi Rama është i merakosur si për të gjitha Belat e veta, po ashtu edhe personalisht, ndaj po përpiqet të fitojë për të akuzuarit e deri sotëm dhe për ata që do të vijnë nesër, më shumë armë në betejën me drejtësinë. Pra, shkurt dhe shqip, kjo është një paketë që e ka burimin tek ankthi prej të pandehuri.

Read more:“Në 8:30 do takoj KM”/ Publikimi i mesazheve të Vlora Hysenit me Ergys Agasin, Rama sulmon SPAK e GJKKO: Nxorën në pazar sekretet hetimore

Por, sado paradoksale që të duket, duhet pranuar se nga kjo frikë dhe nga ky ankth burojnë edhe efekte pozitive. Me kulturën që trashëgoi nga diktatura dhe me forcën pa llogaridhënie që i dhuroi Reforma e 2016, drejtësia jonë shpesh e ka tejkaluar të drejtën e saj. Sado animozitet publik të ketë ndaj Erion Veliajt apo Ilir Metës, mbajtja e tyre në burg pa një vendim gjykate të formës së prerë, për një kohë kaq të gjatë, nuk është normale. Mesatarja e ditëve burgim pa gjyq, më të cilën të ndëshkojnë SPAK dhe GJKKO, pesfish më e lartë se ajo e vendeve evropiane, përbën një standart të pa tolerueshëm. Duke i fryrë fabulës së rreme të një drejtësie që do të godasë pandëshkeshmërinë, në Shqipëri u krijua një pushtet arbitrar të cilit më pak se gjithçka i interesojnë të drejtat dhe dinjiteti i personit. E këtu nuk është fjala vetëm për rastet e Beqajt apo Belerit, Kokës apo Salianjit, Veliajt apo Metës, Ballukut apo Berishës, por tek fakti se një makineri që mësohet të abuzojë, nuk di të ndalet më në këtë rrugë.

Read more:Me dy armë në duar dhe me skafandër në kokë, Report Tv siguron foton e autorit në momentin kur eliminon ‘Tanin e Rruzhdiut’ në Sarandë

Dyfishin e ditëve në paraburgim, në krahasim me vendet e BE-së, plasjen në qeli pa respektim të drejtash, arbitraritetin e marrjes në pyetje, nënshtrimin e gjykatësit ndaj prokurorit, nuk i vuajnë vetëm zyrtarët e lartë apo paraardhësit e tyre, ato janë bërë tashmë një normë të cilës i nënshtrohen shumica. Prandaj ndonëse ndryshimet e fundit kanë qëllimin ekskluziv të lehtësojnë këta të fundit, ndonëse ato burojnë nga hallet e Gysit, Vlorës, Belës apo Lalit dhe frikës që Rama ndjen se mund t’i vijë radha pas tyre, ato kanë një efekt më të gjerë. Ky është një nga ato raste tipike ku ndonëse lideri mendon vetëm për prapanicën e vet, efekti që shkakton i bën mirë edhe një shumice njerëzish që mund të preken nga një drejtësi gjithnjë e më represive. Prandaj, duke qenë të ndërgjegjshëm se kjo paketë buron nga halli i Ramës, ajo duhet mbështetur si pasojë e efektit mburojë para drejtësisë represive, që krijon për një rreth të gjërë qytetarësh. LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide

VA News
Editoriale

Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog

Tags: #Ankthi #Armë #Arrestimit #Burg #Edi Rama #GJKKO #gjykate #gjyq

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog
  • Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 11 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 3 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide

Sali Berisha, i cili i mbijetoi heroikisht një prej goditjeve më të rënda në historinë e tij politike,…

• 11 orë më parë • 6 min lexim
VA News
Editoriale

Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog

Pas çdo proteste që përfundon me gurë, gaz lotsjellës dhe të arrestuar, në Tiranë dëgjohen dy refrene. I…

• 13 orë më parë • 11 min lexim
Editoriale

Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide

Manifestimet e forta të dy ditëve të fundit, që të kujtojnë një miniaturë të ngjarjeve të vitit ‘97,…

• 1 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin