Në izolim në një qeli të errët, pa ndriçim, pa ujë dhe pa ajrim, vetëm me një banjë e krevat. Këto janë kushtet me të cilat po përballet kryebashkiaku Erion Veliaj në burgun e Fierit, pas transferimit nga ai i Durrësit mesditën e sotme.
Për 10 ditët e ardhshme ky do të jetë vendi ku do të qëndrojë i pari i Tiranës, i cili nuk plotëson as kushtet minimale. Kësaj i shtohet edhe çështja e pasigurisë, pas siç vetë ka shprehur në një letër, ndodhet “në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm.”
Në po të njëjtën letër, kryebashkiaku njofton se nuk ka as kujdes mjekësor, refuzon ushqimin, nuk i është thënë asnjë motiv për transferimin apo izolimin, as telefonatë me familjen dhe avokatin.
Mbrëmjen e sotme burgut të Fierit iu drejtuan Avokati i Popullit, për të mbikëqyrur kushtet, si dhe avokati i Veliajt, Plarent Ndreca. Ky i fundit tha për Report Tv se fillimisht nuk janë lejuar ta takojnë.
“Kushtet ishin skandaloze dhe është një qeli që nuk plotëson kushtet minimale për një të burgosur apo të paraburgosur, aq më tepër për Veliajn që është kryetari i bashkisë në dritare. Nuk ka ajrim, nuk ka dritë natyrale, nuk ka dritare. Është një banjë me krevat dhe është në një korridor me 2 a 3 të burgosur me burgim të përjetshëm”, tha Ndreca.
Duke u bazuar edhe në deklaratën e Veliajt, i vetmi motiv për ta është një vendim politik. Shpjegimin e kërkojnë nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
“Ishte i qartë kur tha që ishte një transferim politik dhe besoj që ka pasur parasysh faktin që qëndrimi i tij ka pasur një reagim shqetësues. Nuk ka asnjë arsye tjetër pse duhet të ndodhte. Minimalisht duhet të na e sqaronin ose hiqnin mundësinë që të interpretojmë kështu”, tha Ndreca.
Tashmë i janë drejtuar Drejtorisë së Burgjeve me kërkesën për një shpjegim, i cili nëse nuk vjen, do të kërkohet në gjykatë.
“Kemi të drejtën ligjore që t’i drejtohemi edhe gjykatës nëse vlerësojmë se vendimmarrja është e paarsyetuar dhe e padrejtë. Nesër do të shohim hapat që do të ndërmarrim, me shpresë se do të marrim përgjigje nga Drejtoria e Burgjeve”, tha Ndreca.
Read more:Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë
Ditën e sotme, kryebashkiaku tha se nuk ka dhënë pëlqim për transferimin dhe e quajti “rrëmbim.”
Rikthimi i kallëzimit të Veliajt ndaj Nesti Angonit në Gjykatën e Tiranës, Ndreca: Prokuroria ka detyrim të zbulojë firmëtarin
Lidhur me kallëzimin e Erion Veliajt për Nesti Angonin, çshtje për të cilën një ditë më parë Gjykata e Lartë urdhëroi atë të Tiranës ta shqyrtojë, avokati Plarent Ndreca tha se është detyrë e prokurorisë të zbulojë firmëtarin.
“Ne kemi bërë kallëzim penal për falsifikim dokumenti. Është provuar që Nesti Angoni nuk ekziston, por firma është aty dhe prokuroria ka detyrim të zbulojë kush është firmëtari i këtij kallëzimi. Ne kemi bërë kallëzim për të zbuluar kush është ai që ka firmosur kallëzimin e Nesti Angonit”, tha Ndreca.
Veliaj transferohet në burgun e Fierit, Ndreca: Arritëm ta takonim! S’ka asnjë shpjegim për zhvendosjen, vendimi politik! Presim përgjigje nga Burgjet, ose shkojmë në gjykatë
Në një lidhje direkte me “Repolitix” në Report Tv, avokati Plarent Ndreca, ka dhënë detaje mbi gjendjen e kryebashkiakut Erion Veliaj në burgun e Fierit ku u transferua sot.
Ndreca thotë se fillimisht Avokati i Popullit është përballur me kundërshtime për t’u takuar, por më pas të dy janë lejuar.
“Avokati i Popullit kishte vështirësi për t’u futur në qelinë e z. Veliaj, pati një pengesë nga punonjësit e burgjeve. Pas një debati të fortë dhe komunikimi me drejtorin e institucionit, Shabani është lejuar”, tha Ndreca.
Siç edhe cilësohej në letrën e Veliajt, qelia nuk plotëson kushtet minimale për një të paraburgosur.
“Kushtet ishin skandaloze dhe është një qeli që nuk plotëson kushtet minimale për një të burgosur apo të paraburgosur, aq më tepër për Veliajn që është kryetari i bashkisë në dritare. Nuk ka ajrim, nuk ka dritë natyrale, nuk ka dritare. Është një banjë me krevat dhe është në një korridor me 2 a 3 të burgosur me burgim të përjetshëm”, tha Ndreca.
Read more:Padia kundër Dados për dekretin që e bëri prokuror, Veliaj i pranishëm në Gjykatën Administrative
Ndreca thotë se e vetmja alternativë që të jetë kryer transferimi, është vendimi politik dhe për ta eliminuar këtë mundësi, duhet të kishte një sqarim. Sipas Ndrecës, ministri Gogu ka detyrim ligjor e politik të japë përgjigje për atë që ndodh.
“Ishte i qartë kur tha që ishte një transferim politik dhe besoj që ka pasur parasysh faktin që qëndrimi i tij ka pasur një reagim shqetësues. Nuk ka asnjë arsye tjetër pse duhet të ndodhte. Minimalisht duhet të na e sqaronin ose hiqnin mundësinë që të interpretojmë kështu”, tha Ndreca.
Hapi i radhës do të jetë pas përgjigjes ose jo nga Drejtoria e Burgjeve që nëse nuk ka një reagim, do t’i drejtohen gjykatës. Një shqetësim i kryebashkiakut është moslejimi për të kontaktuar me familjarët.
“Ne do të presim vendimmarrjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Kemi të drejtën ligjore që t’i drejtohemi edhe gjykatës nëse vlerësojmë se vendimmarrja është e paarsyetuar dhe e padrejtë. I gjithë meraku i Veliajt është te familja dhe fëmijët. Sot nuk ka pasur mundësi të komunikojë me asnjë prej anëtarëve të familjes, përfshirë edhe mua. Nesër do të shohim hapat që do të ndërmarrim, me shpresë se do të marrim përgjigje nga Drejtoria e Burgjeve”, tha avokati.
I pyetur nëse Veliaj do të vijojë të ushtrojë përgjegjësitë e tij si kryetar bashkie, Ndreca tha:
“Veliaj ka detyrim kushtetues që i buron edhe nga GJK për të ushtruar gjithë funksionet e tij deri ditën e fundit të mandatit”, tha avokati.
Veliaj letër nga burgu i Fierit: Në izolim për 10 ditë, pa ujë e kujdes mjekësor! Në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm
Në një letër nga izolimi në burgun e Fierit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka cilësuar 6 kufizime dhe një çështje sigurie, pasi ndodhet në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë të ndërtuar me burg përjetë.
“Futja në izolim për 10 ditë, pa ujë e dritare, pa kujdes mjekësor, refuzim i ushqimit, asnjë arsye për transferimin/izolimin, asnjë telefonatë për familjen dhe avokatin, në të njëjtin korridor me 3 vrasës serialë me burgim të përjetshëm”, shkruan Veliaj.





