Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Opozita nuk lëshon pe për raportimin e Avokatit të Popullit/ Shtyhet seanca, e radhës më 23 korrik. Bardhi: Nuk doni të diskutohet Akti Normativ për 4.3 mln eurot e Kanye West
Politikë

Opozita nuk lëshon pe për raportimin e Avokatit të Popullit/ Shtyhet seanca, e radhës më 23 korrik. Bardhi: Nuk doni të diskutohet Akti Normativ për 4.3 mln eurot e Kanye West

• 20 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës, pasi deputetët e PD-së bllokuan foltoren duke kundërshtuar raportimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po provokon opozitën dhe kërkoi ndryshimin e rendit të ditës pasi sipas tij mazhoranca kërkon të pengojë diskutimet për Aktin Normativ për 4.3 milionë euro që qeveria dha për koncertin e artistit Kanye West.

“Ju doni të provokoni seancën tjetër, sepse me akt normativ i keni dhënë një personi fizik 4.3 milionë euro. Zotërinë që ju e quani Avokat të Partisë, ne nuk e njohim dhe nuk do të raportojë dot në Kuvend. Tani doni të prishni edhe këtë seancë edhe tjetrën. Hiqni dorë nga provokimi i opozitës”, deklaroi Bardhi.

Read more:“Mbështetje pa kushte për protestat kundër Ramës”/ Debate të forta në Këshillin Kombëtar të PD! Berisha “përplaset me Kuçanën, ç’përmbante rezoluta që tensionoi demokratët (VIDEO)

Ai kërkoi që raportimi i Avokatit të Popullit të mos zhvillohej sot, duke paralajmëruar bllokim të seancës.
“Avokati i Popullit nuk raporton sot. Ndryshoni rendin e ditës, në të kundërt do të prishni seancën”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kundërshtoi kërkesën e opozitës, duke thënë se rendi i ditës nuk mund të ndryshohet pas nisjes së seancës.
“Rendin e ditës e shpall kryetari i Kuvendit, nuk mund ta ndryshojmë pas 7 orësh. Ky precedent nuk i vlen askujt. Si mund të bllokosh Kuvendin sepse nuk të pëlqen dikush? Ligjshmërinë nuk e shpallim ne, është çështje e gjykatave”, u shpreh Peleshi.

Read more:Opozita akuza Avokatit të Popullit: Largohu nga qëndrimet politike! Shabani: Jo politikë me institucionin e pavarur

Ai shtoi se nëse Gjykata Kushtetuese do të merrte një vendim, ai do të zbatohej.
“Nëse në shtator iu jepet e drejta, e pranojmë. Por nuk keni fuqi t’i imponoheni qeverisë, Kuvendit jo e jo. Rendi i ditës nuk mund të ndryshojë vetëm sepse bllokohet foltorja, sepse ky do të ishte fundi i parlamentarizmit”, tha Peleshi.

Në një moment, Peleshi iu drejtua deputetëve të opozitës me tone të ashpra: “Nuk jam këtu për t’ju mësuar aftësitë konjitive”.

Read more:4.2 milionë euro për Kanye West/ Gazment Bardhi: Të hënën kallëzim në SPAK për Ramën. Duhet të përgjigjet penalisht!

Pas debateve, Kuvendi vendosi të votojë propozimin e Taulant Ballës për shtyrjen e seancës. Seanca u shty për datën 23 korrik, ndërsa rendi i ditës do të bashkohet me pikat e parashikuara.

Lexo edhe
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Tags: #akti normativ #Avokati i popullit #debate #endri shabani #euro #gazment bardhi #Gjykata #gjykata kushtetuese

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij
  • “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
  • “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet
  • “Regjim 14-vjeçar dhe rotacion i bllokuar, qytetarët duan dorëheqjen e Ramës”/ Duka: Mesazhi i protestës kundër sistemit, duhet qeveri kujdestare dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor
Nga të njëjtat tag-e
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
  • Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 9 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 1 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Plarent Ndreca rrëfen telefonatën e tensionuara me kryeministrin Edi Rama.…

• 13 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen!

Është mbyllur protesta e kësaj të diele në Tiranë, pas disa orësh tubim dhe qëndrimi në bulevardin “Dëshmorët…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen edhe të…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin