Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Opozita akuza Avokatit të Popullit: Largohu nga qëndrimet politike! Shabani: Jo politikë me institucionin e pavarur
Kronikë

Opozita akuza Avokatit të Popullit: Largohu nga qëndrimet politike! Shabani: Jo politikë me institucionin e pavarur

• 15 Korrik, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Mbledhjen e komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale u shoqërua me përplasje mes opozitës dhe Avokatit të Popullit.

Deputetët e Partisë Demokratike akuzuan Endrit Shabanin, për mosreagimin ndaj shoqërimeve dhe arrestimeve të protestuesve gjatë protestës së qytetarëve. Ivi Kaso, tha se prej 45 ditësh protestuesit kanë denoncuar përdorim të forcës nga ana e policisë.

“Njiheni me problematikën e protestave që tashmë prej 45 ditësh i kanë shtyrë qytetarët në rrugë, protesta të cilat, në raste të caktuara kanë pasur edhe një përgjigje jo proporcionale nga policia e shtetit dhe ka patur pretendime publikisht nga protestuesit për mungesën e aktivitetit të avokatit të popullit përsa i përket evidentimit të problematikave të tyre, gjendjes së tyre, krah në momentet në të cilat ata janë shoqëruar në paraburgime të tjera. Unë si qytetar e kam të vështirë ta pranoj kur kjo ndodh në një protestë të thirrur nga qytetarët, jo nga forcat politike, në të cilën vetë qytetarët, që duhet të jenë thelbi dhe misioni i institucionit tuaj, ankohen që nuk kemi avokatin e popullit në krah”, tha Kaso.

Read more:A do çojë SPAK kërkesë të re në Kuvend për arrestimin e Ballukut? Klodian Braho: Jemi të qartë në atë që kemi kërkuar, hetimet po vijojnë. Do të kemi vendimmarrje!

“Perceptimi i institucionit të avokatit të popullit është shumë i rëndësishëm për funksionimin e institucionit kushtetues prandaj do e shfrytëzoj këtë moment për të bërë thirrje që sulmet ndaj institucionit, të mos i shihni si pikë politike ndaj drejtuesve të institucionit por t’i shihni si përgjegjësi, sepse çdo sulm politik ndaj institucionit apo ndaj drejtuesit në fakt dëmton institucionin. Në lidhje me pyetjen e fundit nuk është i bazuar në të vërtetën, e cila është lehtësisht e verifikueshme nga çdo qytetar që është i interesuar. Roli i Avokatit të Popullit nuk është të mbështesë kërkesat politike të aktorëve politikë, por duhet të garantojë të drejtën kushtetuese për të protestuar. Kërkesa që avokati i popullit të dalë si protestues me qëndrime politike mendoj që është e pabazuar dhe dëmton edhe besueshmërinë e institucionit, kështu që po shfrytëzoj këtë rast për t’i kërkuar që të mos ta inkurajoni, sepse në fakt nuk i shërben këtij institucioni kështu, pavarësisht se kush e drejton atë sot apo të ardhmen”, tha Shabani.

Si një figurë që ka drejtuar partinë “Nisma Thurje” dhe kandidoi në zgjedhjet e fundit me Adriatik Lapajn, më të cilin edhe u përplasen për mandatin e fituar, opozita vuri në dyshim shkëputjen e Shabanit nga politika, duke kritikuar qëndrimet e tij, pretendim reagim të ashpër nga Avokati i Popullit.

“Unë besoj që pavarësisht konsideratave politike që mund të ketë patur Avokati i Popullit, para se të merrte këtë detyrë, nuk i takon ti drejtohet komisionit ose anëtarëve të komisionit me thirrjen që të “shmangin sulmet politike” sepse kjo nuk është një seancë sulmesh politike. Në qoftë se do të kishte të tilla, do të kishte nga forume të tjera, nga podiume të tjera. Nuk ua kërkoj unë të dilni. Nuk e keni bërë kur keni qënë në opozitë. S’mund t’ua kërkoj tani në momentin që jeni avokat populli me votat e mazhorancës. S’e keni bërë kur duhet ta bënit. S’mund t’ua kërkoj tani. S’mund t’ua kërkoj tani që ju ka emëruar mazhoranca avokat populli, kështu që mos kemi keqkuptim në këtë pikë”, tha Kaso.

Read more:‘Askush s’mund të jetojë me më pak se 220 euro në muaj’, Avokati i Popullit thirrje Kuvendit: Miratoni minimumin jetik

“ Ju jeni shkëputur nga e djeshmja juaj politike? sepse un epshe gjuhen dhe reagimin tuaj që ishte politik. Do doja te kishit gjuhë kushtetuese”, tha Xhafaj.

“Për këtë pyetje nuk ka ved për koment. Në lidhje me përmbushjen e rekomandimeve. Tani, ky avokati i popullit 21% të rekomandimeve tona zbatohen. Nëse ju doni jeni të kënaqur me këtë performancë, unë nuk jam i kënaqur”, tha Shabani.

“Leji me çfarë jemi ne të kënaqur apo të pakënaqur. Ndrysho gjhë se po më flet sikur je kryetar i partisë këtu, jo avokati i popullit”, tha Xhafaj.

Read more:Spahiu: Presioni i ambasadorve të BE-së, detyroi PD të bashkojë votat me PS për Rezolutën e Integrimit

“Zoti Xhafa, kjo nuk ju nderon, kjo që po më bëni. Unë kam ardhur këtu të përfaqësoj avokatin e popullit, nuk kam ardhur përballen politikisht me ju. Xhafa ju jeni politikan, unë nuk jam. Tani a mund ta vazhdoj? Nuk po bëjmë historikun se çka keni qenë ju, se çka kam qenë unë se nuk është për nder të askujt. Jam këtu për të përfaqësuar avokatin e popullit, mendova që do raportoj për vitin 2025”, tha Shabani.

Në fund në Komision u miratua projektrezoluta për Avokatin e Popullit, me 7 rekomandime nga ana e ligjvënësve, ku nga Ombudsmani kërkohet më shumë transparencë, një plan vjetor dhe përqendrim më i madh në grupet vulnerable.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 15:57

‘Mos më fol si kryetar partie’, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komisionin për Nismat Qytetare! Avokati i Popullit: Ky koment nuk ju nderon

Drejtuesi i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj dhe Avokati i Popullit, Endrit Shabani janë përfshirë në replika me njëri-tjetrin gjatë raportimit të këtij të fundit në komision.

Read more:Përplasjet te Kuvendi/ Avokati: Një protestues me epilepsi u gjakos nga policia! Burimet: Hoqi me forcë vigonin për serum! Ministri: Akuzat, të pavërteta

Diskutimi nisi pasi Shabani u shpreh se vetëm 21% e rekomandimeve që vijnë nga Avokati i Popullit zbatohen, një vlerësim aspak i arrirë sipas Shabanit. Xhafaj u shpreh se kjo gjuhë i ngjason një kryetari partie dhe jo një përfaqësuesi institucioni jo partiak.

Pjesë nga diskutimi

Shabani: Vetëm 21% e rekomandimeve të Avokatit të Popullit zbatohen. Nëse ju jeni të kënaqur në lidhje me këtë performancë, unë nuk jam.

Xhafaj: Me çfarë jemi të kënaqur je dhe me çfarë jo… Duhet ta ndryshosh gjuhën, se po më flet këtu sikur je kryetar i partisë, jo Avokat i Popullit.

Read more:PD çon në SPAK librin ‘The Albanian Files’: Hetoni Ramën, dëshmon aferat e tij korruptive

Shabani: Unë kam ardhur të përfaqësoj institucionin tim, ky koment nuk ju nderon. Nuk jam politikan.

Xhafaj:Ke qenë.

Shabani:Nuk kemi ardhur këtu të tregojmë çfarë kam bërë unë dhe ju në të shkuarën.

Lexo edhe
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Tags: #Avokati i popullit #Detyrë #endri shabani #endrit shabani #fatmir xhafaj #ivi kaso #Komision #Komisioni per Nismat Qytetare #PD #PS

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Dorëheqja e kryeministrit, kusht për shpëtimin e demokracisë – Blog
  • Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO)
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë
  • Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike! S’do të bëj kallëzim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 18 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 19 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në…

• 3 ditë më parë • 13 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin