Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. ‘Askush s’mund të jetojë me më pak se 220 euro në muaj’, Avokati i Popullit thirrje Kuvendit: Miratoni minimumin jetik
Sociale

‘Askush s’mund të jetojë me më pak se 220 euro në muaj’, Avokati i Popullit thirrje Kuvendit: Miratoni minimumin jetik

• 19 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria mbetet i vetmi vend në rajon që nuk ka të miratuar me ligj minimumin jetik, ndërsa mijëra qytetarë vazhdojnë të jetojnë me pensione dhe ndihmë ekonomike shumë poshtë kufirit të varfërisë. Ky ishte një nga shqetësimet kryesore që ngriti Avokati i Popullit, Endrit Shabani, gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik për vitin 2025.

Shabani i bëri thirrje Kuvendit të miratojë sa më parë minimumin jetik, duke theksuar se sipas përllogaritjeve të përditësuara kufiri i varfërisë në Shqipëri ka arritur në 22 mijë lekë në muaj për frymë.

“Shtatë vjet më parë institucioni ynë ishte institucioni i parë publik që llogariti pragun e minimumit jetik në Shqipëri. Që nga ajo kohë, me indeksimin e inflacionit, sot kufiri i varfërisë është 22 000 lekë në muaj për frymë. Përballë këtyre shifrave, realiteti i mbrojtjes sociale flet vetë. Ne ende kemi pensione nën 10’000 lekë në muaj apo ndihmë ekonomike nën 9 000 lekë në muaj, çka është më pak se gjysma e këtij minimumi jetik”, tha ai.

Read more:Irani zgjeron sulmet, Kuvajti mbyll hapësirën ajrore

Sipas Avokatit të Popullit, rritja e pagës minimale dhe pensioneve nuk mjafton nëse mungon një standard ligjor që përcakton nivelin minimal të jetesës.

“Rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pensioneve i përshëndesim, por mbeten masa të pjesshme për sa kohë nuk kemi një prag ligjor minimumi jetik. Këtu nuk po flasim për një zë në buxhet, por për një standard minimal që shteti u detyrohet qytetarëve të vet. Pa një minimum jetik të miratuar me ligj, çdo pension dhe çdo ndihmë ekonomike do të vazhdojë të përcaktohet pa një pikë reference për dinjitetin njerëzor, duke i çuar qytetarët në varfëri ekstreme. Kjo situatë duhet të ndryshojë me ligj”, deklaroi Shabani.

Read more:Kapen pranë kufirit greko-shqiptar 110 kg marijuanë të fshehura në bagazhin e makinës, arrestohet 43-vjeçari turk

Në raportimin e tij, ai evidentoi se fusha me numrin më të lartë të ankesave mbetet e drejta e pronës, e ndjekur nga problematikat me administratën publike dhe zvarritjet në sistemin e drejtësisë.

“Numri më i lartë i ankesave lidhet me të drejtën e pronës, që mbetet një nga plagët më të mëdha sociale dhe një nga testet më të vështira të një shteti demokratik. Nga njëra anë janë vonesat ekstreme të proceseve gjyqësore. Mjafton të përmend se Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm gjatë vitit 2025 shqyrtonte ende çështje të vitit 2018. Nga ana tjetër është sjellja e administratës publike, kryesisht Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe inspektoratet e mbrojtjes së territorit, ku problematikat prekin regjistrimin, legalizimin dhe kompensimin e pronës. Ka ende qytetarë që presin të kompensohen për përmbytjet e vitit 2011”, u shpreh Avokati i Popullit.

Read more:LIVE TV- Akti normativ për uljen e akcizës/ Malaj: Synon të mbrojë konsumatorin! PD: Politikë shpopullimi, alibi për të mos ulur taksat

Në fund të raportimit, Shabani kërkoi nga Kuvendi edhe shqyrtimin e projektligjit të ri organik për Avokatin e Popullit, i cili parashikon zgjerimin e mandatit të institucionit edhe në sektorin privat.

Lexo edhe
Sociale

Berat/ Pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në Tomorr, rreth 600 mijë pelegrinë nga vende të ndryshme të botës! Policia plan masash (VIDEO)

Sociale

Më shumë hapësira për sport, përfundon shkolla e re në Lapardha të Beratit, Rama: Fëmijët do të kenë mundësi të rriten, garojnë dhe argëtohen

Tags: #Avokati i popullit #endrit shabani #euro #Gjykata #Gjykata e apelit #Kufiri #minimumi jetik #Rajon

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Berat/ Pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në Tomorr, rreth 600 mijë pelegrinë nga vende të ndryshme të botës! Policia plan masash (VIDEO)
  • Më shumë hapësira për sport, përfundon shkolla e re në Lapardha të Beratit, Rama: Fëmijët do të kenë mundësi të rriten, garojnë dhe argëtohen
  • ‘Në shtigjet e egra të Kukësit’, 61 mijë të huaj kanë eksploruar natyrën e veriut deri në korrik! ‘Valbona’ një nga destinaconet e preferuara
  • Në pikun e sezonit turistik, fluks i lartë automjetesh në Lezhë! Policia apelon përdorimin e rrugëve alternative
  • Kostot e larta ‘zhvendosin’ dhe lindjet nga Tirana, rënie me 5.5% në 6-mujorin e parë! Rritje në qarqe
Nga të njëjtat tag-e
  • “PPP-të 35-vjeçare po grabisin të ardhmen!” – Pano Soko para Kryeministrisë: “Ramizmi” është halli më i madh! Ecin me modelin KÇK
  • Dosja “Balluku”/ I pandehur për tunelin e Llogarasë, ish-kreu i ARRSH Gentian Gjyli kërkon shuarjen e masës së sigurisë
  • Nga ‘G Class’ te ‘AMG’, sekuestrohen në Tiranë makina luksi me vlerë 450 mijë euro! Në kërkim 2 të rinjtë, 3 nën hetim (VIDEO)
  • Veliaj ankimon në KLP vendimin e ILD-së për arkivimin e ankesave ndaj prokurorit Dado! Kërkon fillimin e hetimit disiplinor ndaj tij
  • “Gushti nxori zbuluar propagandën e mashtrimit”/ Denoncimi i Muçollarit: Tirana po digjet e po mbytet në plehra, ndërsa miliardat derdhen në beton
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë 80 ditë protestë kundër Ramës dhe qeverisë – Edlira Çepani : Po kërkohet përmbysja e kulturës politike! Institucionet të mos numërojnë pjesëmarrjen, por të dëgjojnë qytetarët 31 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO) 12 lexime · 8 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Shtatori do të jetë i fuqishëm”/ 80 ditë revoltë, profesori në protestë: Dorëheqja e Ramës është e panegociueshme! Rinia dhe artistët të dalin në shesh 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen”, revoltë kundër gjithë klasës politike! Mbyllet protesta 79: Shqipëria kërkon revolucion! Nesër më shumë!-VIDEO 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 9 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin!”/ Pankartat pikante në protestë: Populli do ta çojë Ramën me pushime! 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Protesta prej 80 ditësh kundër Ramës, aktivisti Alimadhi: Kjo revoltë një moment historik për të treguar dashurinë ndaj Atdheut! 7 lexime · 7 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Berat/ Pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në Tomorr, rreth 600 mijë pelegrinë nga vende të ndryshme të botës! Policia plan masash (VIDEO)

Që prej 18 gushtit ka nisur pelegrinazhi i madh i bektashinjve në Malin e Tomorrit, një nga aktivitetet…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Më shumë hapësira për sport, përfundon shkolla e re në Lapardha të Beratit, Rama: Fëmijët do të kenë mundësi të rriten, garojnë dhe argëtohen

Shkolla e Mesme e Bashkuar në Lapardha të Beratit ka përfunduar, ndonëse vijon puna për ndërtimin e terrenit…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
Sociale

‘Në shtigjet e egra të Kukësit’, 61 mijë të huaj kanë eksploruar natyrën e veriut deri në korrik! ‘Valbona’ një nga destinaconet e preferuara

Zonat e mbrojtura të qarkut Kukës janë kthyer edhe këtë sezon turistik në një destinacion të preferuar për…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by