Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

• 12 Tetor, 2026 • 4 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore në Shqipëri, i hartuar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale i Këshillit të Europës.

Duke iu referuar vlerësimeve të Komisionit të Venecias, hartuesit e raportit vërejnë se “paraburgimi i zgjatur i kryetarëve të bashkive duhet trajtuar me kujdes të veçantë”.

Sipas tyre, një situatë e tillë “mund të vërë në pikëpyetje si të drejtat individuale të kryetarëve sipas Konventës europiane të të Drejtave të Njeriut, ashtu edhe të drejtat e votuesve që i kanë zgjedhur ata.”

Read more:Gjykata e Lartë la në burg Veliajn, avokatët e huaj: Vendim kafkian, ngre pikëpyetje të forta! Të drejtat kushtetuese nuk mund të ekzistojnë vetëm në letër

Në raport bëhet një përshkrim i detajuar që nga momenti I arrestimit të Veliajt, deri te përpjekjet për shkarkimin e tij, dhe rikonfirmimin nga Gjykata Kushtetuese të pozicionit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranë, duke saktësuar se megjithatë “në praktikë, z. Veliaj nuk është në gjendje t’i ushtrojë detyrat e tij si kryetar bashkie, pasi vazhdon të mbahet në paraburgim”.

Raporti citon dhe vendimin tjetër të Gjykatës Kushtetuese për masën e arrestit ndaj Veliajt e cila “e ktheu çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, duke konstatuar se vendimi i saj i mëparshëm për paraburgimin nuk ishte arsyetuar mjaftueshëm për sa i përket proporcionalitetit të masës së paraburgimit”

Read more:Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide

*Pjesa e raportit kushtuar kryebashkiakut Veliaj*

“Mbrojtja gjyqësore e të drejtave të qeverisjes vendore luan një rol të rëndësishëm në Shqipëri. Sipas një burimi, gjithsej 36 kryetarë bashkish, në detyrë ose ish-kryetarë, janë hetuar për akuza korrupsioni vitet e fundit.[47] Në shkurt të vitit 2025, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) arrestoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me akuza për korrupsion; që prej asaj kohe, ai mbahet në paraburgim.

Read more:Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit

Në shtator të vitit 2025, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi për shkarkimin e kryetarit nga detyra për shkak të mungesës në vendin e punës për më shumë se 3 muaj. Në bazë të kësaj, qeveria nxori një dekret shkarkimi dhe me dekret presidencial u caktua mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Tiranë. Megjithatë, në nëntor të vitit 2025, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e riktheu Erion Veliajn në postin e kryetarit të bashkisë, duke e cilësuar shkarkimin e tij si antikushtetues dhe duke anuluar zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet. Në praktikë, z. Veliaj nuk është në gjendje t’i ushtrojë detyrat e tij si kryetar bashkie, pasi vazhdon të mbahet në paraburgim.

Raportuesit e konsiderojnë jashtë fushëveprimit të këtij raporti komentimin e procedimeve penale në vazhdim. Si vëzhgim të përgjithshëm, ata dëshirojnë vetëm të theksojnë se Shqipëria renditet ndër vendet me nivelet më të larta të paraburgimit në Evropë, si dhe me një kohëzgjatje mesatare relativisht të gjatë të paraburgimit. Raporti i Komisionit të Venecias mbi ndikimin e paraburgimit të kryetarëve të bashkive në ushtrimin e qeverisjes vendore demokratike ka theksuar se paraburgimi i zgjatur i kryetarëve të bashkive duhet trajtuar me kujdes të veçantë, pasi mund të vërë në pikëpyetje si të drejtat individuale të kryetarëve sipas KEDNJ-së, ashtu edhe të drejtat e votuesve që i kanë zgjedhur ata.

Read more:Sot ishte planifikuar takimi/ Debati për pagat, Shoqatat e Gjyqtarëve dhe e Prokurorëve refuzojnë ftesën e Ramës: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!

Në maj të vitit 2026, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e pranoi pjesërisht ankimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës kundër paraburgimit të tij dhe e ktheu çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, duke konstatuar se vendimi i saj i mëparshëm për paraburgimin nuk ishte arsyetuar mjaftueshëm për sa i përket proporcionalitetit të masës së paraburgimit. Më 15 shtator 2026, Gjykata e Lartë e la në fuqi urdhrin e paraburgimit”

Dokumenti, i është dorëzuar Kongresit më 7 tetor dhe pritet të miratohet më 27 tetor.

Lexo edhe
Politikë

Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?

Politikë

Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë

Tags: #Arrestimit #Dekret #Detyrë #erion veliaj #Gjykata #gjykata e larte #gjykata kushtetuese #Këshilli Bashkiak i Tiranës

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • “Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)
  • Murrizi i ashpër me Spiropalin: Përballë Ramës ka vetëm fjalë, nuk e shoh të votojë kundër qeverisë në Parlament, siç bën Koçeku
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
Nga të njëjtat tag-e
  • Trajtimi i Veliajt njësoj si Berisha i ka bërë socialistët të ulin kokën – Ide
  • Operacioni i Veliajt/ Juristi: Është shkelur ligji duke i vonuar ndërhyrjen! Karaj: Kryebashkiaku kërkon të përfitojë duke zgjatur kohën e rikuperimit, pse kërkon ta zgjedhë vetë mjekun
  • Nga pasuritë e sekuestruara të krimit te mbështetja sociale, AAPSK financoi 20 projekte gjatë vitit 2026
  • Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve
  • Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Aksident tragjik në Dimal, humb jetën 67-vjeçari! Makina përfundon në kanal (VIDEO) 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Sociale Sot Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, OKB: Fund abuzimit ndaj vajzave në Shqipëri, drejtësi për të mbijetuarat dhe zero tolerancë ndaj pandëshkueshmërisë 1 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota?

Zgjedhjet lokale të 9 majit dhe përpjekjet e opozitës për të dalë me një kandidat të përbashkët për…

• 18 orë më parë • 4 min lexim
Politikë

Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Politikë

“Çfarë sekretesh fshihen në mozaikun e Muzeut Historik dhe në sheshin Skënderbej?”, Ben Blushi: Pse duhet të lexoni “Histori të Çmendura të Tiranës” (VIDEO)

Shkrimtari Ben Blushi ka ndarë disa nga sekretet dhe historitë që fshihen pas godinave ikonike të Tiranës, të…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin