Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
Kronikë

Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)

• 25 Tetor, 2026 • 13 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Protestuesi 28-vjeçar nga Elbasani, Erjon Vishkulli, do të kryejë një nesër një ndërhyrje të dytë në sy në Itali, pas asaj në Shqipëri. Vëllai i 28-vjeçarit, Emiljan Vishkulli tha se mjekët i kanë dhënë shpresa për rikuperimin e syrit dhe gjendja e Erjonit paraqitet e stabilizuar.

“Gjendja e Erjonit duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për pjesën e rikuperimit të syrit. Shpresojmë që vëllai, të na vijë ashtu siç e patëm. Kemi pasur një avion të posaçëm, me mjekë që ishin kastile për vëllain. Për çdo lloj iniciative na janë përgjigjur strukturat shtetërore, si avionin, të gjitha i ka sjellë shteti deri në këto momente”, u shpreh ai.

Edhe më herët kryeministri Edi Rama bëri me dije se është kujdesur personalisht për trajtimin e tij në klinikë të specializuar dhe transportin me charter. Një koment, e jep edhe për ata që sipas tij “keqpërdorin si të tërbuar syrin e plagosur të tij për të nxitur më tej dhunën”.

“Ju jeni errësira që i mbylli atij djali dritën e syrit! Ju jeni gishtat dhe thonjtë e dorës së mallkimit që e përndjek Shqipërinë qysh në 1912-ën. Po këtë herë jeni të humbur, sepse drita e Shqipërisë është sot ku e ku më e madhe se sa errësira dhe ju jeni gjithnjë e më pak, prandaj edhe po dhunoni, digjni e shkatërroni. Shqiptarët s’do t’ua falin. Prisni dhe shikoni” tha Rama.

Ky rast sipas kryeministrit, duhet të jetë këmbanë alarmi sesa e rrezikshme është pjesëmarrja në protestë edhe për personat që rrinë rrotull dhunuesve.

Mjekët thanë se ditët në vijim do jenë vendimtare për të parë nëse i riu ka humbur apo jo shikimin. Pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale të shtunën në urgjencë nga mjekët e spitalit të Traumës, bluzat e bardha vlerësuan pas një konsulte të gjerë, ta transportojnë ata në një qendër të specializuar në Itali, për të bërë ndërhyrjen e dytë, shpenzimet e të cilës do të mbulohen nga shteti shqiptar, përfshirë transportin.

“Fatmirësisht sot kemi disa shenja pozitive… Situata duket disi më e stabilizuar nga përfundimet që ne konstatuam dje. stafi ka arritur në përfundimin se duhet kryer edhe një ndërhyrje e dytë, ajo e vitrektomisë me heqjen e trupit të huaj, ndërhyrje që kryhet në shërbimin e QSUT-së Nënë Tereza, por për një ekspertizë më të mirë të detajuar…kemi bërë një bashkëpunim me një klinikë të specializuar për retinën, traumat në Itali” tha Vilma Mema, shefe e Shërbimit të Okulistikës në QSUT

Read more:“Integrimi s’mund të përdoret si fasadë për të fshehur kapjen e institucioneve”, Albana Vokshi: Si po e mund narkoshteti shqiptar kushtëzimin evropian

A i rrezikohet shikimi të riut? Mjekët thonë se kjo përgjigje kërkon ende kohë.

“Duke parë hap pas hapi si do të jetë gjendja e syrit, për një përmirësim maksimal. Kjo do duket në ditët në vijim” tha Mema.

Për të zbuluar rrethanat se si u plagos në sy protestuesi 28-vjeçar, Erjon Vishkulli ka nisur një hetim nga policia dhe prokuroria e Tiranës. Ai ishte në protestë, dhe dyshimet paraprake janë që të ketë marrë goditje nga një plumb gome, por grupi hetimor pritet të zbardhë dinamikën dhe përgjegjësit.

Policia e Shtetit njoftoi zyrtarisht, se kryepolici Skënder Hita urdhëroi “nisjen e menjëhershme të veprimeve përkatëse nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, për hetimin e plotë dhe të paanshëm të rrethanave të ngjarjes”.

I riu u transportua në spital nga automjeti i Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:38

I riu u plagos gjatë protestës së djeshme, flet i vëllai: Gjendja e Erjonit është e stabilizuar! Na kanë thënë fjalë të mira për rikuperimin e syrit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërsih në lidhje për mjekimin në Itali dhe ndërhyrjes kirugjikale të Erjon Vishkullit që mbeti i dëmtuar në sy në protestën e djeshme.

Read more:Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!

“Unë nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha, sidomos për ata që tërë këto ditë po gatuajnë mish për top nëpër ekranet e tyre të korruptuara”, shkruan Rama në rrjete sociale teksa ka shpërndarë edhe një intervistë televizive të vëllait të tij Emiljan Vishkulli.

Ai thotë se gjendja e të vëllait është më e stabilizuar, ndërsa mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit.

“Gjendja e Erjonit duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për pjesën e rikuperimit të syrit. Shpresojmë që vëllai, të na vijë ashtu siç e patëm.

Kemi pasur një avion të posaçëm, me mjekë që ishin kastile për vëllain. Për çdo lloj iniciative na janë përgjigjur strukturat shtetërore, si avionin.. të gjitha i ka sjellë shteti deri në këto momente.

Gjendja e vëllait duket mirë dhe strukturat shtetërore na janë përgjigjur në mënyrë korrekte. Nesër pritet që të bëhet operacioni i dytë, që shpresojmë që të jetë me lajme të mira“, tha ai.

Ora 17:21

U plagos në sy, Erjon Vishkulli nga spitali i Romës: Do të hyj në operacionin e radhës, Zoti baft mrekulli!

Erjon Vishkulli, i riu që u lëndua në sy në protestën e djeshme, ka mbërritur në spitalin ‘Sancarlo’ në Romë. Ai e ka ndarë lajmin përmes rrjeteve sociale ku bën me dije se do të vijojë ndërhyrjen e radhës.

Read more:Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra! Plagoset edhe një kalimtar (EMRI+VIDEO)

“Sapo kam mbërritur në spitalin e Romës “Sancarlo” ku do të futem për një nga operacionet e radhës! Zoti baft mrekulli! Shqipëria e shqiptarëve”, shkruan Vishkuli.

Ora 17:18

‘Jo për protagonizëm, por për humanizëm’, Rama sqaron kush pagoi kurimin e të riut të plagosur në protestë: Iniciativën e mora unë personalisht, gjithçka e mundësoi shteti!

Kryeministri Edi Rama këmbëngul se ka qenë ai personalisht që ka marrë iniciativën për dërgimin në Itali të të riut nga Elbasani, i plagosur në sy gjatë protestës së dhunshme të së shtunës në Tiranë, ndërsa transporti me avion mjekësor dhe shpenzimet për trajtimin e specializuar janë mbuluar nga shteti. Rama thotë se nuk ka ndërhyrë për të dalë protagonist i ngjarjes, por për të ndihmuar një qytetar të plagosur.

Sqarimi erdhi pasditen e kësaj të diele pas një postimi të motrës së të riut, ku pretendohet se dërgimi në Itali është mundësuar nga familja, miqtë dhe mbështetësit e saj, jo nga shteti. Rama e ka publikuar mesazhin në X, duke vënë pikat mbi rreth kësaj çështjeje dhe mohuar akuzat për protagonizëm duke thënë se edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar.

Postimi i plotë i Ramës:

“Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj.

Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër!

Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit.

Read more:“Apartamente, vila, makina, jahte, prona, euro, lekë dhe…”/ Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që po përpin pushtetin dhe njerëzit

Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar.

Të shkuara edhe njëherë.”

Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj. Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër! Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit. Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar??❤️? Të shkuara edhe njëherë?

— Edi Rama (@ediramaal) October 25, 2026

Ora 16:46

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën! Koha e atyre që shkatërrojnë po mbaron

1792581176_albanakoiu.jpg

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu akuzon ekranet dhe konfliktet e vjetra politike se po nxisin dhunën gjatë protestave, ndërsa e cilëson të papranueshme përdorimin për propagandë të plagosjes së të riut nga Elbasani.

Në një postim në Facebook, Koçiu shprehet se dhuna po rrezikon jetën e protestuesve dhe qytetarëve, duke e cilësuar plagosjen e të riut një kambanë alarmi. Ajo thekson se qeveria është angazhuar për trajtimin e tij në Itali dhe transportimin me avion mjekësor, ndërsa paralajmëron se “koha e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka që po ndërtojmë me aq mund, po mbaron”.

Postimi i plotë i Albana Koçiut:

“Dhuna e verbër, e nxitur nga ekranet dhe inatet e vjetra politike, është kthyer në një rrezik serioz për jetën e vetë protestuesve dhe të qytetarëve.

Lëndimi i të riut nga Elbasani është një kambanë alarmi për pasojat e rënda që sjell dhuna në protesta. Është e papranueshme që një ngjarje e tillë të shfrytëzohet për propagandë dhe për të justifikuar vijimin e kësaj rruge pa krye.

Read more:Rindërtimi, 650 familje në Kombinat presin banesat! Koçiu: Të përshpejtohet ritmi! Demo: Financim nga buxheti për përfundimin e procesit (VIDEO)

Qeveria shqiptare është angazhuar maksimalisht për të garantuar trajtimin e të riut në një spital në Itali, si dhe transportimin e tij me avion mjekësor.

Koha e atyre që kërkojnë të shkatërrojnë gjithçka që po ndërtojmë me aq mund, po mbaron. Drita e Shqipërisë sot është shumë herë më e madhe se errësira e tyre.”

Ora 12:30

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar (VIDEO)

Vilma Mema, shefe e Shërbimit të Okulistikës në QSUT, është shprehur se 28-vjeçari Erion Vishkulli, i cili u dëmtua në sy gjatë protestës së dhunshme, do të dërgohet në Itali, për një ndërhyrje të dytë kirurgjikale.

Ndërhyrja e dytë do të bëhet për heqjen e trupit të huaj nga syri (që dyshohet të jetë plumb gome i goditur nga Policia). Mema tha gjithashtu se pas operacionit të dytë, do të mund të ketë të dhëna nëse të riut i ka humbur plotësisht shikimi në syrin e majtë, ose jo.

“Unë do të paraqes shkurt situatën që kemi konstatuar sot me mjekët e Spitalit të Traumës, dr. Elvisin, i cili ka kryer mbrëmë ndërhyrjen dhe mjekët e Shërbimit Universitar Nënë Tereza në QSUT. Sot kemi disa shenja pozitive pas konsultës me stafin e gjerë të kryer. Situata duket disi më e stabilizuar nga përfundimet që ne konstatuam dje. Përsëri stafi ka arritur në përfundimin se duhet kryer edhe një ndërhyrje e dytë, ajo e vitektromisë me heqjen e trupit të huaj, që kryhet në shërbimin e QSUT-së Nënë Tereza, por për një rezultat më të mirë të mundshëm të 28-vjeçarit, kemi bërë një bashkëpunim me një klinikë të specialisuar për retinën, traumat në Itali. Kemi kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët janë vënë në dispozicion për të kryer transportin e pacientit sot. Jemi në bashkëpunim me mjekët atje sesi do të kryhet ndërhyrja e dytë dhe si do të jetë vijimësia në të ardhmen. Përsa i kërket shikimit, është në të gjithë protokollet ndërkombëtare, kryhet ndërhyrja e parë dhe më pas pritet një ndërhyrje më e specializuar. Kjo do duket në ditët në vijim”, tha mes të tjerash Mema.

R.Xh/P.J/Shqiptarja.com

    TAG:

  • erion vishkuli
  • protestat kunder qeverise
  • Tirane
  • plagosje
Sa e vlerësoni këtë artikull?

★
★
★
★
★


3.0 / 5 (6 vlerësime)

Faleminderit!


LAJMET MË TË VLERËSUARA

Lexo edhe
Kronikë

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private

Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Tags: #Albana Koçiu #avion #Dhuna #djali #Drita #Edi Rama #erion vishkuli #plagosje #protestat kunder qeverise #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Paqe në Tiranë pas 8 ditësh ‘luftë’, incidente sporadike! Djegin karrigen në bulevard dhe hedhin molotovë e gurë, e mbyllin me marshim paqësor! Asnjë i shoqëruar
  • U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te ‘Trauma’
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës!
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
  • Populli dhe banda me uniformë – Blog
  • Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)
  • “Të paguajnë prindërit e studentëve”/ Shpërthen Korreshi ndaj kryeministrit: Po miliardat e vjedhura nga Balluku e taborë kush i kthen?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revolta studentore në Tiranë merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare/ Media amerikane: Shtohen thirrjet për dorëheqjen e Ramës! 8 lexime · 24 orë më parë
  2. 02
    Politikë Të dielën zgjedhje në Serbi, kush fiton? Ilir Kulla: Studentët ia rrezikojnë pushtetin Vuçiçit 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Populli dhe banda me uniformë – Blog 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni 3 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Editoriale Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre – Ide 3 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Sarandë/ Zjarri përfshin grumbujt e mbeturinave jashtë kontenierëve, tymi i dendur alarmon banorët! Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private

Partia Demokratike priti deri ditën e 12 të protestave të dhunshme në Tiranë për të dalë hapur si…

• 1 ditë më parë • 25 min lexim
Kronikë

Protesta zbehet në ditën e 11-të, studentët e mjekësisë të veshur me uniformën e bardhë dhe të maskuar para Kryeministrisë: Jo dialog me Ramën (VIDEO)

Protesta kundër qeverisë vijoi edhe në ditën e 11-të, ndonëse me tkurrje të ndjeshme të numrit të qytetarëve…

• 2 ditë më parë • 8 min lexim
Kronikë

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)

Protestat e dhunshme që po zhvillohen në Tiranë, duket se po monitorohen me kujdes nga televizioni shtetëror iranian,…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin